top of page

Jo, nuk është ndëshkim !



Ndarë në gjashtë shtete...Është ndëshkim? Më thuaj, kujt i bëmë keq ne shqiptarët? Me gjakun diellor dhe shpirtin bekim, Mbetëm kësisoj , amanet nga të parët.


Na fali Zoti një vatër bujarie, " Jetoni - na tha - në paqe dhe begati! " Veç nuk përmendi ndonjë stuhi lakmie, Që do vriste të shenjtën tonë Liri.


Besën dhe mikpritjen morëm nga burimi, Krenari e shqipes , lavdinë na dha, Alban, Arban ( Agban) ish dhe fluturimi, Që pellazgu ilirit për ne i la.


Pa dhe mallkim nuk na i lanë të parët, Se biri atin nuk e preu në besë, As kundër Zotit nuk u ngritën shqiptarët, Po kush i përzuri në rrugën pa shpresë?


Në Sërbi, Mal të Zi, Sanxhak, ka shqiptarë, Në Greqi e Maqedoni po ashtu, Në Shqipëri jemi vetëm ne të parë, Djallin kush e solli mes nesh këtu?


Nuk jemi pak, njëmbëdhjetëmilionë, Me gjak të ëmbël e shpirt vëllazëror, Pse nuk na duan, s' është e keqja jonë, Është hyjnor Geni ynë atëror.


Nuk urryem, nuk sulmuam, as nuk vramë, Ata kafshuan këtë mëmëatdhe, Një jetë hallet dhe varfërinë qamë, Edhe mjerimin na i lakmuan ne.


Një jetë që fajin tonë po kërkoj, Mjegulluar, kam gjetur veç një gabim: Mirësinë për të ligun, po s' kuptoj... Për kaq të marrim të përjetshëm ndëshkim?


Mallkim, apo ndëshkim, nuk di si ta them, Fjal' e besë i kemi patur me vlerë, Për fisin tim fisnik ishin si melhem, Për shpirtin, kur plagë merrte ndonjëherë.


Zoti im, kot të qaj hallin , pa e di, Janë të rënda e nuk shërohen plagët, Atë që Ti na i dhe me bujari, Na i mori djalli, na la Zë të largët.


Dhe në s'u bashkuam në kufi etnik, Shqiptarë mbetemi, këtu dhe atje, Fisi ynë s'do jetë kurrë rrezik, Sa të ketë jetë mbi këtë dhe.


Unë e di, po ta dinë dhe të tjerë : Nuk ka për Albët as mallkim, as ndëshkim, Dheut ku bijt' e pellazgut kanë lerë, Do jenë përjetë bijt' e fisit tim.

Pajtim Xhelo, 8 nëntor 2019, Vlorë

28 views0 comments

コメント


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page