top of page

Jeeeeeetë...


Ledri Kurti

Duam jeeeetë!

Po, Duam Jetë!

Duam Frymën e Saj!

Kush e Pengoi Çeljen e Luleve?

Kush Gjetheve 

ua Mori Të Gjelbrën?

Kush Tokës...Ia ndali, 

Rrahjet e Zemrës?

Kush?


Pse, Duhet t'a Kërkojm@

Ai Vetë, 

Të dalë Jashtë! 

Është Antiheroi i Vërtetë,

 i Këtij Dimri Jete, 

Si Vuajtja, 

e Lashtë!


Jeta, S' Është Më, 

E Padukshmja,

Është Jashtë!

U Tremb Jeta, 

Tkurret,

E Ngrirë, Acar!

Njeriu, 

Brenda Vetes,

si Kurrë më Parë!


E Padukshmja, 

Zgërdhihet,

Përbindshëm,

E Vogël,

Sa një Oqean!

Kush e Thau Jetën?

Apo, Të gjithë Bashkë?


Mjegullat e frikshme,

Kur, ia ngjishnim Qiellit,

Mëkatet e Përbindshme,

Kur, ia Shtonim Tokës,

në Emër,

Të Shpejtësisë së Kohës... 


Dhe KOHA U NDAL!


Duke ecur në të përpjetë,

Pa i hedhur Sytë nga Qielli,

Aspak, 

Nga Supersonik e Super speed,

E PaDukshmja Mjaftoi,

Të Ndalë...

Çdo Vrap!


E Etja për t'Harruar Jetën, 

Jetën vetë, 

Sot e ka Tharë...

Ku Është Jeta?

Njerëzit, 

Ku janë???


Do Mundet dhe Ky Dimër,

E Do Mësojë të Ndalë, 

Si i Mbrapshtë që Erdhi,

E Kryeneç pa Cak...


Fustani i pranverës,

Me Aromë Qielli të Pastër,  

Larë,

Po Vjen i Qendisur...

me Petale,

Shpirtërash,

Të Bardhë...!


Po!

Do Jemi, 

MirëseArdhja e Saj!


                        25 Mars 2020



 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page