top of page

Jeta dhe poezia janë dy gjëra që kanë kërkesa të ndryshme...


Daut Maliqi


Hasan Hasanramaj


Gazetari, poeti, shkrimtari, profesori, kryeredaktori i punoi në të përditshmen “ Rilindjen, Radio Prishtinën, Radio Gjilan, Dardane, Radio Kamenice. Me aktivitet e tij shumëvjeçare është bërë emër i njohur për trevat tonë. Edhe si pedagog Daut Maliqi ka dhënë kontribut të madh në a arsimimin e brezit të reja, kurse me veprimtari letrave ka fillua të merret qysh në ditët e hershme të rinisë. Ky veprimtar letrar për kontributin dhënë gjatë gjithë jetës së tij u shpërblye me shumë mirënjohje, çmime dhe shpërblimet tjera. Shkrimin tonë gazetareske kësaj radhe kushtua aktiviteteve rreth botimit të tetë veprave letrare. Në recesionin e shkrimtarit tonë Prend Buzhales kushtua veprës me titullin “Kur e thelloni dashurinë” në mes tjerash thuhet:” Ky vëllim poetik me poezi e gjashta me radhë të poetit Daut Maliqi mirë shihet dashuria e tij e parë e shkrimit që e ka shpreh ndaj poezive të botuara që nga rinia e hershme e deri me sot në gazetën “Rilindja”, në revistën “Pionieri”, ”Fatosin” e Shkupit e të tjera. Këtë poet të mirënjohur në botën shqiptare me letërsinë e lidh edhe veprimtaria në klubin letrar “Nositi” të Dardanës, si bashkëthemelues i tij dhe si anëtar i redaksisë së revistës letrare kulturore me të njëjtin emër. Të kesh shoqëri të lidhur me artin letrar prej më shumë se gjysmëshekulli, dhe të publikosh vepra letrare në moshës të shtyrë - edhe kjo e ka kuptimin e vet: se arti është aty, në pritje, për të trokitur në dyert e frymëzimit e në shoqëri me muzën e poezisë.

Etika e jetës dhe poetika e vargjeve të poetit Maliqit thellojnë dashurin ndaj poezisë të lexuesit

Vërtet që sinonime të poezisë janë kënga, çiftelia, rapsodia apo fjala leksik i përdorur të ky vëllim poetik; secila me peshën e rolin që kanë kënga identifikohet me atë populloren, traditën, por autori te krijimi letrar synon mirësinë, vlerat etike, pasurimin shpirtëror: Ashtu sikundër lexojmë në këto vargje, pretendimet e autorit nuk janë që të japë poezi të frymës moderne; mbetet në rrugëtimet e këndimit tradicional. Janë poezi të rrafshit të parë, pothuajse të një ligjërimi të drejtpërdrejtë, për të mos thënë qëndrojnë në rrafshin deklarativ. Por poeti bën përpjekje që t’i kapërcejë ato rrafshe, kur poezitë krijojnë frymë lirike, me ritmin, rimën, melodinë e me vargun, nga njëra anë, dhe me gërmimin me përkushtim të përvojave të jetës, përvojave të atyre popullore e njerëzore nga ana tjetër. Madje, ndonjëherë, kur ballafaqon faktet konkrete të jetës, ai dëshiron të na thotë se realiteti dhe angazhimi në gjirin e shoqërisë kanë ligjet e kërkesat e veta, krejt në kundërshtim me ato poetike:Nëse autori përpiqet poezinë si rimë, ritëm, varg të lidhur; por përballë realitetit të sotëm artistik ta kuptojë na lindin shumë dilema e pyetje, kur poezia e sotme shkruhet me figuracion të dendur, me thënie eliptike, me varg të lirë, me kërkime tematike të ndërliqshme e me kuptime të thella poetike-jetësore; atëherë poeti i mirënjohur Daut Maliqi e ndien këtë përgjegjësi; se jeta e poezia janë dy gjëra të ndryshme, që kanë kërkesa të ndryshme. Poezitë e Maliqit janë ato që të lexuesit e përfaqëson thelbin e botës sonë shpirtërore, emocionale e mendore. Poeti Maliqi nëpërmjet poezive të tij përpiqet t'i shënjojë drejtpërdrejt raporte poezi-jetë. Por nëse themi se çfarë nuk është realiteti "jeta nuk është poezi", atëherë edhe mund të shtrohet pyetja: çfarë nuk është poezi? Sido që të jetë, meqë botimi i një libri është akt solemn – na tha Buzhala në vazhdim, i shkarkimeve emocionale, i frymëzimeve ritmike e melodike të vargut, i tematikës së drejtpërdrejtë të jetës, realitetit dhe shoqërisë; atëherë në këtë frymë po e kundrojmë edhe këtë libër.

