
Nga Isuf Çipi
Arsyeja e tyre, është ndërgjegje e lartë për Europën e Bashkuar. Parimet e lëvizjes politike “Vetëvendosja”, lindën në Dardani (Kosovën e sotme) e shtypur dhe e shfrytëzuar në shekuj nga Perandoritë e huaja, sidomos së fundi nga “shovinizmi serb”, i cili kërkonte jo vetëm ta shfrytëzonte, por ta shuante fare, duke e kthyer atdheun e vet (ku dhe atë të grabitur e kanë) në Serbinë e madhe. Këto parime lindën në vuajtjet më të tmerrshme të popullsisë kosovare, kur u ishte privuar çdo e drejtë e tyre dhe kur inteligjenca po kositej çdo ditë. Një grusht burrash e grashë me ndërgjegje të thellë kombtare, të mësuar në shkollën popullore të martirit Adem Demaçi me shokë, formuluan në letër këto parime, duke u betuar se do t‘i respektojnë dhe mbrojnë ato, sepse janë këto parime, që mbrojnë (po të zbatohen) të drejtat e kosovarëve, pa dëmtuar asnjë vend tjetër fqinj (madje duke i ndihmuar edhe ato në të drejtat e tyre).
Bota lindi në marrëdhënie të trupave pa jetë, por që faktikisht zotëronin energji në brendinë e tyre. Me këtë energji ato kërkonin gjithnjë marrëdhënie të reja me trupa të tjerë, duke dhënë energji, por edhe duke marrë. Amá në këtë marrëdhënie trupi i parë, nga nisi marrëdhënia, vetëm konsolidohej, drejt një konsolidimi të shumëtrupshit, që lindte në marrëdhënie të reja, por që ishin gjithnjë reciproke. Nuk lindi kurrë bota në marrdhënie parazitare, ku njëri vetëm merr e tjetri vetëm jep, sepse kjo marrëdhënie është e destinuar të shuhet, për arsyen e thjeshtë të ligjeve të shkëmbimit dhe transformimit të energjisë. Trupi që jep energji në një formë të caktuar, që i nevojitet një trupi tjetër, është i detyruar të marrë energji nga trupi tjetër, në sasi të barabartë, por të një forme tjetër, ku njëkohsisht ato ruajnë përmbajtjen dhe formën e tyre, duke u përsosur pa mbarim. Kur dy atome lidhen me njëri-tjetrin, sigurisht që ato ngrenë një marrëdhënie të re ndërmjet tyre, por ama ajo gjithmonë është reciproke, ku secili vendos vetë, në bazë të kërkesave dyanshme, që ato plotsojnë në shkëmbimin e energjisë. Kjo marrëdhënie reciproke e tyre jep edhe një substancë të re me emrin “molekulë”, e cila ndryshon komplet nga atomet që e formuan, por ama brenda molekulës atomet në vetvete ruajnë të gjitha cilësitë e tyre të fillimit, kur ishin pa u bashkuar akoma. Kjo molekulë përsëri futet në marrëdhënie të reja me molekula të tjera, duke çuar në formimin e një trupi me cilësi të reja, që quhet “qelizë”. Ky trup i ri polimolekularë (shumë molekula bashkë), jo vetëm që ka forma e madhësi të ndryshme nga molekulat që e formojnë, por shfaq edhe një cilësi të re, që nuk e kishin asnjë nga trupat e parë që e formuan. Në ‘të për herë të parë shfaqet jeta. Qeliza tani është në gjendje, që në një kohë shumë të shkurtër të bëhet vetë e dytë dhe të vazhdojë shtimin e saj në progresion gjeometrik (duke e ngritur numrin e parë në katror, apo në fuqi të dytë). Shtimi i tyre i vazhdueshëm dhe futja në marrëdhënie me njëra-tjetrën çon në formimin e organeve dhe të sistemeve të specializuara, për të kryer funksione të caktuara të nevojshme për një organizëm të plotë, si te bima, si te kafsha e deri te kafsha me dy këmbë (Homosapiensi) . Në të gjitha bashkimet dhe marrëdhëniet, qeliza ruante formën dhe funksionin e parë, ashtu si edhe vetë organi, apo sistemi tek organizmi në tërësi.
