top of page

Ishin dhuratë nga zoti


Dita qe e thukët.Mendimet kishin vënë shtresa mërzie, kjo ngaqë kudo ndihej një frymë pasigurie e mosbindje qytetare ,apo ndryshe e thënë një marramendje kolektive ku i pari se merrte vesht të dytin për nga orientimi ,sepse secili i jepte të drejtën legjitime vetes për tu bërë zot i gjithçkaje në ato ditë.Nuk mund ti harroj kurrsesi.Kujtesa është mpleksur me ndodhitë aq shumë,sa po aq sa më kujtohet njëra ngjarje hidhet pupthi tjetra si për t’më zotëruar cila prej tyre do jetë e parë në radhë për tu rrëfyer.

Po e filloj me këtë histori e cila po aq sa më bën për të qeshur , aq më vjen edhe për të qarë.Është fiks si ato ndjesitë në të cilat qesh dhe qan njëherësh pa e kuptuar ,sepse ndjesitë rrëshqasin shpirtit si uji rrasës në ditë sikleti ku shpirti dhemb,por dhe duhet të vazhdosh,e për këtë duhet edhe të qeshësh.Dhe vërtetë ajo qe një ditë e ftohtë,fiks ato ditët e marra mendsh nga era e fortë dhe temperaturat e ulëta.Kishin filluar trazirat e vitit 1997.Në qytet kaosi bashkë ne erën marramendëse ja merrnin frymën mendimit.Vërtet s’dinim se ç’po gatuhej jashtë mureve të shtëpisë pasi rrëmuja qe aq e zhurmshme, sa frika qe e madhe të dilje.Kishin shpërthyer magazinat e ushqimeve,bankat e ku di unë ç’farë,se ato kohë u shpërthyen menteshash çdo gjë vërtetë,e nuk u la gjë mbërthyer a thua se gjithë ai shtet s’qe i yni,a thua s’qe kontributi i secilit prej tyre, por më shumë i atyre të cilët punuan aq shumë, sa medaljet që morën, nuk patën çmim sa shpirti që ata lanë aty.E ky shpirt akoma si tradhëtonte dhe pse kaosi kish përpirë rrugët,e mpirë mendjet e atyre që donin për vete, atë që mendonin se u përkiste.Kështu mendonte dhe Andri një djalë çapkën ,bir i nje familje mjaft të mirë i cili dëgjohej tek debatonte me të atin për të dalë dhe ai në atë turbullirë të merrte ç’të mundte,pasi ashtu do të vlerësohej edhe ai për kontributin e tij në familje.Ishte rreth të 13-mbëdhjetave,zëri sapo i kish marrë ngjyrim mashkullor por me trup imcak e pak i pushavitur faqesh.Ai këmbëngulte në të tijën se duhet të dilte e s’kishin pse e ndalonin në veprimet e tij pasi i gjithë qyteti ishte përfshirë,e ai nuk kishte pse të bënte përjashtim.Plus asaj, thoshte jam i vogël e nuk më dënojnë në asnjë rrethanë.E kisht bërë mirë llogarinë me veten por jo me fatin se c’farë mund ti ndodhte.

Babai i tij një mesoburrë i shëndoshë,njeri i respektuar në lagje,i zgjuar dhe me shumë humor i thotë të birit para se ai të zbriste shkallët vrik.A mor djal ti e ke babën gjallë për atë se vret mëndjen shumë.Ka me të dalë huri pas qafe me mënd e shpejta që ke.Shtëpia jonë s’është mësuar me gjëra të vjedhura,na bëhet haram.E kam amanet nga baba im,ma kujtonte gjithmonë.Mos u lodh.Andri sikur mori vrull nga fjalët e të atit për ti provuar atij të kundërtën,I rrufiti shkallët tre katër përnjëherë, për tu derdhur para pallatit me rrëmbim,kaloi kanalin gjysmë lagur në anën tjetër aq me hov sikur donte të largonte namët e babait me fjalët hidhër që e kishin ndezur.Magazinat qenë mu aty në të dalë të kanalit,njëzet hapa më andej.Njerëzit shkonin e vinin me thasë ndër duar,kavanozë,kova e asortimente të ndryshme që ishin magazinuar aty.Më duket se aty ndodheshin rezervat e shtetit në raste emergjencash.Në fakt kush më shumë e kush në pak e konsideroi rastin tepër emergjent,për ta zbrazur sa më parë atë vend.Në gjithë zallamahinë e krijuar ,Andri kish mundur të rrëmbente nja tri fshesa dhe dy teneqe të mëdha me reçel të cilat pak nga mundi e shumë nga rrëmuja në shkallë mundi të zbrazë vetëm dy teneqetë e reçelit ,pasi fshesat kishin rënë rrugës,i ishin çmontuar nga përplasja me të tjerë.Kur i uli në dysheme ai gati sa sqante,se nuk qe treguar aq i zoti për të mbrojtur atë që sipas tij tashmë i përkiste ,i kishte mbetur vetëm një bisht fshese në dorë.Për një hop u kujtua për fjalët e të atit dhe në katin e parë la dhe dy teneqetë me reçel për t’mos i marrë dhe ato.Ndërkohë që po ngjitej në katin ku kish shtëpinë,u dëgjua një nga komshinjtë i cili kishte pirë dhe bërtiste e qeshte çakërqejf sa kishte në kokë si për të shkundur gjithë atë rrëmujë që po ndodhte, se kishte gjetur dy teneqetë dhe se ishin dhuratë nga zoti.

12 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page