top of page

JA MORA KRAHËT DALLËNDYSHES


Xhavit Gasa


Kur mora rrugën e kurbetit

nuk ja vura çelsat shtëpisë,

dyer e dritare i lashë çelur,

do të kthehem prap një ditë!


E fsheha brenda zemrës lotin,

buzëqeshjen bëra syth të fjetur,

brenda shpirtit ta mbaj ngrohur,

mos ta thajë dimri i kurbetit!


Ja mora krahët dallëndyshes,

fluturova larg mbi male e detra,

kudo mban gjallë malli vendlindjes,

më presin trojet pa çelës te dera!


Në botën e stërmadhe nuk gjeta,

bukurinë e pragut të shtëpisë time,

parqet plot lule më duken të shkreta,

sythi fjetur në shpirt pret vendlindjen!


Po i bie botës rreth për rreth,

për vistet e mia zemra më rreh,

te foleja ime do të kthehem,

aty ku linda dua të tretem!


@Xhavit Gasa



Komentáře


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page