Judaizëm, Krishtërim dhe Islamizëm
Astrit Lulushi
Duket se të gjithë: hebrenj, të krishterë dhe myslimanë adhurojnë të njëjtin Zot.
Por e vërteta mund të jetë ndryshe.
Judenjtë besojnë se krijuesi i universit, i zgjodhi si "popullin e tij". Ky Zot u dha ligje për të jetuar dhe për t'i mbajtur të shenjtë (të ndarë, të veçantë, të dalluar)
Të krishterët adhurojnë të njëjtin Zot, por ndryshimi këtu është se të krishterët besojnë se Zoti Atë e ka zbuluar Veten nëpërmjet Jezu Krishtit si përmbushje e Ligjit të Moisiut.
Hebrenjtë besojnë se ndjekja e Ligjit të Moisiut do t'i afrojë me të krishterët, të cilët thonë se besimi në Krisht (vdekja dhe ringjallja) do t’i pajtojë të krishterët me hebrenjtë.
Duke krahasuar hebrenjtë dhe të krishterët, diferencuesi do të ishte Jezusi, ndërsa të dyja fetë pajtohen se Zoti është krijuesi i universit.
Të krishterët madje i referohen "Dhiatës së Vjetër" në shkrimet e tyre të shenjta. Kjo në fakt nuk duhet të jetë befasi pasi krishterimi filloi si një sekt hebre i udhëhequr nga një djalë hebre dhe dishepujt e tij hebrenj.
Islami u themelua nga Muhamedi, një djalë që vinte nga një kulturë krejtësisht tjetër, 600 vjet pas Jezusit, por thuhet të jetë përditësimi i fundit i Judaizmit dhe Krishterimit.
Muhamedi nuk e dinte që Zoti hebre/i krishterë kishte një emër personal ("Jahve-YHVH") dhe këtë emër nuk mund ta gjeni në Kuran. Islami përdor "Allah" për të përshkruar krijuesin e universit.
Mësimet e Islamit janë në pjesën më të madhe diametralisht të kundërta me mësimet e Jezusit dhe i konsiderojnë hebrenjtë si “të mallkuar”.
Adhurimi islam rreth Qabesë si pikë qendrore e pesë namazeve ditore dhe Haxhit, thonë studiesit, tregon se Allahu mund të ketë origjinën nga perëndia paraislamike Hubal. Dhe miti se Qabeja është ndërtuar nga Abrahami dhe Isaku nuk mund ta fshehë origjinën paraislamike.
Comments