top of page

Jo thjesht urim për Amarildon


Kjo bën të mirëkuptohet se ekziston një dallim midis ditëlindjes dhe datës së lindjes: E para, përveç 29 shkurtit, ndodh çdo vit si kjo e Amarildos, ndërsa e dyta është data e saktë e lindjes së një personi (p.sh., data e sotme në kalendar).



Të bësh fëmijën të gëzuar, natyrisht është një detyrë e përhershme e një prindi. Kjo detyrë është po aq të bëhesh një pjesë me të, të festosh me të, të delegosh mesazhin e mirë tek ai. Kështu kjo detyrë shkon dhe bëhet akoma më e ndjeshme kur atë e ndjen më gjerë, më bukur dhe më kuptueshëm, tek ajo që është e shenjtë tek Ditëlindja. Ditëlindja është një mesazh, është një festë, është një kujtim dhe po aq dhe një përkushtim prindëror. E tillë është dhe për Gëzim Ethemin, inxhinierin e mirënjohur shqiptar në Londër, tek i cili gjithnjë fëmija dhe ditëlidnja janë një binom që vërtetojnë përkushtimin.

Amarildo, djali i tij ka mbushur të dymbëdhjetat, dhe kështu britaniko-shqiptari ka arsyen e tij të shëndetshme mes kësaj lidhjeje babë e bir, natyrisht si një mesazh i qartë dhe mjaft i mirë në një ditë të tillë të shënuar të ditëlindjes së tij. Nuk është fjala vetëm tek festimi, se natyrisht të gjithë e festojnë një të tillë, dhe normalisht të gjithë prindërit shqiptarë, po aq dhe të tjerët kanë një mesazh të qartë në dilëlindje, por as dhe tek dhuratat se të tillat nuk mungojnë kudo, por tek ajo që përbën thelbin e mesazhit të qartë, atë që të gjithë komunitarët duhet ta kenë parësore, përkushtimin dhe ndjesinë prindërore. Duke e pasur një të tillë, kemi më pak gabime në komunitet, kemi më shumë përkushtim, më shumë integrim, më shumë dashuri e sinqeritet.


Koha me familjen

Inxhinieri i përkushtuar i komunitetit, gjithnjë i gatshëm mes tyre, njeriu që komunikon thjesht dhe bukur me të gjithë, kohë e pakohë, natën dhe ditën, madje ndonjëherë kur u prishen kanalet lë dhe bukën në mes, natyrshëm këtë e ka si një lidhje më të dukshme e të pastër të përksuhtimit të tij, ku e gjitha është në thelb tek familja, tek fëmija. Amarildo kështu në të dymbëdhjetat e tij, ndoshta më shumë përhumbet dhe gëzohet nga dhuratat, por kur të vijë një ditë do ta mirëkuptojë më shumë e më mirë se sa vlerë ka një prind i tillë, një ditë e tillë përksuhtimi në festëlindjen e birit të tij.


Familja Ethemi

Ky është mesazhi që përcakton dhe përcjell një ditëlindje. Ditëlindja është përvjetori i dymbëdhjetë i lindjes së Amarildos, ose figurativisht i një institucioni të tillë që shënohet nga dhuratat e Zotit në dashurinë prindërore. Dihet tashmë se ditëlindjet e njerëzve festohen në kultura të shumta, shpesh me dhurata për ditëlindje, letra ditëlindjesh, një festë ditëlindjeje ose një rit të kalimit, por dhe shumë të tjerë festojnë lindjen e shenjtë të fëmijës me festa të veçanta. Kjo bën të mirëkuptohet se ekziston një dallim midis ditëlindjes dhe datës së lindjes: E para, përveç 29 shkurtit, ndodh çdo vit si kjo e Amarildos, ndërsa e dyta është data e saktë e lindjes së një personi (p.sh., data e sotme në kalendar).

Në kultura të ndryshme që fillojnë që nga Persia antike, sipas Herodotit (shek. V para Krishtit), nga të gjitha ditët e vitit, ajo që Persianët festojnë më shumë ishte ditëlindja e tyre. Ishte e zakonshme që bordi të mobilohej atë ditë me një furnizim më të gjerë se sa i zakonshmi: njerëzit më të pasur ushqeheshin mirë, ndërsa klasat më të varfëra përdornin llojet më të vogla të ushqimeve. Në Romën e lashtë, Romakët festuan me entuziazëm ditëlindjet me festa hedoniste dhe dhurata bujare. Kështu edhe Ilirët janë shquar për festime të bukura. Ne jemi tjesht trashëgimtarë të tyre. Dhe kjo ditëlindje e Amarildos, ishte thjesht një shkas, një qasje, një përzgjedhje në mijëra të tjera të ngjashme. Gëzuar dhe 100 më shumë Amarildo, me suksese, shëndet dhe bukuri të tjera festive!

36 views0 comments

תגובות


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page