Jo-legjitimët



Astrit Lulushi


Të majtët në pushtet vazhdojnë të përdorin dhunën. Kjo lë të kuptohet se pushteti që mbajnë nuk është i ligjshëm. Komunistët do të kishin dashur të vinin në pushtet me revolucion, si ai i Leninit. Kjo do t’u kishte dhënë edhe legjitimitetin e pushtetit, dhe krimet e tmerrshme të mëpastajme ndoshta nuk do të kishin ndodhur, as dhuna e tanishme policore.

Pasi gjermanët, më 1944, ikën, Shqipëria mbeti pa qeveri, politikisht ishte bosh; komunistët e shpallën veten çlirimtarë, sepse pushteti u mbeti në duar. Ata filluan një fushatë të hakmarrjes, pasi e kuptuan se në sy të të tjerëve nuk e meritonin pushtetin, e ndjenin veten të pa-legjitimë; u duhej të krijonin armiq dhe të dilni fitimtarë ndaj tyre; kështu mendonin se do të lehtësoheshin nga barra e kompleksitetit.

Mes viktimave të para të raprezaljes e terrorit ishin personat, tregtarë e fermerë, të cilët me punë e zotësi kishin vënë një farë pasurie. Plaçkitësit e hajdutët në çeta të udhëhequra nga anarkistë, rrugaçë e aventurierë të sëmurë me maninë e madhështisë, zbritën nga malet, zu