JETA ËSHTË TEATËR APO TEATRI JETË?


Bardhyl Maliqi

JETA ËSHTË TEATËR APO TEATRI JETË?


Jeta është teatër apo teatri jetë?

Ne luajmë role,

aktorënë skenë, aktorë edhe në jetë,

por këtu, lojën me role e lozim vërtet.

Muret e teatrit kanë gjithmonë kujtesë,

muret e teatrit kanë sy, zemër, veshë,

ndërgjegje të vrarë,

prej ankthit, tragjedisë,

ndaj rropaten njerëzit

nën shkelmat e policisë!

Në këto mure ishin fiksuar mbresat

e sa e sa brezave.

Nuk patet dhimbje kur i rrezuat muret,

ndonjë brejtje ndërgjegje,

duel me vetveten?!

Mos më thoni “Jo”,

brenda jush ka qenë një Makbeth,

sepse edhe ju e keni dashur teatrin,

ashtu si Makbethi mbretin,

por më tepër se Atë,

ju keni dashur dhe doni

paratë dhe pushtetin!...

“Trokit e zgjo!” ndërgjegjen e vrarë

personazh shekspirjan,

ti, kokëpalarë!

Buldozjerët, sigurisht, nuk kanë ndërgjegje,

por pas tyre jeni ju të pandërgjegjshmit,

të pamëshirshmit si ata!

Por le të pyesim cilindo

aktor, regjizor apo qytetar

A na duhet teatri? Ç’është ai për ne?

Në këto vite kur skena është kaq  e parëndësishme

kur sheshet e qyteteve dhe trualli amëtar,

shiten në ankand

ku tragjeditë e vërteta të jetës marrin jetë,

ky po, është teatri,

teatri i vërtetë!

Një gju i policit të bardhë

në qafën e një zezaku në Amerikë,

mjafton,

që botën ta tronditë!

Dhe demokracive false, perçen ua gris!

Vallë janë teatër

Ca galeri, qofshin të veshura me pellush ngjyrë ari

ca ballkone në holle teatrore,

anekse të ndotura skene,

zëra të mirë-llustruar aktorësh.

Apo e kundërta,

diçka që mund të ketë dukje të ndryshme:

kabina të zeza, njollosur prej baltës e gjakut,

me një tufë trupash lakuriq e të dalësh mendsh,

brenda zgafellash të errrëta, pa lëvizje. Ç’mundet ai të na thotë?

Gjithçka!

Teatri mund të na thotë gjithçka. Shikoni “Prometeun e mbërthyer” të Eskilit

të bindeni si jetojnë zotat në qiell,

dhe si të burgosurit lëngojnë

si Prometeu i mbërthyer në shkëmb,

atje larg në Skithi,

apo të tjerët nëpër shpella të harruara nën dhe,

dhe si pasioni mund të na ngrejë lart,

dhe si dashuria mund të na shkatërrojë,

dhe se si askush nuk ka nevojë

për njeriun e mirë në këtë botë!

Dhe si dredhia sundon,

dhe si njerëzit jetojnë në apartamente,

ndërsa fëmijët shtrëngohen nëpër kampe refugjatësh,

prej Sadamit apo Alkaedës

në Irak apo në Siri

dhe si të gjithë ata ukthyen prej shkretëtirës,

dhe si ditë pas dite

jemi të detyruar të ndahemi prej të dashurve,

qoftë edhe prej një vrasësi bastard,

që quhet Covit 19...

Më ndje Ofeli

edhe ti Hamlet!

Teatri i thotë të gjitha.

Teatri gjithnjë ka qenë, e do mbesë përgjithmonë,

në ngrehinën e vjetër

apo në kullën e re.

Dhe tani, në këto dekadat e fundit,

është veçanërisht i nevojshëm,

sepse nëse i hidhni një sy gjithë arteve publike,

menjëherë mund të dalloni

se vetëm teatri na kalon një fjalë gojë më gojë,

një shikim sy më sy,

një gjest dorë më dorë,

e trup më trup.

Por distanca dy metërshe

dhe maskat në fytyrë

dhe dorezat plastike

s’të shkaktojnë asnjë emocion!

Por nuk ka nevojë për ndërmjetës,

për shkes apo ndërmjetësi,

që të veprojë mes qenieve njerëzore,

Ai nuk i përket as jugut apo veriut,

as lindjes, apo perëndimit

Jo, ai është vetë esenca e dritës,

shkëlqimtar në katër anët e botës,

menjëherë i dallueshëm nga çdokush,

miqësor apo armiqsor, qoftë ndaj tij. 

Ne na duhen qeniet diverse ndaj kemi nevojë që teatri të mbesë i ndryshëm,