
Këngëtari Abedin Zenuni gjithnjë me mendjen tek njerëzit në nevojë
Dr Fatmir Terziu
Kompjuteri im, më thotë zëri brilant i këngëtarit që njihet në botën mbarëshqiptare e më gjerë me këngën “Shpirtin e kam Shqipëri”, papritur para disa minutash, më tregoi një person që kishte veshur një “T-shirt” me këtë mesazh: “Zot, na ndihmo duke na falur për atë që na ndodhi nga tërmeti në shtëpinë time në Durrës, të paktën me këtë Ditë festive të Krishtlindjeve!” Dhe unë gati nuk përhumba në të, na thotë këngëtari në fjalë, Abedin Zenuni. Menjëherë në rrjedhën e fotos me këtë mbishkrim prekës ndjeva, thotë ai, katër stacione të mistershme të jetës ku njeriu ndalet dhe … pa menduar gjatë. E aty ndjeva të theksoj theksin tek ndalesat: Ateizëm, Agnosticizëm, Deizëm, Humanizëm.
Ateizmi - mohon ekzistencën e një Zoti.
Agnosticizmi- Pohon se Zoti është i panjohur ose nuk mund të dihet.
Deizmi- Një besim se Zoti krijoi botën e jetës së perimeve, jetën e kafshëve dhe jetën njerëzore se sa i la të gjitha, veçanërisht jetën njerëzore, për të bërë shpikjet e tyre.
Humanizmi- Një besim në fuqinë e arsyetimit njerëzor përveç çdo Hyjnije.
Ditët e fundit kam mësuar për një nismë humanizmi, që Këngëtari i mirënjohur në komunitetin shqiptar në Londër, dhe më gjerë në trojet shqiptare, Abedin Zenuni, ka ndërmarë për të bërë një koncert në të gjitha qytetet britanike, ku ka shqiptarë me qëllim për të ndihmuar të lënduarit nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës. Dhe në këtë nismë këngëtari i përkushtuar komunitar, një zë brilant dhe mjaft i vlerësuar, e ndjek udhën tej atyre formavë të ndalesës në Ateizëm, Agnosticizëm, Deizëm, Humanizëm. Për të e gjitha është lidhja dhe edukata, përkuhstimi dhe ndihma, respekti dhe reciprocitetit. Ai na shprehet: “Kur jemi bashkë, kur gjendemi bashkë, edhe Zoti na do më shumë!” Për këtë bie dakord edhe bashkëshortja e tij, ideatorja dhe mbështetësja e mjaft nismave dhe përkushtimeve humane të Abedin Zenunit. Për këtë madje ndërsa një kafe përditësie tek “Ronel” e biznesmenit dhe mikut tonë Neritan Çela në këtë Krishtlindje shkon tek ajo që ndihma humane është një realitet dhe jo një mburrje. “Ronel” ka dhënë i pari një ndihmë të konsiderueshme.

Ndaj Abedini shkon tek “Grupi”. Romakëve 3: 15 - 17 e përshkruan Grupin human dhe të gjithë të tjerët si “duke pasur këmbë të shpejta”. Këmbët e shpejta janë gjithnjë në ndihmë. Por kjo e dallon këngëtarin dhe e vendos atë në mesin e një grupi të përkushtuarish. Këngëtari Abedin Zenuni është gjithnjë me mendjen tek njerëzit në nevojë. Ai është modest, edhe pse është një artist me një përvojë të gjatë e të përkushtuar.
Por kush është këngëtari Abedin Zenuni
Abedin Zenuni është këngëtar i njohur. Më datë 18 Gusht 2012, Abedin Zenuni publikoi videoklipin “Në Degë Të Blinit". Muzika e këngës u punua nga Skënder Doshlani, teksti u shkrua nga Skënder Doshlani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edmond Zhulali. Videoklipi u prodhua nga Chill Pro. Më datë 21 Gusht 2012, Abedini publikon videoklipin "Vajza Në Valle Fluturon". Më datë 17 Tetor 2016, Abedin Zenuni publikon videoklipin "Tropojës". Më datë 28 Tetor 2016, Abedin Zenuni & Dhurata Aliaj publikojnë videoklipin "Kolazh 2016". Më datë 2 Tetor 2017, Abedin Zenuni publikon videoklipin "Ndalu Pak". Më datë 5 Tetor 2017, Abedin Zenuni & Griselda Rustemi publikojnë videoklipin "Vetëm Ti, Ti Je". Më datë 25 Tetor 2017, Abedin Zenuni publikon videoklipin "Shqipëri Bashkoi Trojet e Arbërisë". Më datë 30 Dhjetor 2017, Abedin Zenuni publikon videoklipin "Mos Ja Fal Dashurinë". Më datë 25 Shtator 2018, Abedin Zenuni & Dhurata Aliaj publikojnë videoklipin "Mi Ke Marrë Ment E Kres". Më datë 9 Nëntor 2018, Abedin Zenuni & Fatmira Breçani publikojnë videoklipin "Për Ju Do të Këndojmë", në bashkëpunim me Ervin Gonxhi. Më datë 8 Prill 2019, Abedin Zenuni publikon videoklipin "Si Një Princeshë". Muzika e këngës u punua nga Alban Arifi, ndërsa teksti u shkrua nga Sebastiana Breçani. Videoklipi u prodhua nga kompania DArt Channel.