Ja pse deklaron Lulzim Basha se nuk ka kthim pas


Nga Skënder Sadri KAPITI Duhet më shumë që të sqarohen dhe të mësojnë edhe ata të cilët janë larg e jashtë vëndit dhe që nuk e prekin dhe as nuk e njohin mirë realitetin dhe as burimin dhe as shkaqet e keqrrjedhjes dhe keqzhvillimet e ngjarjeve në Shqipëri, nuk i njohin mirë as faktorët, as aktorët e as autorët e tyre, të cilët janë shkaktarët e prapambetjes zhvillimore, demokratike, ligjore dhe integruese të Shqipërisë. Ja pse deklaron Lulzim Basha se nuk ka kthim prapa. Lukzim Basha deklarohet se nuk ka kthim pas: “…Por dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë, në interesin më të mirë të së nesërmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe për këtë arsye ne së bashku me të gjithë shqiptarët që me zi po presim ndryshimin, do të bëjmë gjithçka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim. Nuk ka kthim pas!”, tha ai. Kjo deklaratë e tij është në përputhje të plotë me atë se cfarë ka shkruar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë : “30 vjet që kur Shqipëria u çlirua nga diktatura komuniste. 30 vjet tranzicion. Koha për të zgjedhur përsëri: Ndryshim apo ngecje? Luftoni për brezin e ardhshëm apo mbroni fantazmat? E ardhmja apo e shkuara? Le të shikojmë drejt së ardhmes. Amerika dhe Shqipëria do të bëjnë së bashku," shkruan ambasadorja amerikane. Pra, Basha thotë se nuk ka kthim pas,pra nuk ka bllokim e as ngecje, kërkohet ndryshimi dhe shkuarja drejt të ardhmes, dhe se Amerika dhe Shqipëria do ecin përparë drejt së ardhmes së bashku. Dhe me këto janë të gjithë demokratët së pari, ashtu si dhe të gjithë shqiptarët. Partia Demokratike që nga themelimi i saj ka qenë dhe vazhdon të jetë aleate e SHBA-ve. Partinë Demokratike e mbështetën fuqishëm SHBA-të në vitet e rënies dhe të pas rënies së komunizmit, duke mosnjohur zgjedhjet e vitit 1991 të fituara nga social-komunistët e Partisë Socialiste gjë që mundësoi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në vitin 1992 ku PD fitoi thelllë.Mirëpo fatkeqësisht Sali Berisha e shndërroi PD-në më pastaj në një parti autokratike,duke e trajtuar atë si pronë të tij personale. Ai shumë shpejt pas 6 pas muajsh pas fitores ne zgjedhjet parlamentare të vitit 1991 Berisha humbi zgjedhjet lokale, dhe n