Janë shprehur në vite...

Updated: Dec 11, 2020


Janë shprehur në vite për Fatmir Terziun:



„Ju kam zili zoti Fatmir. Si arrini të bëni një punë kaq të madhe dhe me një përkushtin që rrallë kush mund ta ketë. Ne, këtu në Shqipëri ju jemi mirënjohës për hapësirën që po i jepni kulturës shqiptare nëpër botë. Suksese, gjithmonë suksese! Jam i bindur se suksesin e keni arritur.“ (Kujtim Agalliu: E hënë, 22 Qershor 2009)



„I nderuar Fatmir, Edhe pse jam ende i sëmurë, gjallërohem nga perkushtimi juaj në të mirë të kulturës, letërsisë dhe gazetarisë Kombëtare. Fjalët e shumta janë "fukarallëk" thotë populli. Kur flet vepra s'ka nevojë për shumë fjalë. Urime, suksese dhe faleminderit për gjithçka bëni në të mirë të shiptarëve dhe Shqipërisë, brenda e jashtë atdheut!

(Skënder Hasko, E martë, 23 Qershor 2009)


„I nderuar Fatmir! Ndjek me interesim të përkohshmen

tuaj "Fjala e Lirë" dhe e vlerësoj si një ndihmesë të vyer në zhvillimin e publicistikës shqiptare jo vetëm në diasporë. Promovimi i 5 librave është një dëshmi tjetër e kësaj vepre në dritësim të krijimtarisë së përkushtuar në fushën e letrave shqipe! Urime! Suksese!“

(Hamit Boriçi, E martë, 23 Qershor 2009)



„Po bëheni model për ata që janë bashkë brenda vendit... por që nuk bëhen bashkë! Urime Fatmir dhe suksese!“

(Lindita Agolli, E martë, 23 Qershor 2009)




„I dashur Fatmir! Në emër të redaksisë së Revistës Letrare dhe Artistike "PEGASI", ju uroj nga

zemra për këtë veprimtari kaq të vlefshme, dëshmi se puna për ndriçimin e shqipes, me të gjitha bukuritë që ofron kjo mrekulli, nuk rresht kurrë. Të jesh i sigurtë, i dashur mik, se ne jemi aty, PRANË JUSH, si kolegë dhe miq, me mirënjohjen tonë dhe urimet e zemrës. Rrofshi që na bëni të lumtur dhe krenarë!“

(Grigor Jovani, E martë, 23 Qershor 2009)


VAZHDON...

42 views0 comments

Shkrimet e fundit