Jeta Përrallë...
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jan 7, 2022
- 2 min read

‘’Takimi fatal ndërmjet jetës e vdekjes nuk ndodh kurrë’’Metrodoni!
Pregatitur nga Arqile V Gjata!
Jeta Përrallë...
Çast pas çasti e jetojmë,
të urtë, të sinqertë
si femija
përralla të bukura besojmë!
Të kërcënuar nga frika,
luajme nëpër erë
(mos përrallat zhduken),
me dashuri na vrasin entusiazmin.
Vetvetja përkundet ne djepin e kohës,
të gjithë shkruajmë në pentagramin e përrallave...!
Vdekja ëndër!
Na vjen për të qarë,
çelesin e saj e kemi tatuazh në gjak!
Kur tmerrohemi prej saj...
Besojmë ëndrrën si luan me ne,
pastaj,
me sy te ndezur zjarr, hidhemi mbi dashurine!
Në duart e saj duam të vdesim!
Shkurt, 2013
2-NJERIU I VETMUAR
Njeriu i vetmuar, i fuqishem
ne hallin e tij,
me nje cante kraheve, mbyllur brenda
frymes se vet...
Gjithshka rreth tij ...
Ngjan me statujat e shenjta.
Ata,
të gjithë bashkë jetojnë të vetëm,
shtypur prej ajrit.
Njeriu I vetmuar, dhimbjet ia ka dhuruar
Kryeveprave,
ai jeton …ka dicka të rëndësishëm,
vdes i vetem, ashtu
si në gjumë me koken nder duar!
3-NUK PATA KOHË TË QAJA
Me zërin e vjeshtës erdha tek ty
kur era valëviste gjethet.
Unë jepja e merrja me buzët e tua,
kur ti putha ata sy
nuk pata kohë të qaja,
m’i thave lotët me puthje!
Qava me ngashërim
kur era...
të zhveshi,
të bënim dashuri!
4-MEDITIM DIMRI
Gjithmonë përshëndeteshim të heshtur,
vetëm me një puthje.
Tani, që dimri erdhi,
pëllumbat nuk fluturojnë kur bie shi!
si kalamaj,
hipëm ne çatinë e një kopështi
për të parë,
se si pullumbat puthen,
tani ,
në kohë dimri!
5-MEDITIME VJESHTE
Mendohem të krahasoj jeten
Me buzeqeshjen…
Por vallë, a është e qeshur?!
Pasi,
vetëm shiu mund të na e thotë te vërtetën.
Nuancat e vjeshtës
I ngjyen shiu,
i mbarsur nga stina e verës
e nxehte, e harlisur!
6-KOHA ECËN...
‘’Njeriu është masë për çdo gjë’’
Pitagora...Dhe pse ishte thënë:
‘’Bota do të shuhet’’,
Ajo peësëri ecën…
Ja njoh hapin, ajo ecën me mua!
Bota,
Tashmë është një relike,
Vetëm tik-taku i kohës së shpikur!
Ejani…
T’ja ndërtojmë muzeun,
Aty do gjejmë heshtjen e saj,
Pa zemër e gjak!
7. Kur dashurova kukuvajken
Shumë pak e dinë...
Duhet jetuar edhe me
kukuvajkën!
Qava...
kur këndoi në festën tonë!
Në pyllin e melodive...,
kënga e saj ka dhimbje,
dhe në kohë mjegulle,
mbi flokët e pemëve,
këndon këngën e saj
të çuditshme!
M'u dhimbs...
Sa shumë lëndohesha,
kur ajo vajtonte për jetën!
Lodhej kukuvajka ditënetëve të syrit,
që erdh' e u bë tek unë
poezi!
Dhe kukuvajka dashuron,
dremiti në fytyrën time...!
Në çdo stinë,
në qiellin e kohës,
këndonte kukuvajka!
Një ditë prilli,
tek kukuvajka,
m'u tret shpirti!
Tani, ajo,
këngën e ikjeve ka si kujtim!
Përqafojmë njeri-tjetrin si relike...
Dashuria për kukuvajkën
për mua,
mbeti legjendë!









Comments