Jo si Shqipëria


Ilir Levonja

Ilir Levonja

Jo si Shqipëria

Dje në Shkup në një Forum të ministrave nga vendet e Ballkanit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev kundërshtoi hapur sugjerimin europian për një reformë në drejtësi. Megjithëse ky qe një sugjerim me modelin shqiptar, ai e refuzoi atë po me modelin shqiptar madje duke e cilësuar disa herë si një katastrofë. Po sipas tij sot Shqipëria është në një krizë të thellë politike pikërisht nga mungesa e organeve gjyqësore, një defiçit i të ashtuquajturës reformës në drejtësi. Zoran Zaevi e tha disa herë se kemi gjithsej kaq e aq juristë dhe se një sitim i tyre a një kalim në veting do e fironte thellë këtë shifër dhe se Maqedonia nuk ka kontingjent të ri për ta rikuperuar menjëherë. Krahasimi me Shqipërinë është një brutalitet kohor, një dhuratë që do na mbaj gjatë në kalendat e kohës. Ndofta në letër mund të dukej si një model i përsosur, por realiteti po tregon se jemi bërë gazi i botës. Në një farë mënyre sipas Zoran Zaevit i bie që shoqëria maqedone të bashkëjetojë me të korruptuarit se sa të mbetet pa institucione si rasti i Shqipërisë pa Gjykatë Kushtetuese. Duket si diçka e pamoralshme në raport me ne, ose më saktë e pa pranueshme për shijet tona ''reformatore'', pasi po na tall edhe Maqedonia etj., por ja që qenkemi bërë.

Jemi bërë derisa njerëzit nuk dinë se kush ka të drejtë përshembull Presidenti apo Kuvendi? Njerëzit nuk dinë kujt t'i besojnë Presidentit apo Taulant Ballës që del menjëherë pas numrit një të shtetit dhe e quan të çmendur që do pushuar nga puna. Thtotë ka shkelur Kushtetutën nga që nuk di ta lexoj. Kujt t'i besojnë? Vërtetë Presidenti i tyre nuk di të lexoj? Si ka mundësi që Taulanti me Edi Ramën u dha për president një analfabet?