top of page

Jo një natë, as dy, as tre


Vaso Papaj

(Këngëtarit Sherif Merdani)

Në korrik në mes të verës, S’ e mbaj mend në ç’vit të lig Te ballkoni, prapa derës Zëri i tij befas u fik.


Zbriti era e çakërdisur Dhe e shtyu me egërsi Nga foleja, të zvarrisur E përplasi në kuvli.


Ëndërrove botë të lirë, Dhe të plasën në zinxhirë Jo një natë, as dy, as tre Po shtatë mijë tridhjetetre.


Pas bedenash si në varr. Ah, zinxhir, more tinzar. Lidhe këngën, lidhe erën Lulëzimin dhe pranverën.


Po ajo një ditë shpërtheu Erdhi,… këngën e rrëmbeu Te ballkoni, prapa derës, Të dha shpirt në prag të verës.


Ah, i dashuri trumcak, Shkove djalë, u ktheve plak. Jo një natë, as dy, as tre, Po shtatë mijë tridhjetetre.

41 views2 comments

2 Comments


mich.maska
Mar 30, 2021

Nuk i shtoj dhe nuk i heq as nje presje komentit te z. Gjergji. Urime z. V. PAPAJ!

Me dashuri dhe respekt, Myslim Maska.

Like

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Mar 30, 2021

Poezi me ndjeshmëri e dramacitet të thellë për të famshmin Sherif Merdani, i cili me zërin aq melodioz e të veçant-bartës i së resë e modernes, arriti të rrëmbejë zemërat e rinisë dhe tmerroi diktaturën.

I gjithë inkuizicioni politik i atëhershëm ishte tejet i rëndë, por ai për artistët qe dhe më i tmerrshmi. Bashkë me ta u burgos e godit dhe shpirti ynë, pjesa më e ndritshme e tij.

Mirënjohje e nderim për jetë këtyre guximtarëve avangardë të lirisë e demokracisë!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page