E sollëm këtë shembull të thjeshtë, por shkencor, se çdo marrëdhënie midis trupave në natyrë është e qëndrushme dhe zhvillimore, vetëm kur është reciproke, në këmbimet e ndërsjellta të energjisë. Po të kalojmë tani te shoqëria njerëzore, e cila presupozon kohën e kalimit të kafshës me dy këmbë në njeri, përsëri do të shohim të njejtat marrëdhënie reciproke, tani më midis njerëzve, por edhe të njeriut me natyrën (madje kjo e para fare). Kuptohet që marrëdhënia e parë midis njerëzve do të ishte “bashkimi” i tyre, për t‘u mbrojtur nga forcat e natyrës, sepse bashkimi përbënte një fuqi më të madhe se një njeri i vetëm. Sigurisht nuk mund të qëndronte bashkimi, po qe se mendohej e veprohej, që njeri t‘u jepte të tjerëve, por mos të merrte nga të tjerët. Në këtë rast bashkimi nuk mund të qëndronte dhe vetvetiu kërkohej një marrëdhënie e re. Tani njeriu gjykonte, arsyetonte, mendonte, që duhej një njësi e qëndrushme (qelizë fillestare) edhe në shoqërinë e madhe njerëzore, që po rritej nga dita në ditë. Nuk i përmbushte kushtet për një qelizë bazë në shoqërinë njerëzore vetëm një njeri i vetëm. Ai duhej të futej në marrëdhënie shumë të afërta gjinore, për të siguruar riprodhimin e njerëzisë në kohë pa fund dhe nga kjo marrëdhënie reciproke do të lindte “familja”. Ky do të ishte hapi më i rëndsishëm , por i arsyeshëm, në krijimin e një familjeje solide (të qëndrueshme). Familja do të ishte njësia bazë (qeliza shoqërore), e cila do të çonte gradualisht në një bashkim të madh të shoqërisë njerëzore, por ama duke ruajtur të pa prekur kornizën e familjes (qelizës), ndryshe shoqëria përsëri shpërbëhej.
Disa familje bashkë do të përbënin fisin, në marrdhëniet e tyre të ndërsjellta me njëra-tjetrën. Duke arsyetuar më shumë në kohën që kalonte, edhe fisi kishte nevojë të futej në marrëdhënie me fise të tjerë, ku në këto marrëdhënie do të lindte klani (disa fise bashkë). Një kolektiv më i madh ishte më i fortë dhe më i ditur. Në kushte të ndryshme klimaterike toksore, ato fitonin edhe karakteristika të ndryshme, që kishin nevojë për një marrëdhënie të re drejt një zhvillimi më të lartë. Ama edhe te klani, korniza e familjes ruhej e para dhe më tej e fisit, mbetej e paharruar. Përballë një shtimi të vazhdueshëm të numrit të popullsisë, duke hyrë sa më shumë në marrëdhënie të ndërsjellta me njëri-tjetrin dhe duke zotëruar gjithnjë e më shumë faktorët natyrorë erdhi kombi, që përbënte një racë njerzore të konsoliduar. Pra, me komb kuptojmë racë njerëzore të konsoliduar, në familje, fise e klane, të paktën për një kohë 5000-vjeçare, por jo në teritore të konsoliduara (akoma pa lindur nocioni “atdheu jonë dhe atdheu i tyre”). Dihet tashmë që raca e parë njerëzore do të ishte ajo e brigjeve të Oqeanit Indian dhe të Kontinentit të largët, që vinte nga kafsha me dy këmbë me emrin “Nedertalis”, por në mbi 1000 vjet e zhdukur, duke mos përballuar ndryshimet relative të kushteve klimateriko toksore. Pra, nuk gjeti dot marrëdhëniet e duhura reciproke, si me natyrën, si me vetveten. Kështu i erdhi ndëshkimi nga natyra dhe nga vetja.
Rreth 50 mijë vjet më vonë se Nedertalis në kontinentin e vjetër, në Gadishullin Perendimor të tij, lindi një kafshë e re me dy këmbë, shumë më e zhvilluar, “Homosapiensi”. Po ky Homosapiens, në rreth 20 mijë vjet më vonë , lindi edhe në shkretëtirë, edhe në malet aziatike, që kishin të bënin ose me kalimin e kohës dhanë tre raca njerëzore, gjatë zhvillimit të tyre në mijra vite, në gjendje të egër. Në kontinentin e vjetër u konsolidua “pellazgu”, njeriu i bardhë në shkretëtirë “raca brune” dhe “raca e verdhë”në malet e Azisë (ngjyrat e lëkurës janë thjeshtë efektet e ndryshme të rezeve të diellit në pjesë të ndryshme të globit toksor). Më vonë me konsolidimet e racave, në jo më shumë se 20 mijë vjet, para të sotmes, me zotërimin e kushteve të natyrës, do të dilte si nevojë e domozdoshme edhe stabilizimi i kolektivave (që u shtuan anembanë globit) në teritore të caktuara, duke lindur nocionin “atdheu jonë dhe atdheu i atyre”.
