top of page

JETA E PARË E GJITHÇKAJE


Prend BUZHALA: JETA E PARË E GJITHÇKAJE (Çast lirik)

A do të kishe pranuar të lindje sikur ta dije se çka të pret në këtë jetë? Bie fjala, duke u bërë Një Pergamenë, në vend të dhimbjes dymijëvjeçe. Bie fjala, kur na mungon qielli për t’i dërguar kumte Hyjit, të lindje zog. Një zog i lojës me zjarr, për t'u djegur e rilindur pafundësisht. Bie fjala, të bëheshe këngë, sepse kënga është jeta e parë e gjithçkaje. Të ishe një Doracak Dashurie, për të marrët që s'marrin mësime jete. Të ishe një fjalë lutjesh pa zë, që vjen nga kozmosi i errët. E, për të gjithë ruan diçka- shpresën e mbyllur në një klithmë pa zë. E, po deshe të kesh emër, nisu asaj rruge, por prapa më kurrë mos u kthe.

(Prend N. Buzhala, rishkrim, 12 janar 2914)

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page