„Ju jeni më të këqinj se të gjithë të këqijat bashkë“




Është një video virale, që ka pushtuar rrjetet sociale. Një eksponent i lartë i PS-së, Ervin Bushati, (ndoshta, nuk ka rëndësi emri, pasi ai nuk flet me gojën e tij, por të Shefit të tij) është në studion e gazetarit Adi Krasta. Në një moment eksponenti i lartë i PS-së i drejtohet gazetarit Krasta: „Kam një pyetje për ty, Adi. „ Gazetari Krasta merr qëndrimin e tij tipik dhe pret ta dëgjojë. Fjalët janë në vazhdim kështu: „Dhe Gjermani të ishte këtu si nazist, apo turqit si otomanë, e donin që të paktën të zhvillohej ekonomia, që të mblidhen taksat. Ti mendon se ne jemi më të këqinj se të gjithë këto bashkë?