Jam ftuar të marr pjesë në “Pagëzimin e zogjve“...


Jam ftuar të marr pjesë në “Pagëzimin e zogjve,“të shëtisë tek “Eliksiri i gurit“[1]

NGA ARQILE V GJATA

Përmbledhje:

Jam ftuar të marr pjesë në “ Pagëzimin e zogjve “... të shëtisë nëpër“ Eliksiri i gurit“ të poetit Niko Kacalidha.

Janë dy vëllime poetike të Niko Kacalidha{“ Mjeshtër I Madh“}[2]

Niko Kacalidha është poet “lirik i buruar”.

Shkrimtari,Poeti ynë Niko Kacalidha është krjues në dy gjuhë, Shqip dhe Greqisht.

Në parathënien e librit poetik “Pagzimi i zogjve”{është pjesë e Kolonës me numrin-9 nga Shtëpia Botuese TOENA} Shkrimtari Ismail Kadare thotë:

-“ Poezia e tij{Niko Kacalidha} po aq sa rrugëtimi i tij njerëzor, bëjnë pjesë në historinë e re , asaj që i përket e ardhmja të gadishullit ballkanik “[3]

N.Kacalidha është poet madhor, me një poezi metaforike surrealiste me vlera për poezinë moderne shqipe.

Poeti ynë fisnik i admiruar ua ka për nder zogjve...sepse:

_” Mua më shpëtuan zogjtë se do të vdisja i virgjër në suecidin e hënës varur në shpellën e Polifenit me litarin e jaseminit, në altaret dimëror të borës ndanë tempujve e busteve të drurëve dhe pikëllimit kaq fisnik të borsit “,po aty ,f10[4]

Në vëllimin poetik “ Pagëzimi i zogjve“ gjendemi në oazin e një gravure të mrekullueshme si prozë poetike(45 gravura të punuara me fantazi, të shëndetshme, me ngjyra, si skulptura në një galeri artore, aq dhe të çuditshme për mesazhet, si shtresime filozofike të pikturuara me një gjuhë letrare të mbushur me shpirtëra, me bukurinë e metaforave dhe ideime,

si përshembull....f,13, 17[5]

“ Malet bronzore kruanin kurrizin në dëllinjat e reve dhe as paraguset e mjegullave.

Erdhi mbrëmja dhe erdhi agullimi dhe jargavani betohej në bebëzen e zogjve:” Për kokën e zogjve”

“Përtej ishin detet me hieroglifet e gjinjve në shpellat e abatrosit[6]

Qarkullimi i ideve frymëzuese është realitet në poezinë e Kacalidhës se,

Shpirti është i fshehur

në shpirtin e guri e të drurit

në ashpirtin e erës, e në shpirtin e zogjve.

Gjithëçka janë shpikje të poetit.

Autori me entusiazmin e vet, me ato që na thotë, ai i shfaq lexuesit ndjenjat e veta intime, të këndëshme dhe të përzegjedhura me fjalor shumë të pasur:

-”Zogjtë panë në kumin e detit brumësinë e vajzave që putheshin në brigje.

Pulitën sytë e virgjërisë dhe nga rrënqethja çeli jasemini i gjirit

Kurdisen kodet dedokafonisë...

Nga sytë e kapluar të profecive lindin dashuritë e zogjve

Kori i zogjve nis kreshedon korale ndanë gurrave.”,[7]

Në poezinë “ Golgota e gjinjve” përqafohemi me ndjesi dashurije...