top of page

Jetë në gojëra nëpërkash

Updated: Mar 17, 2024





Prof. Dr. Fatmir Terziu


Në këtë vend disa vite më parë kishin mbretërinë e tyre nëpërkat. Ndoshta edhe zhurmërrat e mallkimet e kazmave mbi gurë e shtuf gjatë ndërtimit të transheve me punë vullnetare për të mbrojtur Shqipërinë nga armiku janë harruar, por zërrat e rrinj nga dogana midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në afërsi të kësaj pike duket se janë ajo që i mungonte një zone të tërë. Është kalimi doganor midis Vërnicës dhe Xhepishtit ai që ka shtuar idenë dhe ka sjellë në vëmendje dhe këtë investim nga Ylber Kamberaj, një djalë modest i lindur dhe rritur në Trebisht, në rininë e tij. Ndërsa emigrimi dhe paratë e mbledhura me djersën e ballit nga bizneset e tij "autoshkolla" e vunë në lëvizje mendimin e tij dhe e bënë realitet. Ai tashmë ka ngritur një kulinari tipike të thjeshtë nën përkujdesjen e Spiro Markut, dhe në një godinë të këndshme aty ai mbledh rininë dhe djemtë e Trebishtit dhe fshatrave përreth e gjejnë qetësinë mbas përkushtimeve të shumta të përditësisë. Aty ai ka ngritur dhe një pishinë të vogël dhe mjedisin përreth e ka bërë të këndshëm. Ideja e tij nisi modeste, guximtare, por është dhe mbetet shumë premtuese. Është e prekshme dhe mjaft domethënëse për atë që i dhemb Atdheu, vendlindja, mjedisi që duhet bërë i aftë për jetën ashtu sikurse e menduan dhe e dëshironin të parët.



Tashmë aty ka jetë, ka mundësi të reja dhe ndoshta pse jo për një qytetërim të ri, si dikur kur kjo zonë vlonte dhe zgjonte e frymëzonte njerëz me vizione e talentë në të gjithë Atdheun e dashur, madje dhe në Botë. Sot le ta urojmë dhe të kthejmë heshtjen për këtë investim një zë më lart, në zyra e Qeveri, në mjediset ku kërkohen modele për të rikthyer shqiptarët në vendlindje. Urimet më të mira! Ylber Kamberaj ka dhënë e ka bërë jetë në gojë nëpërkash. Në vendin tashmë që të gjithë e kanë zili. Ka bërë një mrekulli!



261 views2 comments

2 Comments


Eshref Ymeri
Eshref Ymeri
Apr 25, 2021

I dashur Ylber,

Nga ky parashtrim i shkëlqyer që ka bërë për biznesin tuaj miku im i nderuar, Prof.dr. Fatmir Terziu, një figurë e shquar e Diasporës sonë në Perëndimin evropian, mësova me shumë kënaqësi se çfarë mrekullie keni ngritur në strehën e dikurshme të nepërkave. Biznesi juaj dëshmon më së miri se çfarë kënaqësie të madhe ndien njeriu nga puna plot përkushtim dhe nga dashuria për Atdheun e vet. Unë jam vlonjat, por për Dibrën ushqej një dashamirësi të veçantë se shoqen e jetës e kam dibrane. Prandaj mund të qëllojë që kur të kthehem në Atdhe, të vij me time zonjë për një vizitë në mjediset e biznesit tuaj. Do të ishte kënaqësi e veçantë për mua të…

Like

Ylber Kamberaj

Flm shume profesor Dr Fatmir Terziu nuk kam cfare te shtoje i thene krejt flm edhe njehere respekte pa fund

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page