top of page

Janaq Pani: E KU TJETËR...?


  1. DHIMBJA E PROMETEUT


E lidhën Prometeun me vargonj

në lartësinë e malit te një shkëmb,

një shkabë i hap plagët me çaponj

po shpirti i tij për tjetër gjë i dhëmb.

Ata vargonj dosido nuk ishin

vetë Zoti i rrahu në kudhër,

dhe shkaba që i çapëlon mishin

nga Zoti në Olimp ka marrë urdhër...


  1. E KU TJETËR...?


I veshi brigjet me dritë kjo hënë

e sonte dritaren time do ndrisë,

e hodha në letër fjalë që më mbetën pa thënë

me dëshirën për diku jam duke i nisë,

e ku tjetër?... Te prehri i ëmbël i dashurisë...


  1. MËKATI


Vallzojnë tufë tulipanët në park

po një i dashuruar këtë mbrëmje

nuk i mjaftoi t'i soditë nga larg,

e këput njerin e i shkakton dhëmbje

e ngutet mikeshës t'ia bëjë dhuratë

e në mend s'i shkoi se bëri mëkat...


  1. SA HERË


Sa herë m'i hedh sytë e tu mitarë

a e ndjen që bëhem gaz e shend?

e shpirti, jo nuk ndjen të tharë

mbas bukurive një jetë po rend...

 
 
 

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page