Botimi i libri të Maliqit është akt solemn emocionale, i frymëzimeve ritmike të vargut dhe të tematikës

Këtë cens të së bukurës ai e kërkon te kënga popullore. Në libër shpesh përmenden tituj këngësh, përmendet togfjalëshi "kënga baritore", atje ku i gjen të bukurën artistike. E pra, poezia, ndryshe nga proza, komunikon përmes mënyrës së tingëllimit të fjalëve e melodisë së tyre. Kësisoj, ashtu si muzika, edhe vargjet na bëjnë të ndihemi herë të zemëruar e herë të gëzuar, herë nervoz e herë të qetë, herë fitimtarë e herë të zhgënjyer. Kjo do të thotë se tingulli e kuptimi i fjalës poetike bashkëpunojnë për të na dhuruar përvojat e thella emocionale. Për këtë arsye, në poezi mjeshtëria e përdorimit të fjalës ka rëndësi të dorës së parë, është ajo që quhet ligjërim i përqendruar poetik, sepse teksti i poezisë ndryshon nga gjuha e ligjërimi i prozës e sidomos nga ai i gazetës. Nëse teksti i prozës e ai i gazetës sugjerojnë anën logjike të shprehjes, duke përshkruar gjërat e ngjarjet, poezia, përveç kësaj, fut edhe anën emocionale, edhe atë irracionale, edhe ëndrrat e vizionet figurative, edhe imazhet e mesazhet poetike e që e bëjnë lexuesin ta ndiejë gëzimin apo pikëllimin, shqetësimin apo të bukurën, të qeshurën apo tonin elegjiak.

Poezia nuk e duron leksikun gazetaresk dhe të fushave jo poetike


Poeti Daut Maliqi ndien nevojë që nëpërmes vargjeve të shkarkojë pezmit e tij, fatet e njerëzve e të shoqërisë sonë, t'i shpalosë së brendshmi karakteret, ngazëllimet dhe hiret e tij. E konceptuar në gjashtë cikle madhështia e mëmëdheut, pranvera me riga shiut, të kultivojmë mendimet pozitive, bredhim neper mote, me lisa e plisa ve dhe të tjera na sugjerojnë emërtimet e tyre, ashtu perceptohen edhe tematika e vargut. Te cikli i parë atdheu shikohet nga madhështitë e bukuritë e tij, nga njerëzit e tij të sinqertë apo nga frymon shqip, nga rinia e mrekullueshme apo nga fushat e arat e pëlleshme; teveqelët iu kundër qëndrojnë pëllumbave, mendimit të marrë i kundër qëndron ai pozitiv, kërkimi i dijes i kundër qëndron krimit të brishtë. Te cikli i dytë ka një thellim poetik më serioz, ku jeta vështrohet nga thelbit e saj e me protagonistët e saj:

Njerëzit lindin e jetojnë në tokë, Me lumturi e sfida të shumta, Kur vdesin vazhdojnë në qiell e nën dhe! Emrat e secilit shkruhen, Më shkronja të arta, Për të mos u harruar kurrë.

Te cikli i dytë "Pranverë me riga shiu" shihet një lirizëm të mirëfilltë, por ky lirizëm sikur e humb drejtpeshimin e shkëlqimin e tij me përdorimin e leksikut gazetaresk, siç është strofa e fundit e kësaj poezie me të njëjtin titull. Kurse poezia "Lamtumirë Agim Bucolli" është një evokim i bukur, një këndim elegjiak dhe ringjallje e gjithë skafit fisnike në jetë. Së këndejmi, edhe shumë poezi – na tha Buzhala i kushtohen jetës në këtë cikël nga i ciliu po veçojmë edhe dy poezi: "Diçka po ndodh"tregimi i plakut të urtë dhe "Pyete vetveten". Nga cikli i tretë veçojmë poezitë "Dy pika loti…" elegjia e braktisjes së fshatit, "Hënës vidhja ndriçimin" pikëtakimet e dashurisë përmes protagonistëve simbolikë të pëllumbit e pëllumbeshës, "Puthe dheun e tokës tënde" mesazhet e bukura për mërgimtarin që largohet nga atdheu, “Ku vallëzojnë... “ poezi me ritëm e këndim lirik popullor të pëlqyeshëm. Ndër to, shfaqet më e realizuar artistikisht poezia "Një gur dikur". Krahasimi me shkëputjen e gurit nga shkëmbi prej rrebesheve të shiut që nuk kthehet më kurrë aty ku ka qenë, është gjetje e bukur me shkëputjet e tilla nga zemra për dashuritë e humbura:

