top of page

Jam impresionur nga studimi për gjuhën arvanitase


Jam impresionur nga studimi për gjuhën arvanitase

FATMIR MINGULI


Lexova punën e jashtë zakonëshme që keni bërë Arqile për studimin gjithë pasion e përkushtim të rrënjëve të gjuhës sonë amëtare, të kuptimit të toponimeve në trojet ilire, të mbështetur në një argumentim shkencor, llogjik dhe gjuhësor.

Vlerësoj shumë studimet në fushën e krijimtarisë poetike të shumë poetëve të shquar mjeshtëria e të cilve duket në brumin e shqipes, që e lartësojnë poezinë, e bëjnë më të këndëshme, jo vetëm përmes fjalës, por edhe përmes tingullit, melodisë,ngjyrës..

Ju me këtë rast keni dhënë një kontribut të çmuar për ne në këtë kohë boshllëku ku këto studime është i dukshëm, por edhe një rrugë të hapur për brezat e ardhëshëm!

Urime për punën dhe sakrificën në shërbim të kombit!

Shume mirë Arqile, rreth 90 % të referuesve i njoh nga afër dhe me bëhet qejfi për sa ata shkruajnë për veprën tënde. do të gjej kohë të përshtatshme e t'i shoh me vëmendje, do jemi në kontakt!

Mirmbrema Arqile! i hodha një sy librit…

’Trokas ne ligjerime" si dhe botimeve tuaja. të them të drejtën nuk kam pasur informacion për krijimtarinë tuaj. te libri 'Trokas me Ligjërimet..." më bën përshtypja e metodës analitike të përfshirjes së shumë problemeve brenda një teme.

Jam impresionaur nga studimi per gjuhën arvanitas.

Më duhet pak kohë që të reagoj edhe për temat e tjera si psh: "Frazeologjia në poezinë Çame" Poetet emigrante në Greqi' dhe patjeter studimi për Musine Kokalarin.

Ju falenderoj që më dhatë këtë kënaqëis tejet intelektuale.

Përsa i përket temës mbi gjuhën e arvanitësve kam objeksionet e mia, meqë jam marrë shumë në një libër që kam botuar me titullin 'Daniel Arnaut- simptoma të poezisë së shkruar shqipe në shek. XII-XIII"

Mua më ka pëlqyer konstatimi shkencor i Prof.Bardhosh Gaces, tepër konkret.

Ndjesë, miku im, përmbledhjet kishin ardhur që në tetor, por kompjuteri i kishte futur tek junk. Këto ditë pata mundësi t’i shoh.

Çmoj sidomos guximin për të kontribuar edhe në kritikën letrare, madje edhe në gjuhësi.

Suksese e qofsh mirë!!!

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page