Jo frikës, trajtim real i njerëzve si të rritur…


Jo frikës, trajtim real i njerëzve si të rritur…

…çdo qasje tjetër është joproduktive dhe e gabuar


Thuajse përditë miqtë pyesin për situatën në UK. Pyesin për pandeminë, për vaksinat, për udhëtimin se ai është më i rënësishmi në këtë periudhë… pyesin e pyesin… Disa kanë shumë frikë. Frikë nga vaksinimi, frikë nga udhëtimi, frikë…, frikë… nga ligjet dhe detyrimet e shtetit për udhëtime. E mjaft të tjera, që lidhen me shumë arsye… sidoqoftë vetëm frikë. Kjo atmosferë frike ka pasoja. Njerëzit e frikësuar kanë më shumë gjasa të mbështesin kufizime më të ashpra ndaj bashkëqytetarëve të tyre. Mesazhet e bazuara në frikë mund të jenë përçarëse dhe gërryese të lidhjeve shoqërore. Në lagjen time, gjatë bllokimit, njerëzit thirrën policinë për një tubim bamirësie për ndihmën ndaj njërëzve me kancer dhe në një festë tjetër të thjeshtë për ditëlindjen e fëmijëve të dikujt, edhe pse kjo e fundit po festohej nga një familje e madhe që tashmë jetonte së bashku dhe nuk kishte askënd të huaj nga gjaku dhe rrjedha e lidhja familjare.

Qëllimet nuk i justifikojnë mjetet. Nëse dëshironi që njerëzit të marrin vaksinën, adresimi i shqetësimeve të tyr