Pellazgët, meqë erdhën në dritë 20 mijë vjet para racave të tjera, kuptohet që edhe në kulturën e lashtë njerëzore ishin po 20 mijë vjet përpara racës brune dhe asaj të verdhë. Pretendimi për të zënë teritore të stabilizuara erdhi pikërisht kur bashkimi i shoqërisë njerëzore kishte stabilizuar klanin, si kolektiv më i madh dhe i bashkuar, me administratorë në krye të tij dhe tani kërkohej të stabilizohej kombi. Dalëngadalë në këto kolektiva do të futej “lakmia” për stabilizimin e teritoreve. Kjo lakmi nuk lindte nga kolektivi i klanit, por nga udhëheqësit e tij, të cilët filluan ta përdorin kolektivin për interesat e veta dhe bashkimi midis klaneve, nuk po lindte më në marrëdhënie reciproke, por në marrdhënie “barbare” dhe pushtuese, gjë që do të ndizte luftra në kurriz të njëri-tjetrit. Tani nocioni “atdheu jonë”, mori një vlersim të veçantë. Ai u shndërrua në ndjenjën dashurore më të madhe, sa që dhënia e jetës për mbrojtjen e tij nga të huajt do të ishte shenjtëria më e madhe. Mirëpo kjo do të lindte në të dy krahët: -Të shenjtë e quanin ato që mbronin pjesën e tyre, por të shenjtë e quanin edhe ato që kërkonin ta përvetësonin me luftë (padrejtsisht kultivonin në ndërgjegjen e kolektivit të tyre, se është e domozdoshme të pushtojmë teritore të huaja, ndryshe nuk mund të përballojmë jetën). Atëherë cila do të ishte e drejta?
E drejta do të ishte ajo që është e vërtetë. Teritori i takon atij kolektivi që ka jetuar mijëra vite në ‘të. Ai që i pari hyri në marrëdhënie jete me atë teritor, ai që i pari i mori dhe i dha atij teritori, ai që ngriti kulturën e parë njerëzore në atë teritor, ai që investoi në zhvillimin e faktorëve natyrorë të teritorit, si në të mirë të vetes, por edhe në të mirë të teritorit. Tanimë ky teritor, që u pagzua “atdheu jonë” e njihte kolektivin e tij dhe i zbulonte në vetvete sa më shumë faktorë sigurie, që të jetonin bashkë në pafundsi. Atdheu gjeti “zotin” e tij, ndërsa kolektivi gjeti “nënën” e tij të madhe. Dhe shërbimi ndaj saj nuk ka si mos të jetë i shenjtë. Po ai që kërkon ta marrë të gatshëm, kush qenka? Sigurisht që ai është hajduti dhe krimineli, që nuk ua mban të futen në marrëdhënie të ndërsjellta me kolektiva të tjerë të stabilizuar, por kërkojnë të parazitojnë në kurrizin e tyre, të marrin çdo gjë të gatshme dhe të harxhojnë vetëm disa fonde për tradhtarët e atdheut vet, që mbështesin këtë parazitizëm të armikut, në kurrizin e atdheut dhe kolektivit të vet. Atëherë kjo është një marrëdhënie shoviniste, e pa drejtë, që bazohet në dinakëri e dredhi dhe në një ushtri mercenare, që kërkon të përdoret, kur nuk ecën dinakëria. Asnjëherë këto marrëdhënie parazitare, nuk lindën në kolektiva, por në individë, që gabimisht kishin dalë në krye të kolektivave, që e shfrytëzonin kolektivin e vet dhe për ta “shpëtuar” kërkonin ta futnin në luftë kundër një kolektivi tjetër. Sado që të zgjasë në kohë, një marrdhënie e tillë e padrejtë është e destinuar të dështojë. Ajo kurrësesi nuk mund të shprehë zhvillim dhe vizion për të ardhmen, për deri sa kërkon energji pa e transformuar atë në një formë të përshtatshme, në dobi të atij që ia merr, për deri sa gllabëron një kulturë të lashtë njerzore, duke dhuruar nga ana tjetër një antikulturë, e cila nuk i shërben as kolektivit të vet…
