
Agimi i roztë është kreshpëruar
Dielli në shtrat, raketë
Lule të vrazhda
Gurë të lotuar
I hidhur jam dhe vet
Jetë e egër me sy të gjëmbtë
Rreth globit merimangë
Loti pa peshë
Dhe në të dhëmbtë
Nga syri përton të dale.
Ruazë e gjakut, sterilizuar
I shterptë emocioni
Pa mitër dashuria
Vëllai i huaj
Dhe UFO të ngjan gjitoni.
Atomi i kohës është paraja
Shpërfillja kushton si lirë
Liria një ujk i tërbuar
Që s’njeh më kufijtë e saja
Kulturën përtyp me dëshirë.
Thelbi i jetës vetëm fasada
Ndër rreshta servilizmi
Jetë e egër e dëshpëruar
Që për vesin do dekorata
Dhe urrejtjes, jastëk bekimi.
Po ku je Krisht i vonuar?!
S’mjafton vetëm në Pashkë
Jetë e egër e kryqëzuar
Dy mijë vjet na ke munguar
Me djallin flemë bashkë.
Jetë e egër vëlla, jetë e egër!
Është hënë e brezit të gënjyer
Duro shpirt i djegur
Sa të ruhen gurët me mjekër
Portat të puthin mallin e rikthyer.