JETA ËSHTË NJË LIBËR


MURAT GASHI


VËSHTRIM PËR ROMANET: "ZËRAT NË LAVJERRËS" DHE "ZËRAT NË HUMBËTIRË", SAGË E MADHE SHQIPTARE E SHKRIMTARIT KRISTAQ TURTULLI


JETA ËSHTË NJË LIBËR


Shkrimtarin ynë i madh Kristaq Turtullin nga Korça e bukur, por me vendqëndrim në Kanadën e largët, autorin e më shumë se njëzet romaneve të botuara ndër vite në letërsinë shqipe dhe autorin e përkthyer edhe ne gjuhen angleze, për herë të parë para lexuesve në Kosovë e sjell shtëpia botuese ‘ProkultPress’ nga Prishtina me dy romanet e tij të fundit, të botuara brenda viti 2019 "Zëra në Lavjerrës " dhe " zëra në Humbëtirë”. Librat letrar: "Zëra në Lavjerrës " dhe " zëra në Humbëtirë”, janë dy romanet e fundit, moderne të shkrimtarit Kristaq Turtulli.

Këto romane te lexuesit tanë arritën si një meteor drite për ngjarjet që kishin ndodhur gjatë sistemit borgjez të viteve të 30-ta, e që vazhduan gjatë luftës së dytë botërore dhe deri kur Shqipëria dhe viset shqiptare, të ndara padrejtësisht, nga tradhtaret (superfuqitë e mëdha), përqafuan sistemin komunist. Megjithatë brezat e rinj, pra lexuesit e sotëm do të njihen jo vetëm me ngjarjet e atyre viteve, por lexuesit përmes këtyre dy romaneve lehtë e ndajnë errësirën prej asaj drite të mjegulluar.

Te të dy romanet, mësojmë sagën e një familje të zgjeruar, siç e quan edhe vetë shkrimtari Turtulli, familja "Madhi", një nga familjet e rralla atdhetare, e cila përjetoi skëterrën e luftës së dytë botërore, por edhe epokën gjatë ndryshimit të sistemit nga ai borgjez, në atë komunist, që pa asnjë frikë, me çmimin e jetës së familjes (sagës) përfaqëson, ideologjinë, ekonominë, kulturën, borgjezinë dhe Shqipërinë e viteve 30 - ta, e këndej. Kështu në romanin "Zëra në Lavjerrës ", Turtulli përfshin fillimin e mbretërisë e deri në pushtimin fashist të Shqipërisë, ndërsa në romanin e dytë "Zëra në Humbëtirë", ngjarjet shqiptare të dritëhijshëm në një univers kuptimplotë, shkrimtari Kristaq Turtulli, rrëfen rrjedhshmërinë e çiltërt. Ai ia del ta përpin bërthamën e çdo rrezatimi, për të kaluarën që ende vëren shënimin e aktualitetit shqiptar, përmes personazheve të gjallë në mesin shqiptar, të moteve të shkuar, një mjegull të bardhë dhe të hirtë - nxime.

Romanet e tij, si në të parin ashtu dhe në të dytin, si lexues më lanë përshtypje, ku autori Turtulli, më duket sikur ka përvijëzuar me një zdruktar i artit, të rrallë shqiptar por edhe ndërkombëtar, ngjarje me situata politike, ndërhyrje, përkushtimi, dhe me një kokëfortësi të mendjes shqiptare, që vetë autori nga dhuntia e tij natyrore cakton rolin e duhur brenda romaneve, ku lexuesit e kuptojnë kohën e pushtimit fashist e deri te lindja e sistemit komunist, si një regjim monist, fal mbështetjes së fallc "dashamirëve" të komunistëve serbë - jugosllavë, që iu shërbeu të gëzojnë fatin e lëçitjes së kësaj Sage shqiptare.

Romani është një Sagë, që deri më tani si lexues, nuk kam has të shkruar deri më sot në historinë e letërsisë sonë kombëtare. Zërat në Lavjerrës, është romani me një modalitet të ri, që vjen në letërsinë shqipe, me personazhe, ku autori Turtulli, rrëfen ngjarje me një rrjedhshmëri të pastër, me ndërthurje shpirtërore dhe penës së ndritur, që lexuesve u solli si një libër meteori, me përvijime krejt shqiptare, si një "realizëm magjik". Pra, romani Zëra në Lavjerrës, është një sagë, që kur lexon lartëson kulturën tonë shqipe, dhe na jep një mësim apo përvojë të pashlyeshme në letërsi shqipe. Te romani Zëra në Lavjerrës, shkrimtari Kristaq Turtulli, duket se të gjitha personazhet dhe dukuritë qoftë pozitive, qoftë negative i përshkruan me një zdrukthterim të lartë artistik.

