Jargët e "kërmillit"
Tregim
Nga Përparim Hysi
Nëse shihni që fjalën"kërmill" e kam futur në thonjëza,se është një metaforë. Nuk është fjala për atë kërmillin që bën pjesë në"familjen e butakëve",por është një frymor me dy këmbë.E kam shkruar me gërmë të vogël,se edhe si metaforë nuk meriton t'i shkruhet me gërmë të madhe.
Këtë lloj "kërmilli" e njoha në vitin 1964,kur,ngaqë isha me"ftomë në biografi", më trasferuan 60 km larg shtëpisë,sado që kisha 5-vjet në arsim dhe isha bërë dhe me fëmijë. Doli kuadri në gusht dhe m'u lakua emri për në atë fshat të largët, në kufi me fshatrat e Tepelenës.Qeshë aq afër me fshatin Krahës të Tepelenës,sa,po të zgjasja krahët nga këtu ku fillova punë,mund të kapja prej flokësh cilindo prej banorëve të fshatit. Syri vigjilent i partisë kish menduar si e si të më"qante"hallin" mua,familjarit, se, sa qeshë pa martuar,për 5-vjet punova 25 km larg. Më çuan atje jo se mungonin mësuesët,por për"punë të mirë",gjjasme. Kuptohet do kthehesha vetëm të shtunave mbasdite dhe të dielën,qysh në mëngjes, do rinisesha,se të hënën kisha mësim. Qe një"valle e vështirë",por po e kërceja sipas"melodisë:kërcen prifti nga belaja". Qe një kolektiv i gjithë mashkullor, me përjashtim të një mësueseje të martuar me një kolegun tonë. Të gjithë qenë vendas dhe unë vetëm jabanxhi. Drejtori qe më i zi nga shpirti se sa kish fytyrën. Duket kish marrë porosi"exktra" për mua dhe,sikur në krahë ta mbaja,veç kollitej. Sidoqoftë,ishte koha që derrit duhet t'i thoshe dajë,po unë nuk e haja dot atë"lloj kulaçi". Epo bëja mësimin, flija ku mund(nga një shtëpi tek tjetra) dhe mezi prisja të shtunën që,me të mbaruar mësimin,t'u jepja këmbëve(doja një orë e ca që të mbrrija në xhade) dhe atje,tek pika e shitjes së biletave të agjensisë,të prisja biletë,për të pritur "Saurelat" që vinin të ngarkuar me qymyr nga Memaliaj. Ndodhte që ndonjë shofer o s'kish vend,o nuk donte(nuk e kish detyrim) që të më linte atje,në rrugë të madhe. Dhe kam fjetur natën tek mullarët e fshatit. Vajtjen në shtëpi e kisha të domosdoshme,se do lahesha dhe do ndërrohesha. Po kush donte t'ia dinte? U gëdhiva aty dhe nuk vazhdova për shtëpi,se nuk më premtonte koha. Po ku ta dija unë se ç'këmborë do tundeshin për mua?
