Astrit Lulushi
Ajo që e bën një këngë të bukur nuk është gjithmonë cilësia e zërit, por distanca që kalon dhe kur e kuptojmë, se sa gjatë ka udhëtuar.
“Tani është koha
Për të mbyllur sytë
Ruaji pyetjet për ditë tjetër
E di çfarë do të më pyesësh
Mendoj se e di edhe ti
Çfarë përpiqem të them.
Të premtova se nuk do të lija
Dhe gjithmonë duhet ta dish
Kudo që të shkosh
Pavarësisht se ku
Unë kurrë nuk do të jem larg.
Erdhi koha për të fjetur
Ende kam kaq shumë
Gjëra që dua të them;
Kujtoj të gjitha këngët
Që këndoje per mua
Kur shkonim me vela
Në një gji smeraldi
Unë si varkë në oqean
Të përkundja për të fjetur
Përmes ujërave
Të errët dhe thellë
Brenda kësaj zemre antike
Pjesë gjithmonë do të jesh.
Tani është koha për të ëndërruar
Pra ëndërro sa e mrekullueshme
Jeta jonë ka qenë.
Një ditë të gjithë duhet të ikim
Por ninullat vazhdojnë e vazhdojnë
Ato kurrë nuk vdesin,
Sikurse ti
Dhe unë,
Do të jenë.”
——-
*Unfinished Song
Film britanik (Terence Stamp, Vanessa Redgrave), ku një pensionist i ndrojtur nderon pasionin e gruas së tij të ndjerë për të kënduar, duke u bashkuar me korin ku ajo kishte marë pjesë.
Kommentare