ITHTARËT E “GJYSMË GOTAVE”


Fahri Dahri

“Një këmishë që e vesh për vete, dhuroja kujtdo qoftë pa hezitim,

por, atë që nuk të pëlqen ty, mos ja dhuro askujt”.

(Fjalë e urtë)



Nga Fahri Dahri


Jetojmë një periudhë që duam nuk duam, pavarësisht nga shkalla, niveli apo “jehona” që mund të zërë peshë fjala jonë në biseda mes shokësh në vende të ndryshme apo pozicion pune, flasim me pasion, themi dhe ç’farë nuk debatojmë kryesisht dhe konkretisht për politikën që na trazon thellë në jetën e përditshme. Kjo dihet nga të gjithë.

Në këtë shkrim do ndalem tek problemet demografike, të cilat, për fat të keq, si nga mediat, krahët e politikës (që i përdorin për të “sulmuar” njëra-tjerën), qoftë edhe nëpër tavolinat ku rrëkëllehen kafetë, shikohen me optikë zmadhuese vetëm në anën më të keqe. Na trajtohen si të jetë një fenomen që tregon “fundin e botës. Të jemi të qartë, anësitë e të pamurit të çdo fenomeni vetëm në krahun e të keqes janë rrjedhojë e ngjyrosjeve politike. Synimi i qartë: Turbullimi i mendjeve të turmave popullore.

Për shtjellimin e njëanshmërisë së trajtimit të qëllimshëm të fenomeneve, po i drejtohemi shtypit të përditshëm, konkretisht të problemeve demografike.

Herë pas here në shtypin e përditshëm informohemi për fenomenin, tashmë të bërë rutinë, të paksimit të numurit të shqiptarëve si efekt i rënies së lindjeve dhe të emigrimit të tyre. Fenomeni trajtohet me kendvështrim shqetësues, duke konkluduar në përfundime tronditëse që shkaqet spjegohen deri me strategji të asimilit.

Këto ditë nëpërmjet shtypit u njohëm me artikullin: “Shqipëria po ‘tkurret’, shtesa natyrore e popullsisë ra 17%. (Publikuar mapo.al më 15/11/2019).

Nga shtypi informohemi se numuri i lindjeve po bie me ritme të larta, shtesa natyrore e popullsisë vazhdon me tkurrje të ndjeshme, bile nga një periudhë në tjetrën shënohen rënie me ritme dyshifrore. Rënia rrjedh edhe si efekt i emigracionit, i cili është rigjallëruar vitet e fundit. Shqetësimi, sipas shtypit, është reflektuar edhe nga OKB-ja, e cila tregon se nga Shqipëria ikin neto 39 persona në ditë, etj.

Me të drejtë, sipas kësaj panorame, situata nuk është pozitive. I drejtë është edhe konkluzioni ku thuhet se: “nuk do të jetë e largët disa kur në vend do të mbeten shumë pak njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve do të jenë të moshuar”. Krahas sa sipër shqetësimin e pasqyron edhe INSTAT, i cili bën të ditur treguesit demografikë ku numri i lindjeve, nga një tremujor në tjetrin shënon rënie afër dy shifror, po ashtu tregues jo të mirë rezultojnë dhe tek numri i vdekjeve.

Një tjetër shkrim u lexua para disa ditësh tek Gazeta Bulevardët (02.11.2019) me titull: “Shqiptarët kanë të drejtë legjitime për t’u zhdukur përfundimisht, askush nuk i pengon”. Titulli më ngacmoi, prandaj e lexova me vëmëndje dhe nga përmbajtja kuptova një revoltë të ligjshme të autorit, i cili është ndikuar nga situata tërësore jo e mirë që gjendet Shqipëria. Sigurisht autori e di më saktë, por në gjykimin tim, nëpërmjet shkrimit nuk i drejtohet shqiptarëve për të pranuar zhdukjen, përkundrazi ai këshillon: “Nëse keni një qelizë kanceri, para se kanceri fillon të përhapet, ju duhet të përdorni kimioterapinë ose vdisni”.