* * *
Qe nëntor i vitit 1964 dhe ka qenë ditë e shtunë.,Sa mbrrita në shkollë(kisha fjetur,me sa mbaj mend në Gadurovë), pashë një lëvizje gjallëruese nga kolegët. Të parin që pyeta se ç'është ky mobilizim kaq i madh, ma priti:-Po vjen inspektori,shoku X...! Mua as ma bënte syri"tërr" nga cilido inspektor,se bëj mësimin dhe ku të kam parë. Aha,- më thotë kolegu,- ore je në metro apo jo? Po ky të bën gjëmën! E gjeti filan mësues që kish hipur në një lis ku varej një hardhi me rrush dhe mend i theu krahun.Nuk është si të tjerët dhe është vëllai i Heroit të popullit. Epo qoftë shëndosh,- thashë unë që nuk ma bënte syri"tërr. Thashë kështu,po ky që"të thyente krahun" kish ardhur enkas për mua. Pa më pyetur se kush jam apo nga jam,bashkë me drejtorin më erdhën për kontroll.Kisha Lexim letrar me klasën e shtatë dhe,siç më kujtohet dhe sot,ishte ajo poezia për Enver Hoxhë,se më kujtohet ai vargu"... nëna i dha bukë me dhallë". Duket hyra në lëkurën e DRITERO AGOLLIT,dhe kontrolluesit mbetën të kënaqur. Epo shyqyr, ngushëllova veten. Mezi pres sa të mbarojë dhe ora e katërt e mësimit,se,si e shtunë, vrap e për në shtëpi. Po i kisha bërë hesapet,pa e pyeur hanxhinë. Sa mbaroi ora e katërt,kur mësuesi dezhurn tha në personel:- Me urdhër të inspektorit,në ora tre mbasdite është mbledhja e Këshillit pedagogjik. Ndërkaq,pashë që në drejtori ku ishte dhe inspektori,hyri një mësues me një tepsi ku ishte një pulë pjekur me oris, një shishe raki dhe një kg rrush. Epo të"lodhur" si drejtori dhe ca më shumë inspektori. Mbasi u "mballosën" mirë e mirë, pashë inpektorin që i bëri zë një kolegu. Ky më përpara doli se sa hyri.Hyri duarbosh dhe doli me tepsinë ku"më kishin lënë "gjasme" pjesën mua ,jabanxhiut. Ktheje,- i thashë atje ku e more,- se jam i ngopur.Inati më kish hipur në majë të hundës,por e përmbajta veten. Inspektori nuk mund të duronte që t'i ktheja"të mbeturat" e tij si"darovë" për mua dhe dha ballë,së bashku me drejtorin,në sallë të personelit. Sa hyri në sallë,iu drejtova:-Shoku inspektor sa na thanë për mbledhje në ora 3.oo mbasdite dhe sot është e shtunë,unë banoj 60-km larg dhe duhet të vete patjetër në shtëpi. Jam dakord me të gjitha që do thuhen për mua në mbledhje.
-Jo,more, na mbushe mendjen. Qenke larg,ë? Ti do qëndrosh qoftë dhe me një këmbë në mbledhje dhe në shtëpi do të shkosh kur ta shoh unë dhe ky(ishte fjala për drejorin) të arsyeshme,se nuk të kemi sjellë këtu për burrë të mirë. Ndërkaq,pashë drejtorin që të krekosej si maçoku në thekër.Tërë jetës kam patur nevojë për fre dhe jo për shtyrje. Tek e shihja ashtu të shëmtuar si një fytyrë shimpaze dhe me flokët gjemb si iriqi,inspektorin,aty për aty,mendova.që në fytyrë duket që është mynxyrrë.Dhe shpërtheva:-Ore fytyrë shimpaze tek ju do të marrë dorën se kur iki,apo prisja të haja ato lëtyrat që le në tepsi! (tepsinë me"teprica" e kishin sjellë në personel).SE do ta ngre atë tepsinë dhe të ta përplas surratit ty dhe këtij"bishtos" që ke në krah.(Inspektori qe i gjatë,drejtori i shkurtër),
Të dyve juve kurrë mos jua pafsha surratin.Ditën e mirë,u thashë shokëve.U hipa këmbëve dhe.. * * *
Dhe dardha kot nuk thonë që e ka bishtin prapa. Unë nuk u ktheva më në atë shkollë se ika të kryeja shërbimin ushtarak Shërbeva në ushtri deri në dhjetor të vitit 1967:tri vjet e dy javë. Në janar 1968 u paraqita në seksion të arsimit dhe mora emërimin në shkollën 8-vjeçare PETOVË. Petova jo vetëm është fshati im,por është dy km larg shtëpisë ku banoja. Natyrshëm,që u gëzova unë dhe krejt familja. Semestri i dytë fillonte më 12 janar(në 11 janar qe Dita e Republikës) dhe,ndërsa prisja të hyja në mësim,befas më thërret drejtori që më kërkonin në Seksion të Arsimit. Shefi i arsimit e kish zyrën në kat të dytë tek ajo ndërtesa dy katëshe (ish e Abaz Këlcyrës) dhe,sa trokita atje,pashë që më prisnin. Në vend të shefit,foli sekretarja e Komitetit Ekzekutiv:-Je i papërshtatshëm në arsim.E njeh veten kush je?E kish fjalën për biografinë time:me xhaxha të pushkatuar me grupin e deputetëve në vitin 1948 dhe me gjyshin nga nëna,kulak. I kam shënuar në formularin që kam dorëzuar,-u mbrojta unë, Por ajo: "Kur të lodhesh në kazëm,ktheu me shtatë!!! Dhe mend bëri "orgazëm" nga kënaqësia. Gëzimi që do filloja punë afër shtëpisë, më doli nga hundët. Jepja e merja se nga erdhi kjo rrufe për së kthjellti dhe nuk e gjeja dot. Fillova odiesenë e ankesave, por qenë daulle në vesh të shurdhit. Deri në kryeministri më tallnin: nuk e urdhërojmë dot Fierin,ata e dinë. Tri muaj pa punë,poshtë e lart dhe,së fundi,i shkrova EnverHoxhës duke i treguar,në vija të"trasha" se ç'më kish gjetur. Për fatin tim të mirë,letraime ra në dorën e tij dhe ai jo vetëm më ktheu në arsim,por më ktheu në fshatin tim,PETOVË ku punova 25-vjet.
