top of page

Këngë për Ditën e Verës


Nga Albert HABAZAJ


Këngë për Ditën e Verës


Teksti: Albert Habazaj

Këndon grupi i Shqiponjat e Tërbaçit - nderuar me Dekoratën “Naim Frashëri”: Shpresa Kapo Çelaj, Liri Gaçe Shkurtaj, Hava Çelaj Muçaj, Antoneta Goxho Mehmetaj, Liljana Rrapi Kapo, Meme Ribaj Habazaj, Evgjeni Habili Seferaj, Fatmira Hodo Skendaj, Flutura Nanaj, Lavdie Goxho Xhaka; drejtues artistik: Albert Habazaj


Katërmbëdhjetë marsi erdhi,

Ngjyrat më të ëmbla derdhi.


Dhe këtyre hënave

Sot rilind jeta e re.


Erdhi prapë Dita e Verës,

Të mirat - në prag të derës!


Të parët na kanë thënë,

Që kur jeta është zënë:


Është festë që nga paganët,

E dinë të tjerët dhe tanët.


Çamarrokët, për ditë vere,

Në shegë varin guduvére.


Çelin lule trëndafilat,

Këndojnë thëllëza, bilbilat.


Më e bukur bëhet bota,

Jeta, ajri, fryma, toka.


Sa i kaltër u bë qielli,

Sa ëmbël po qesh dhe dielli.


Kullon mirësi natyra,

Pranverë na çel fytyra.


Dit' e Verës na prufsh fat,

Shqipet fluturojnë lart!


Vlorë, e martë, 14.03.2023

12 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page