Këmbanëza e mallit
Këmbanëza e mallit kur të kumboj një çast
E të të zgjoj papritur mëhall' të shpirtit tënd
Në pragun lutjelagur të ditës më s'do të jem
Në univers të lotit kërko një tjetër hënë!
Udhes se kohes time...
Mes trafikut te avullt re frymemarrjesh kolektive
Te te njejtit polen une-sh te nje dite ne ikje,
dalloj copeza fjalesh te rrudhura te fluturonin e uleshin
mbi qerpik, floke, supe psheretimash shpirtrash
te nje stine pengmarre...
Ne xhepin e dites, prane zemres ne skaj
Ruajtur mbaja perhere premtimet e nje hene te re prilli!
Nderkohe qe
shpines, shenja e timit fatit
peshonte pikat e djerses ne ballin e mundesive te mia
Me tik-taket e trokitjes se nje mengjesi te ri...
Une supeve, midis fatit dhe kohes time
Ne thesin e udhetimit te perbotshem ardhje-vajtje
Veten time e ul ne mes...
Sakaq...
Nga xhepi i dites, prane zemres,
atje ne skaj
Si karamele ne sypriturit e nje femije
pas zbatimit te nje nga 1001 "Mos e bej!"
Te kesaj fasade te bere kurre shoqerie dukjesh,
Nxjerr here pas here nje rreze
nga dielli i buzeqeshjeve te pasputhjeve te tua
Te lag buzet e rreshkura te mallit
qe pritjeve tona u rrit e u be
Ne.
T'i dua..
T'i dua gjithe zemerimet
Kur heshtur i struk nen gjuhe
Dhe qerpiket kur loti rendon
E shikimin hedh tutje, nga une...
T'i dua dy gropezat ne faqe
Buzeqeshjen qe thote mijera fjale
Frymemarrjen qe shpirtin tend derdh
Mbi buzet kur kafshohen ne faj...
T'i dua gjithe yjet e lagur
Qe syve te ty ndrijne prush
Kur te them: "I dashur, te dua!
Pa ty, ti e di, une s'jam Une!
Filli i jetës
Të shoh tek fle në krahë ëndrrash
Mbuluar paqe, pafajësi
Jashtë bota fjalësh tjerr perde lotësh
Ka humbur fillin dashuri!
Të shoh tek fle dhe buzëqesh
Sa larg është dita rrëmujashumë
Qirinj dëshirash ndez yjet nata...
Me një shkëndije nga ti dhe unë!
Diku ndërmjet...
Diku ndërmjet Kepit të Shpresës dhe dëshirës
udhëtoj me imazhin tënd...
Në sy agimesh
ankorova gjithë pritjet...
Çudi!
Koha si bute me erë
Para nesh shpërtheu...
Unë jam Penelopa.
Je ti Odiseu?
Sa shumë...sa pak...
Perde shiu varen dritareve të dy qiejve tanë këtë mbrëmje...
Me hapa të rëndë sa dherat e pashkelur të një ëndrre mali
Të kërkoj rrugicave shpirtguri të qytetit mendimfjetur...
Aroma e mallit drejt teje më ftonte...
Frymëmbajtur përshkova gjithë kufijtë e hartës së kujtimeve
deri në feksjen e parë të agut...
Ti ishe gjithkund në ajrin e kësaj nate
Xixëllonjëz maji strehëzës dremitur,
Trokitje shiu mbi asfaltin e pritjes,
Dridhje gjetheje e pemës së jetës,
Aromë e lagësht nga deti Jon(-ë),
Gjurmë buzëqeshjeje rrudhëzës cep buzës
puthjefikur,
Psherëtimë e një dore në shtratin bosh...
Ti ishe kudo ngapak i dashur,
Për pak...
Sa pak!!!
Ndoshta sepse dashuritë e mëdha vijnë
të na tregojnë peshën reale të vetes,
Ngjyrat e botës nga sytë e një shpirti të dashuruar,
Muzikën e ajërt nën lëvizjen e gishtave ndër flokë,
Spektrin e ngjyrave thyer bulëzës së lotit
që shkëlqente sa mijëra margaritar
kur të thosha:
"Zemër, të dua!"...
Ti je ende kudo i dashur
Sa shumë...
Sa pak!!!
Ndoshta sepse ne jetojmë shumë-pak për dashuri të mëdha!
Unazë loti
Ti ike... zgjedhur të jesh një gjethe telajos së vjeshtës time
Unë...
Piktore qiejsh dashurish
Degëve të hënës nder ca ëndrra të lagura bojëvaji
Loti...
Ah loti…vuri unazë.
Tek ti...
Mbrëmja po bie si vesë mallmbuluar
Qiejsh prilli dëshirashumë
Mbi buzët e hënës mbjell kam një emër
Tutje koha jonë korr furtunë...
Çapitem vetëndërvete...ndal
Dhe ajrin sot ma matin me kut lirie
Ndërsa diellin e vjedhur copësh ndarë
Duan t'ma rishesin ca tregtar hijesh !
Pas xhamit te dritares nis vështrimin
Atje ku frymohet liri
Poshtë zemrës, mbi pentagramin e brinjëve
Tek ti.
Sonte
Sonte e shkela ndalim ëndërrimin
Dhe vetes i dola përballë
Pëshpërima e emrit tënd më kujtoi
Sa bukur është të jesh gjallë!
Eja...
Dhe shkundi këto mjegulla të zbardhura
dhe hijet e zeza në ajër shkunde
Ti që gjithë dimrat kthen në ninulla
Bëje këtë Mars një djep dhe tunde..!
Hiqja hutimin diellit dhe mua
Shëroji rënkimet e dherave përfund
Më bëj një pemë që të pres zogjtë
Sythe fjalësh çelmë mbi buzë.
T'i them këto sepse të ndiej
Si në legjendë më krijon stinë
Herë më bën ajër, herë re, herë tokë
Ku mjegulla, shira dhe hije s'mbijnë!
Xixëllonjëz prilli
M'u shfaqe papritur
Në një kthesë kujtimi
Mbi qerpik të hënës
Xixëllonjëz prilli!
M'u shfaqe papritur
M'u afrove pranë
Thua a e dije
Forcën që mban?!
Thua a e dije
Luftën brenda meje
Ç'furtunë fsheh në gji
Qielli i një reje?
Ah ta dije ti
Xixëllonjëz prilli
Si tretet e ndizet
Një zjarr nga vetë hiri!
Eja m'u afro
E mos thuaj fjalë
Prillin bashkë ta zgjojmë
Me puthje të malltë!
Comments