* * *
As do t'u lodhja me këtë histori,sikur mos kish lidhje me këtë"kërmilin" metaforik. Si me"kockë partie" ai bëri karrierë. Jo vetëm qe bërë sekretar në komitetin e partisë,por mbulonte dhe arsimin.Kish ndodhur si me atë batutën e një filmi me sigurim:"I çali të kujton dhe nuk të harron".Po si mund të më harronte,vallë,kur"portat ekarrierës" së tij ishin hapur me dykanata? Dhe jo vetëm kaq.Kisha rifilluar punë në arsim dhe më duhej një vërtetim për shtesë rroge sipas vjetërsisë.Shkova në kuadër dhe,ngaqë shefi i kuadrit nuk ishte,ma dha me shkrimdore,inspektorja e kuadrit. Qe bashkëshortja e"kërmilit",e cila,nga shitse buke përfundoi këtu: ma shkroi ashtu siç ia diktova unë dhe për fjalën"Fier" që ka katër gërma,e shkroi me pesë gërma dhe me katër gabime: më ndiqni:"fJeRë"!!! Po ku vihen re ato gabimet e shokëve të partisë? Se ku lexova një setencë që i rri për shtatë këtij"kërmilit":-Do të bëjë karrierë,se nuk ka ndërgjegje! Dhe mos u çudisni.I ngjiti shkallët si dy nga dy,se befas, partia po rrezikohej jo vetëm nga armiqtë e jashtëm,por dhe brenda gjirit të partisë. Po kush më shumë se ky ish në gjendje jo vetëm t'i zbulonte,por dhe t'i asgjësonte armiqtë e partisë? E sakatoi një organizatë partie(natyrshëm,kokat) në një fshat ku kish lerë dhe kish vilë ish ministri i luftës,në kohën e monarkisë,Xhemal Aranitasi. Dhe ashtu si çeliku që në zjarr provohet,befas u bë si famkeqi kryehetues Nevzat Haznedari!!! Puplat e partisë iu bënë krahë dhe mjerë ata që ranë në dorë të këtij sadisti të pamëshirë. Ndaj,kur erdh demokracia,jo vetëm i vunë prangat,por dhe kaskën mbi kokë në burg,se e priste dënimi kapital. Nuk ndodhi dhe doli, e pashë një ditë në një rrugë të Tiranës. I shkonin jargë nga goja si të një"epileptiku" dhe mezi i hidhte çapat.Kush nuk e njeh,tek e sheh si të gjallë të pakallur,domosdo,do thotë: i shkreti! Dhe kush e njeh si unë apo ca më shume se sa unë nuk ndjejnë fare keqardhje.Por jo vetëm nuk ka qenë i vetmi,por askujt nuk i hyri një gjemb në këmbë. Tek e mbyll, nuk rri pa kujtuar ish-të burgosurin politik,mikun tim të ndjerë RESHAT KRIPA. I them:-Ore Reshat pse s'më thuaj a ka ndonjëhetues që është dënuar për torturat që u kanë bërë dhe ai,shpirtmadh siç qe,më tha:- Janë bërë avokatër dhe disa marrin dhe guximin gjasme të mbrojnë të drejtat tona. Më tej,nuk kam se ç'shtoj.
Tiranë,24 nëntor 2023
Opmerkingen