
"Bëni dashuri dhe jo luftë"
SOLOMON (cikël me poezi) Nga Përparim Hysi Jam kundra luftës dhe jam i vendosur Mendimin për luftë,e quaj të dreqosur Nuk bën luftë një njeri mendjekthiellët Kush shkakton luftëra,më sjell të vjellët. Luftën s'e duan popujt,por i duan sundimtarët Luftën e duan diktatorët,i duan gjakatarët. Ata veç japin urdhëra dhe janë vampirë që duan gjak Është dramë e tmerrshme të bësh një luftë pa shkak. Është fare ndryshe,kur luftohet për liri Unë e lë vargun dhe kap pushkën tani. Jam ushtar që pushkën mbaj mbi sup Nëse sulmohet ATDHEU,nga supi nuk e heq.Nuk. 2. Zbriti kalit të luftës,Gospodin PUTIN! Ke shaluar kalin e luftës,gospodin PUTIN! Zbrit nga "kykalë" se do ndahesh me turp! Ke shtrirë panxhat e gjakosura mbi UKRAINË Ke për ta ngrënë kafshatën e humbjes me bukë. As RUSËT dhe as UKRAINASIT nuk duan luftë Historikisht,pothuajse,janë dy popuj miq Të ka hipur delli i marrëzisë,je kthyer në i paturp Dhe me marrëzinë tënde,do t'i kthesh në armiq. A mendon,ndopak, për vrasjet e viktimat Nga të dy anët,shkatërrime,alarm e panik? A nuk i dëgjon vallë ulërimat? Të gjitha janë pasojë e një njeriu cinik. Shkaktar i kësaj tragjedie je veç ti Si diktator kërkon që të pushtosh një vend të lirë UKRAINA do fitojë,se lufton për liri Dhe ti nga gjithë njerëzit do lakohesh si mynxyrrë. 3. Botës i kam thyer notën në sjellje. Dhe "FUQIVE të mëdha" dhe NATOS, U kam thyer"notën në sjellje" Në lidhje me luftën made in PUTIN! Nuk ndalet lufta,me nota, me mbledhje Por të gjithë,qysh dje, të ishin në UKRAINË. T'i thoshin njëzëri luftës"ndal" Jo me sllogane, banka a tuba gazsjellës. Nëse PUTINI do të kthehet në CAR, Me gjithë makinerinë e luftës,të ishin mbështetës. Një luftënxitësi duhet t'ia veshësh Që të dy këmbët në një këpucë Marrëzia e tij është pjellë përvesësh Dhe duhet frenuar dhe izoluar si i paturp. Vetëm në sulmin e parë,viktimat janë me trishifra Dhe paqa e bukur dhe e bardhë,u kris dhe u nxi. Shkatërrime,vrasje dhe viktima... e viktima Asnjë minutë më shumë.LUFTA duhet të ndalet tani! Tiranë,25 shkurt 2022
Comments