Pas një rrebeshi të shiut, Një gur, dikur… U shemb nga bjeshka, Dhe pas shumë barrikadave, Ra në fusha e gjelbërua, Por kurrë nuk arriti, Të kthehet në vendin e vet! Dikur një gur.. U shkëput nga zemra, Eci e eci i vetmuar, Nëpër rrugë të trishta, Për dashurinë e humbur, Me vragë shpirtërore, Ruajti vetëm kujtimin, Të ëmbël e të hidhur.

Te cikli i katërt ka një bredhje, ka endacakë dhe trima, ka shtegtime nëpër mote, histori, rrugëtime e rrugë, po edhe shqetësime se çka po ndodh me ne.

Poezitë e shkruara të Maliqit në kohë pandemisë, përballen me emocionet dhe shqetësimet e këtij moti

Por është gjë e mirë kur njeriu bredh, sepse ai lëviz, ka një objektiv a një qëllim në jetë. Kur protagonisti lirik i kësaj poezie është i stërngopur me faktet e jetës, i lodhur "Shpirti im i lodhur, Po udhëton drejt qiellit, Trupi i molisur Po synon nëntokën", - ai endet në natyrë. E tillë është vetë jeta e njeriut, një endje pa fund, një lëvizje e thjeshtë që asnjëherë nuk mbaron, por njeriu është aty në lëvizje, për të qëndruar. Njerëzit lëvizin diku e në drejtime të ndryshme për ta gjetur fatin a lumturinë e tyre cikli i pestë; sado që jeta e ekzistenca i godasin me plagët e saj. Por, aty ku njeriu e ka grishjen e së bukurës e të gjithçka magjike, e ndien veten mirë poezia "Eja si lulet e pranverës". Gjithçka tjetër e trishton dhe e pikëllon protagonistin lirik të kësaj poezie: boshatisjet e fshatrave, veprimet kriminale në gjirin e shoqërisë, karrieristët, prerja e një lisi qindvjeçar nga hijet keqbërëse, dora gjakatare që vret atdhetarë, bota gënjeshtare, mashtruese dhe e padrejtë... por kësaj pamjeje të së keqes i vihen përballë heroinat e kohës, trimat, shembujt e qytetërimit. Në mendjen time na tha në fund recesionit Prend Buzhala pushojnë- ende me qindra vargje të pathëna të poetit të mirënjohur Daut Maliqit te ciklit të fundit të poezive të tij ku ka lutje për shpëtimin e njerëzimit, kurse poezitë e shkruara në kohë pandemie, ngjyrosen edh përballen me emocionet me shqetësimet e këtij moti, me vetminë e izolimin e rëndë e me goditjet fatale kundër njeriut përgjithësisht.


Poeti Mliqi me poezitë tij ndjek gjurmët që ka humbur të qenies sonë nacionale ...


Përgjatë gjithë vëllimit poetik ka një qëndrim kritik kundër çdo gjëje që e ndalon ecjen përpara të njeriut. Por poeti ndien nevojë që, nga ana tjetër, ta shquajë porosinë e tij për ta kapërcyer a penguar të keqen. Toni kritik dhe mesazhi etik ecin së bashku nëpër vargje e nëpër kohët që jetoi poeti. Daut Maliqi është i interesuar ta kërkojë humanen, etiken, në gjirin e shoqërisë njerëzore, në familje e në jetë. Më shumë se sa poetikë, kjo poezi ia jep krahun shtegut të etikës, më shumë se sa metaforë a simbol, kjo poezi dëshiron ta spikasë gjurmën që njeriu e lë në Është strofa e parë që i prin librit poezia "Gjurmë". Poeti gjurmon nëpër histori e tradita, i sheh çastet përcaktuese. Dhe protagonisti lirik i kësaj poezie kërkon që brezat që vijnë ta kenë më të lehtë të ardhmen, të mos e kenë të rënduar fatin me kaq shumë pengesa, ligësi e stërkeqej. Prandaj poeti ndjek edhe gjurmët e ndritura, sado që shumëçka ka humbur në të kaluarën nga shkëlqimet e qenies sonë nacionale, diçka që më nuk ka kthim. Dhe poezia aspiron edhe drejtimet e reja. Mbi të gjitha, aspiratë e poezisë duhet të jetë arti poetik.

66 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page