JAM NË "HALL" ?!!!
(poezi lirike)
Nga Përparim Hysi
Si MOISIU i HEBREJVE para "Detit të kuq"
Edhe unë kam rënë në hall
Paksa,ky"hall", mua më skuq
Se nuk është hall,po është mall.
Më ka zënë malli me një syshkruar
Dhe malli m'u kthye në "hall"
Se dihet që tani jam i moshuar
Dhe malli im,s'ka moral.
Jam si një anije e shpartalluar Që befas,në det, u godit nga cunami Më kupton veç kush është i dashuruar Dhe ju, të tjerët, mos më tallni! Sa pashë syshkruarën, më dolën "vidat", Se aq u mbusha me emocion Katandisa si një tren që del nga shinat Dhe nuk mbrrin dot në stacion.
Jo në stacionin ku hipin e zbresin udhëtarë Por në"stacionin e bukur të dashurisë" E them troç:- Jam i dashuruar Tani, në vërsë të pleqërisë. Se pak nuk jam,sa mbusha shtatëdhjetë e tetë vjeç Dhe më duket sikur kam hequr vite nga supet Për syshkruarën,enkas e shkrova këtë vjershë As që pyes fare nga turpet.
Tiranë,30 mars 2021
As i pari, as i fundit.ke plot shoke, qe shpesh i ze i njejti hall dhe u çvidhosen vidat, sidomos keto dit kur vjen pranvera dhe çelin lulet, por ata jane me "Namuz" dhe nuk e thone.Si tha kau plak: kur te me vije ngordhja me hidhni mbi trup lekuren e nje meshqerre te re!