
MYSLIM MASKA
TRE LIRIKA: (JETA KUNDËR kolerës)
VESA
Vesa
Vdes prej Diellit.
Prej BUKURIVE
Çdo ditë nga pakëz
Tretem unë…
THONË…
Thonë dhe uji ngrin
E bëhet pistë vallzimi,
Kur me të lan këmbët
Një vajzë bukuroshe…
* * *
Sa u zhveshëm,
Krisën xhamat;
Trupat tanë
U mbushën me grimca yjesh.
( Edhe dy stralle që përplasen
Vezullojnë).
Jashtë dridheshin pemët,
Sa zogjtë
S’dinin ku të uleshin…
Një këpucë e jotja digjej
Bashkë me tavolinën
Nga cigarja ime harruar ndezur.
Kush dreq e theu cigarembajtësen?...