Jugës
Fatmir Terziu
E pitë dhe Jonin. E gëthtitët
Adriatiku po përthithet mjegullës së syve tuaj
e tashmë dhe pranverën sapo e nisët
ta shtroni në tryezën e mideve tuaja,
energjinë e lodhur të kupës së bekuar të diellit
doni ta bëni dolli,
poshtë një betoni të ngritur mbi dhimbjet e së shkuarës
me orgji,
duke fryrë fytyrën tuaj të kuqe,
gjithë kjo grykësi.
Ku ndodhet rrënja jote?
Nën këtë kurorë ari,
nën këtë kurorë stoli
gëlltit një det sot, dhe një nesër
pastaj kushedi…
Në muzeun e qytetit
E kështu ndodhi: atdheu kishte gjuhën nën këmbë,
ose mbase e kishte të pamundur këtë gjë për të thënë.
Dhe u mblodhën të thirrnin emrin tënd
imagjinoni si ishte atdheu yt.
Çfarë kishte atdheu që s'e dëgjonte bota,
ia kishin vënë thonjtë në fyt?
I dashur qytet!
Emri yt është një e kaluar e mbetur.
Tani ofron më shumë përtej emrit,
qëndrimin, ekzistencën dhe dëshminë,
ndaj nuk ke vdekur,
emrat nuk mund ta zhdukin historinë.
Në muzeun e qytetit, ti ke emrin tënd
kjo pasuri e shenjtë më mban në këmbë.
Në varrezat e vjetra
Ju keni tretur shumë ëndrra
ne lexojmë vetëm dhimbjen e tyre.
Ju keni një mbishkrim të huaj
me një lutje,
me një lot nga babai, nga nëna,
duke ndjerë zbrazëtinë e kësaj hapësire
duke na zgjuar ëndrra.
Ne nuk e dimë emrin tuaj
por dimë se ai është emër shqiptar
e dimë dhe jemi krenar,
nuk është enigmë:
mbi gurin e varrit tuaj rritet shumë bar.
Timo Merkuri
Urime Fatmir Terziu per poezite e frymëzuara nga vendlindja ime. Mu duk sikur mi "kushtoje mua", veçanërisht, kaq brenda vetes i ndjeva. Faleminderit per çastet qe ne dhurove.