top of page

Jam grua!


Gjethnojnë stinët e bardha hanore, ku mbaron dhe fillon liria, n'pranga, dëbuar në yllna të djegur, prej mallit të dashnisë s'egër.

Jam grue!

Kuajt e fatit janë hordhi, që kryqëzojnë fatet e mia, prej puthjes së burrit, kam mbetur akoma, një gjallesë e vockël, që mua liria më gëlltitka... ma gëlltit helmin e fundit me miligramë, si një Lilotë, kur kokën mbështes në prehna t'huej, për të gjetur ëndërrat e humbura, n'errsina t'shpirtit tim, me melodi t'thyem.

Asht liria ime, jo xhindi i dalë prej llambës Aladinit, se nuk ta fal o burrë bastart, nuk e gdhend shpirtin n'lëkurë ahesh, ku plagon era trishtimet e mia.

Jam grua e lirë! Jam grua ulkonjë! Jam grua eternike!

...se kam kaluar të nantë ferrat bashkë, kur Dantia u thinj, në Purgator, se akoma jam fëmijë që vrapoj mbi gjethet e vjeshtës...

Jam grue! Jam gru! Jam grua!

14 views0 comments

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page