top of page

Ja, të shohësh! Do qethem?!



                   Tregim Nga   Përparim    Hysi

  As që do e shkruaja këtë tregim që e kam të jetuar. Po erdhi momenti që ta shkruaj. NJë mik, dashamir i kulturës, më kërkonte një mendim për prishjen e godinës së TEATRIT KOMBËTAR dhe unë, ngaqë tërë jetës nxënësve nuk u  mbaja leksion, po pranëvija shembuj të gjashëm duke kërkuar nga ata një mendim të përafërt për qëllimin që do arrija në mësim. Pa modesti të rreme, në orën e mësimit tim,rreth 90% e nxënësve, ishin në gjendje të përgjigjeshin pozitivisht mësimit të zhvilluar. Dhe sa për një përgjigje mikut, po filloj të tregoj...

                                                       *     *     * Pas viteve '80-të, në kohën e diktaturës, kur socializim gadhnjimtar çante me guxim blokadën imperialisto-revizioniste,varfëria ishte bërë tronditëse. Në  dyqanet e fshatrave binte miu dhe thyente kokën dhe, rrjedhimisht,edhe higjiena vetiake,por dhe kolektive linte për të mëshiruar. Të gjeje në iks dyqan me artikuj të përzier një sapun  Rrogozhine (bënte 15 lek të vjetra), zëre se kishe blerë një parfum francez apo nga ato parfumet italiane të "Dolçe Gabano". Shkolla jonë  qe e madhe me mbi 30 personel dhe gati 600 nxënës. Një pjesë e nxënësve qenë nga komuniteti "arixhinj"(sot egjiptian) dhe ca nga varfëria dhe ca nga papastërtia,plasën parazitët. U vendos që gjysmë ore para mësimit, mësuesset të kontrolonin nxënëset femra për parazitë dhe jo vetëm kaq: të bënin dezifektimin e tyre me "Dititi" Ky veprim u bë i detyruar dhe, të shkretat "vajza"(disa goxha të rritura), me turp të madh qendronin në orë e mësimit me atë pluhurin e bardhë të ilaçit që dukeshin si të lyera me gëlqere dhe të mbyste nga një erë e keqe. Torturë më vete. Për djemtë,qe ndryshe. Djemtë që tëgjithë i qethnim zero,si ushtarët. E kishim thirrur berberin dhe ai, si të thuash, gjeti shtëpinë e priftit. Për një javë e ngriti berberanën tay, para shkollës. Do pyesni:- A ishte e drejtë një qethje e tillë alla-ushtarakshe? Natyrisht, që nuk ishte, por një e keqe e domsoshme. Djemtë,ata të klasës së tetë që ishin më të rritur, nuk e pritën mirë. Por urdhëri qe i prerë. Ndërsa beberi vazhdonte punën, kur tak doli "kryengritësi".. Ky qe GJOLEKA ( jo ai nga KUÇI i historisë),por nxënësi im i klasës së tetë  (me origjinë edhe ky nga Tepelena.Epo  kot nuk thonë që gjaku nuk bëhet ujë). -Profesor,- më tha berberi,- ky nuk  dëgjon të qethet. Jo vetëm kaq, por Gjoleka e kërcënonte berberin:-Merr veglat dhe zhduku! Dhe qe i fuqishëm GJOLEKA dhe, po t'i hidhej në kokë berberit, e vinte poshtë. -Hajde këtu!- e urdhërova. Erdhi dhe më shihte në sy. -Hip në karrike dhe,siç bëri prifti që thonë kërceu nga belaja,Gjoleka tërë vrer hipi në karrike. -Qethe,- i thashë beberit! Qëndrova tek koka,deri sa ia bën kokën zero. Kur zbriti, Gjoleka, i  bërë tym, tha:- Ja, të shohësh! Do qethem?  Humbi mes turmës që e priti me të qeshur.                                                  *      *      * Gjoleka u bë burrë (tani është gjysh),por unë,kur e pashë një ditë me nusen, tërë shpoti, i thashë":-Ja, të shohësh! Do qethem? Epo ti, profesor,- më tha,- njëherë nuk i le shakatë.

E sa për TEATRIN,nuk di pse më gjan me kokën e qethur të GJOLEKËS.

                                   Tiranë,28 maj 2020

30 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page