Uniformiteti në familje, në fise, në klane, në kolektiva gjithnjë e më të mëdha, pa tjetër që duhet përshkuar nga marrëdhënie uniforme, të sinqerta e reciproke, jo duke humbur e tëra pjesën, por duke e ruajtur dhe forcuar më shumë atë, nga shuma e të cilave ngrihet e tëra. Nga ana tjetër e tëra, duke u bërë një magazinë e grumbullimit të përvojës kulturore të pjesëve që e ngritën, me çfarë logjike tani thurë programe të reja, që të bëjë bashkime të mëdha, duke shkatruar përmbajtjen dhe formën në pjesët që bashkohen bashkë. Si mund ta ruajmë kalanë e ndërtuar me aq mund e sakrifica , kur fillojmë e shkatërrojmë gurët që marrin pjesë në ndërtimin e saj?. Jo se është kaq i mençur ky shembull që solla unë, por ama përballë idiotësisë së mendimit që Europa e bashkuar kërkon të ngrejë veten, kjo është plotësisht e saktë. Vetë shtyllat e Europës, Gjermania dhe Franca, janë lakmitare ndaj njëra-tjetrës e gjithashtu edhe me kontradikta brenda për brenda vetes. Ato të mirën e bashkimit të Europës më shumë e shohin në tërheqjen e interesave për vete, të ndara dhe shumë pak të bashkuara. Nga ana tjetër Anglia që u trembej sfidave që mund t’i vinin nga Gjermania dhe Franca, sikur ato të thurnin vërtetë marrëdhënie reciproke, pati guximin ta mohojë fare Europën e bashkuar, duke qenë se në kurriz të kësaji Europe, përegatit marrëdhënie tinzare me ShBA-në. Në këtë kontekst vjen ushtria e “kuqe” ruse, e cila duke u shndërruar në fashiste, po kërcnon tërë Perendimin, ku herë-herë frymëzohet edhe nga vetë krerë të perendimit. Kur mungojnë blloqet e sakta në vetvete, kur mungon bërthama rreth së cilës të lëvizin këto blloqë, kur parimet e marrdhënieve të ndërsjellta nën rrogoz veprojnë gjithnjë të njëanshme, me çfarë arsyetimi mendohet që të ngremë një kolektiv të madh, në një kontinent të tërë dhe pikrisht në atë më të vjetrin, në atë të racës dhe kombit “pellazg”. Ky komb, siç lindi i pari si një racë e stabilizuar, por në një teritor mjaft të gjërë, në mijëra vite më vonë, filloi të përçajë vetveten. Çdo teritor i largët, po brenda së njejtës racë po paraqitej si një racë më vete dhe as që vriste shumë mendjen nga administratorët e tij, nëse pushtonte, nëse formonte marrëdhënie reciprake me kolektiva të tjerë, apo nëse tërhiqej nga betaja pa filluar akoma lufta. Çdo kolektiv që të jetë formuar, pa u barazuar fare me të tjerët në kohën e zhvillimit të tij, por që synon të hajë nga të tjerët, nuk pranon marrëdhënie me të tjerët në mënyrë të sinqertë. Pa tjetër që i huaj i pa arsyeshëm kërkon zhvatje dhe jo reciprocitet. Arsyetimi që lindi në jetën shoqërore të njerëzimit erdhi si shenjtërim i vlerësimit të marrëdhënieve reciproke që kishin faktorët natyrorë dhe që bënë të mundur lindjen e jetës. Kjo tregoi se ishte domosdoshmëria më e madhe për qenien më të lartë të natyrës, që të ketë marrëdhënie reciproke midis vetë shoqërisë njerzore, ashtu si nga ana tjetër, midis asaj vetë dhe faktorëve natyrorë, nga e cila erdhi.