Shifrat le ti marrim të mirëqëna. Dihet shifrat flasin. Treguesit e mësipërm flasin që kjo situatë duhet kuptuar se është thjeshtë nga emigracioni. Shifrat duan që të dëgjohen, por që të dëgjohen duhet që “truri” institucioneve përkatësetë funksionojë, por që truri të funksionojë duhet të veprojë. Krahas të tjerave të ndjekë edhe zhvillimin denokratik të emigrantëve që mbajnë shtetësi shqiptare kudo ku janë. Ministria përkatse dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjëndjes civile duhet të reagojnë për alarmet e rreme për “tkurrje” të popullsisë. INSTAT-i të mos mbetet duke raportuar vetëm shifrat që nxirren nga “hiri” brenda “vatrës”, sepse vatrat janë zmadhuar. Si rrjedhojë raportimet të bëhen sqaruese, duke cilësuar se krahas numrit të banorëve brenda “vatrës”, popullsia e Shqipërisë gjallon edhe jashtë saj, duke renditur dhe raportuar numurin e tyre, ritmet e lindjeve, vdekjeve, moshat, pse jo dhe grupprofesionet e tyre, pa mëdyshje të flitet edhe për nivelin e pagave të krahasuara me ato brenda “vatrës”. Nëse numri popullsisë, siç raportohet ka zbritur në rreth 2,4 milionë banorë (kur realisht është mbi 4,4 milionë shtetas shqiptarë), jo vetëm është i pavërtetë dhe krijon dëshpërim të shoqëruar me pesimizëm, por mohon me pa të drejtë numrin e emigrantëve. Shumica e tyre janë bërë familjarë. Në parantesë, në bisedime me ‘ta vren iritim dhe keqardhje që shteti i tyre i ka mohuar. Shteti, tregojnë ata, kujtohet për “remittancat dhe votat tona”.

●●●

Por nisur nga e vërteta e përvojave të shoqërisë, në çdo ngjarje, në çdo fenomen, lipset që ato të trajtohen duke mbajtur parasysh edhe kendvështrimet, brenda të cilave të zbulojmë si anët ngative dhe ato pozitive. Siç dihet: “Çdo e keqe sjell edhe të mira”. Pikërisht duke e parë fenomenin me këtë gjykim, po shtjelloj disa mendime:

U ndala tek dy rastet e mësipërm, si shembull për të shërbyer apo ndikuar sadopak në zgjedhjen e drejtimit, kahut që duhet ecur në rastet kur “qielli është errësuar, nxirë, i ashpër me bubullima, vetëtima, ku çdo kush mendon nëse do të qetësohet moti apo jo. Të gjithë e dime se do të qetësohet! Për raste të tilla, në jetën dhe veprimtaritë soacile, shoqërore, përvoja tregon se duhet ruajtur qetësia, krahas saj të nisë veprimi për të ndryshuar, të përfshihemi nga optimizmi pozitiv.

Realisht situata që lexohet tek informime mbi demografinë dihet, është konkrete, dhe nuk është se po trajtohet sot, është në një trajtim të vazhdueshëm, ashtu siç vazhdohet edhe për situatat etjera të pakëndshme që “teorikisht”, ose “qëllimisht” na serviren kryesisht nga politikanët dhe mbështetësit e tyre, ”Mediat e përditshme”.

Përpara këtyre “të këqiave”, të cilat na shërbehen, ngadonjëherë edhe me “zell”, në këmbim të tërheqjes së opinioneve dhe qendrimeve ndaj krahëve politikë, më duhet të ndalem tek teoria, apo filozofia e përdorimit të “Gjysmë gotës bosh” dhe “Gjysmë gotës plot”, kjo në vartësi të interesave partiake. Para se të vazhdohet me shtjellimin, kjo “Gjysmë gotë bosh apo plot”, më duket shumë bajate, krejtësisht e pa vend dhe e pa pranueshme. Arësyeja, në gjykimin tim, është se “gjysmë gota” kur përdoret për interesa madhore, siç janë mbrotja e Atdheut, apo mirëqënia shoqërore në tërësi, është i neveritshëm, krejtësisht i pa përshtatshëm.

Më drejtëpërdrejtë. Si mundet që politika të ngaz