top of page

Janaq Pani: DIALOG I NJË NXËNËSI ME  MËSUESIN E TIJ



Sipas rrëfimit të Mikut A.K



Në një nga ditët, nxënësi çapkën

në provë po ve të mësuesit dijet,

një flutur krahëshkruar ka zënë

në pëllëmbë fshehur me ngut e bie.


"A është gjallë çka në dorë mbaj?"-

ka për të pyetur mësuesin,

në se po do i gjegjej, fëmija pastaj

do e vdiste fluturën, duke mbyllur grushtin.


- Mësues, e gjeni ç'mbaj në grushtin tim?

- Ti mban shpirtën tënd!- iu gjegj plot gëzim.

Më tej nxënësi e pyet: - Vallë,

ky shpirt ka vdekur a është i gjallë?


I ledhatoi kryet butë e mësuesi i tha:

"Nga duart e tua, djalë, varet gjithçka...!"

I përlotur nxënësi vetes i tha:

"Dhe fluturën një shpirt e mban në jetë

ngjajshëm me shpirtin që ka ai vetë..."

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page