Kjo përbën kushtin themelor të gjithë zhvillimit që e pret shoqërinë njerëzore në kohë të pafundme. Të gjitha zbulimet shkencore të derisotme, që nuk janë të pakta, kanë treguar se në bazën e zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë njerëzore, qendron vetëm bashkimi i tyre në bazë të marrëdhënieve ekonomike dhe shoqërore të barabarta. Globalizmi i sotëm nuk është fare shkencor dhe kuptohet as i drejtë. Ai vetëm se maskon solidaritetin ndërkombtar të popujve të botës, që buron nga aspiratat e vetë kolektivave të shoqërisë njerëzore, duke e kthyer atë në marrëdhënie të padrejta dhe të njëanshme, në interesin e një grushti njerëzish. Atëherë mbi ç’baza do pranohej pavarsia e Kosovës, kur marrëdhëniet me Serbinë ishin tërsisht të njëanshme në favor të Serbisë? Çfarë i duhej Serbisë tani lufta me armë, kur grabitjet e pasurive nga Kosova në favor të Beogradit bëheshin duke qeshur? Për këto arritje ato trokisnin gotat me administratorët kosovarë, duke e quajtur veten krejtsisht të pafajshëm dhe krenarë që shuam një genocid të kosovarëve që kishin përgatitur kundër serbëve. Emisarët, gjoja të pa anshëm të Europës së bashkuar, që realizonin takime për marrëveshjet e pasluftës Beograd-Prishtinë, kalonin fillimisht nga Beogradi dhe pastaj ballafaqonin palët në Bruksel. Këtu nuk mund të bëhej më fjalë për marrëdhënie reciproke, sepse në ballafaqim kishim vetëm një pale, Beogradin, që mbante në dorë “kukullat”e tij, që kishin ardhur në administrimin e Kosovës. Kësaj Europe gjoja të bashkuar, i mungonin sedra dhe turpi ndaj së drejtës dhe të vërtetës së madhe të shtypjes dhe shfrytëzimit të një populli të tërë në trojet e veta. Europa me anën e organeve dhe institucioneve të saj të “drejtësisë”, po përgatiste akuza të rreme, kundër genocidit që paskan kryer shqiptarët ndaj ushtarëve serbë, që paskan luftuar kundër rebelëve kosovarë. Mbasi tradhtarët e Kosovës që erdhën në pushtet, nuk mundën ta vërtetonin këtë akuzë të rreme, u morën vetë si të akuzuar për këtë genocid të rremë, që mbulonte atë të vërtetin që kishin kryer shovinistët serbë. Në vend që ato t’i gjykonte populli i Kosovës për tradhti ndaj Kosovës dhe kosovarëve, i fshehin në këto institucione të rreme, për t’u ruajtur dhe për t’u ngrënë kapitalet e tyre të vjedhura nga gjaku dhe djersa e popullit të tyre.
Kur “Vetvendosjen” me Albin Kurtin në krye, krejt në rrugë demokratike, populli i nxorri në pushtet për të administruar Kosovën, ato i kishin në dorë parimet e drejta që kishin hartuar në shërbim të vendit të tyre. Tanimë ishte e qartë se “Vetvendosja” nuk mund të pranohej që të vendosnin të tjerët për ty. Kjo do të thoshte se pasi më parë të njohim njëri-tjetrin në teritoret e veta, të kërkojmë falje për dëmet morale dhe të paguajmë dëmet materiale që janë shkaktuar, të fillojmë bisedimet në kondita të barabarta dhe atëherë plotësisht në të vërtetë mund të ndërtojmë edhe marrëdhënie të sinqerta për të ardhmen. Europa, në vend që të mësojë nga këto parime të drejta dhe të vërteta, i anashkalon ato, sepse në themel të saj nuk qëndrojnë aspiratat e popujve të Europës, por interesat e një grushti njerëzish manjakë, të cilët padrejtsisht kanë uzurpuar vendin në krye të administrimit të këtij kontinenti të vjetër. Ato luajnë me drejtësinë dhe të vërtetën si macja me miun, deri sa popujt e tyre ta kuptojnë dhe të mos kenë frikë për t’i rrëzuar, ashtu siç u doli frika dardanëve të vjetër, duke kuptuar se forca më e madhe, drejtësia më e madhe dhe dituria më e madhe është vetëm populli i bashkuar, kur nuk mban më shpresa te fati i verbër.
Vizioni për të ardhmen që hapi populli i Kosovës krejtsisht në rrugë demokratike, duke u besuar bijve të tij, që i nxorri nga gjiri i tij, le të gërmojë sado pak në ndërgjegjen kombëtare të popujve të Europës, por edhe të gjithë botës, që mos t’u nënshtrohen atyre krerëve që i shfrytzojnë ato si mish për top. Një popull i mençur, të cilin administratorët e tij kërkojnë ta hedhin në luftë kundër një populli tjetër, le ta kuptojë se kjo nuk është e ndershme dhe se armët nuk duhen drejtuar kundër popullit tjetër, por kundër krerëve që përgatisin luftra shkatërruese të jetës. Intelegjenca dhe populli i Kosovës po i zbatojnë këto parime në atdheun e tyre të vjetër sa vetë bota dhe po i japin mësimin e madh gjithë Europës dhe Botës, se globalizmi që trumbetohet me të madhe nga klikat uzurpatore të pushtetit, është marrëdhënie ekonomike e shoqërore krejtsisht e padrejtë midis popujve të botës, është nazifashizmi i ri, që kërcënon mbarë botën.
Comentarios