top of page

Ish-kryebashkiaku i Elbasanit Engjëll Dakli ndërron jetë


Humb betejën me COVID-19, vdes në moshën 66-vjeçare ish-kryebashkiaku i Elbasanit


Një tjetër ish-drejtues ka humbur jetën nga koronavirusi. Ish-kryebashkiaku i Elbasanit Engjëll Dakli nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin e rrezikshëm SARS-COV2 dhe pse ishte dërguar për kurim në Turqi ku ndodhej prej disa ditës. Ai është ndarë nga jeta sot në moshën 66-vjeçare. Dakli, përfaqësues i PD, kishte drejtuar bashkinë e Elbasanit në vitet 1996-2000. Dakli gjatë viteve 1994-1996 ishte ministër i Punës dhe Përkrahjes Sociale dhe ish-të përndjekurve politikë dhe gjithë jetën ia kushtoi profesionit të tij të dashur.

Engjëll Dakli ka qenë një nga të parët që kishte bërë planin për ndërtimin e tunelit lidhës midis Elbasanit dhe Tiranës.

Dakli lindi më 15 mars 1955 në Elbasan, më pas ndoqi Fakultetin e Inxhinierisë mekanike në UT. Në vitin 1981 ai u bë pedagog i jashtëm i në Departamentin termoenergjitik në UPT.

2000-200 anëtar i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, përfaqësues i PD-së.

2001-2003 këshilltar i projektit të korridorit paneuropian 8.

2003-2008 mbikëqyrës në Institutin e Kërkimeve Urbanistike të USAID.

2009-2013 specialist në Drejtorinë e Koordinim-Zhvillimit në Qarkun e Elbasanit.


Ngushëllime familjes, djemve të tij, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe fitoi respektin tek ta.

04/12/2020

144 views1 comment

1 opmerking


Dhimiter Xhoga
Dhimiter Xhoga
08 dec 2020

I perjetshem qofte kujtimi tij. Dhimbia me shtohet, kujtoj ,mIxhinier Daklin, ne Vite 50t ne Hirdocentalin e Selites. Patjeter,nga ai fis do kete qene...PERJETESI,ndare para kohe nga jeta.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page