JEMI KOCKA E SHQIPËRISË
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 9, 2023
- 1 min read

Vullnet Mato
Ne jemi kocka e Shqipërisë, çdo ditë i kërkojmë qeverisë, por asnjë qeveri nuk na jep, djersën që na takon në jetë!...
Ne jemi gardistët e aksionit, me lëmoshën e pensionit, luftuam, punuam për Atdhe, por askush nuk pyet për ne...
Ngritëm diga hidrocentralesh, thamë kudo këneta moçalesh, Ndërtuam çdo uzinë e kombinat, mbetem me kotheren thatë.... Lamë kockat, për bunkerë prite, të ruante kokën byroja politike, për të shkruar vepra marksiste, na ushqejnë, me qindarka liste... Politikanët e të gjithë spektrit, me urrejtje trashëgim nga të vjetrit, kërkojnë kokën nga kundërshtari, të na çojnë, të mjerë te varri...
Paguhet deputeti i parlamentit, me rrogën e madhe të mbretit, bën në Dubai, qejfin e rrufjanit, ne lëpijmë pjatat e porcelanit...
Na ushqejnë me premtime kote, do hamë dhe ne pensione bote, thonë do na çojnë në Evropë, ne po shkojmë çdo ditë në gropë...
Sa tulla kanë pallatet e Shqipërisë, aq bukë na takojnë ne, pleqërisë, por asnjë qeveri, nuk po na jep, djersën që na takon në këtë jetë!...
Comments