Kurse, zërat dhe zhurmat e asaj kohe, te romani Zëra në humbëtirë duken sikur ia ka tronditur zemrën e autorit. Në këtë roman, duket sikur edhe vetë autori ndodhet në brendinë e ngjarjeve të asaj kohe dhe për këtë romani në secilën kohë na flet shumë dhe e ka jetën e vet. Personazhi Dhimitër Leka, Albani dhe Leinardi, Irena, duken sikur ishin katandisur nga lufta e fashizmit, që kishte okupuar Shqipërinë. Dhimitër leka nga kundërshtimi burgoset dhe dënohet me 15 vite burg. Ai ishte njohës i qelbësirës dhe thotë: "Më keni gërryer shpirtin, nxirë jetën...Mjaft më ! Ikni, më lini të qetë”. Nga Inati i mëshoi furçës në murin e lagësht. I duket sikur edhe muri hapet dhe shndërrohet në një gojë të madhe. Sepse ditë e natë, kur Dhimitër Leka burgoset me tradhti nga miku i tij Vili Tare, që i kish besuar, i kanë thënë të lyej muret e godinës së re, të ngritur mbi dyqanet e pronat e tij. Nuk do të dëgjoja më shumë, zëra të trishtuara, klithma. Ta lënë të qetë, në lirin e çmuar. Më lini ....të ik, të qërohem njëherë e mirë dhe gjithë kundërshtarët t'i quaj qelbësirë.

Saga tjetër në romanin: 'Zëra në humbëtirë' më la përshtypje, sepse xhelozia ndërmjet Dhimitër Lekës dhe Leshtorit kish marrë përmasa të gjëra politike. I dyti personazh Leshtori, aq shumë e kishte mëri Dhimitrin sa që e përcillte në çdo skutë të jetës, ku Dhimitri shkonte....Pas sa kohe, edhe pse Dhimitri e dinte mirë, çfarë mendonte Leshtori, nuk kishte mundësi ta lëçiste Leshtorin nga jeta, sepse ishte i lidhur si ashti me mishin me kundërshtarët fashist, që Dhimitri i urrente shumë . Një ditë Dhimitri e gjeti kur fshinte, në qoshe të dhomës së mësuesve, këpucët e mësuesit të matematikës. Dhimitri e vështroi mirë e ngulazi, ndërsa Vili Tare murmuriti diçka, lëshoi... nguloi, këpucët përdhe. Në këto çaste, Dhimitri ruajti gjakftohtësinë dhe i ktheu shpinën, u largua. Besimi dhe bindja e tij ishte në kundërshtim me Dhimitrin, përderisa koha e romantizmit kishte perënduar njëherë e përgjithmonë, ndaj qytetit dhe qytetarëve ishin disi ireal, anakronikë. Por, prapëseprapë ishte një amulli kohe (lufte) jo pastër, qyteti largohej prej tij, duke e vënë përballë sitën e padukshme etj. Kështu, flakja, përplasja e tyre ishte e ndryshme, saqë duhej vetëm një fije e shkrepëse për ta ndez zjarrin. Nga kjo sagë edhe Irena pati një zell trishtues në vete ndaj burrit të saj Leonardit, i cili me zë të lodhur e të frikshëm iu përgjigj Irenës, duke thënë: ‘kush kërkon të ëmblën prej Vili Tare, duhet të duroj të hidhurën’. Më këtë dimenzionalizëm Turtulli, jo vetëm që ka përshkruar aq bukur ngjarjen, këtë sagë, por edhe e zdrukthuroi si një zdrukthëtar i artit. Dhe jo vetëm kaq, por Turtulli është edhe një filozof i kohës së re, posmoderne. Vepra e tij "Zëra në humbëtirë" është një vepër e shquar në historinë e letërsisë sonë kombëtare, ku ndër të tjera gjejmë edhe fjalinë: "Jeta është një libër, s'ka ligje të harruara në gur...."

Sikurse në pjesën e parë nga romani "Zëra në Lavjerrës " ashtu edhe në romanin e dytë "Zëra në Humbëtirë ", shkrimtari Turtulli, në letra shqipe na vjen si një shkrimtar modern, që të kujton shkrimtarin amerikan Drajzer me romanin e tij "Një tragjedi amerikane", i cili përshkruan jetën apo sagën e një personazhi Klajdi, ku dallimi është se Drajzeri e përshkruan jetën e dashurisë apo konservatorizmin e Klajdit, gjykimin e tij mbi dashurinë, i cili e përfundon tragjikisht në Liqenin e 13 – të, ndërsa Turtulli, ngjarjen e sagës në Shqipëri e përshkruan në aspektin politik e historik. Turtulli me romanin e ri "Zërat në humbëtirë ", para lexuesve na vjen me një sagë