Ish Ambasadorja Britanike Fiona McIlwham në gjurmët e Lord Bajronit


    Ish Ambasadorja Britanike Fiona McIlwham

    Ish Ambasadorja Britanike Fiona McIlwham në gjurmët e Lord Bajronit

    ”Tokë e Shqipërisë! Më lër të ul sytë mbi ty, o nënë e rreptë burrash të ashpër”. Kështu shkroi Lord Bajroni në poemën e tij të famshme "Childe Harold's Pilgrimage", kur ai dëshmoi për udhëtimet, të cilat ai dhe miku i tij JC Hobhouse (i cili mbante ditarin), ndërmorën nëpër zonat malore të Shqipërisë jugore në 1809.

    Ambasadorja Britanike Fiona McIlwham vendosi të ndjekë gjurmët e Lord Bajronit në një udhëtim përmes Shqipërisë. Ajo eci nëpër fshatin Glina deri në Tepelenë, vizitoi kështjellën e Tepelenës, e më pas ndoqi rrugicat përgjatë lumit Vjosë, duke eksploruar manastiret e lashta, kështjellat dhe fshatrat përreth. Ambasadorja kreu këtë udhëtim në këmbë sipas të njëjtës rrugë që ndoqi Lord Bajroni një shekull më parë Udhëtimi i saj tërhoqi edhe vëmendjen e mediave lokale. Nga 1809-1811, Bajroni u nis për një udhëtim të gjatë, atëherë e zakonshme për një fisnik të ri. Luftërat e Napoleonit e detyruan atë të shmangë pjesën më të madhe të Europës, për t’iu kthyer Mesdheut. Ai kishte lexuar në lidhje me tokat otomane dhe persiane kur ishte fëmijë dhe më vonë shkroi “Të gjitha ndjenjat e mia të vërteta poetike fillojë dhe përfundojnë bashkë me këto vënde dhe ngjarjet e lidhura me to” . Ai udhëtoi nga Anglia nëpërmjet Spanjës për në Shqipëri dhe kaloi kohë në oborrin e Ali Pashës. Vizita e tij në Shqipëri në vjeshtën e atij viti i bëri shumë përshtypje duke e pasqyruar në vjershën e dytë te poemës "Childe Harold's Pilgrimage". Letra e parë prej Shqipërisë, e shkruar për nënën e tij, tregon entuziazmin që ai ndjeu në udhëtimin e tij të parë në "Orient" dhe, në veçanti, në takimin e tij me tiranin e jashtëzakonshëm Ali Pashë Tepelena (1744-1822), i ashtuquajturi Luani i Janinës. Letra e dytë, shkruar për John Cam Hobhouse (1786-1869), përshkruan takimin e tij me Veli Pashen, djalin e Ali Pashës. Gjatë rrugës ai kaloi nëpër një vend, që shumë në atë kohë e konsideronin asgjë më shumë se një moçal analfabet të Perandorisë Osmane, e cila sundohej nga një vezir despotik dhe banohej nga fiset e egra malore. Por çfarë Bajroni gjeti, ishte një vend i pavarësisë së ashpër dhe i një shpirti tëe papërkulur, gjë që tërhoqi idealet e tij romantike. Bajroni e përshkroi veten e tij në atë kohë si "me të përulurin e pelegrinëve që kanë kaluar këtej", por poema që u frymëzua nga ky udhëtim mbetet ende një nga veprat më elokuente të letërsisë angleze.

    Lord Bajron (1788-1824) Biografi e shkurtër

    Bajroni ishte poeti romantik ideal, i cili u bë i famshëm për jetën e tij skandaloze private. Një bashkëmoshatar e ka përshkruar atë si 'i çmendur, i keq dhe i rrezikshëm për ta njohur ". George Gordon Noel, Baroni i gjashtë Byron, u lind më 22 janar 1788 në Londër. Babai i tij vdiq kur ai ishte tre vjeç, dhe si rezultat ai trashëgoi titullin nga ster-xhaxhai i tij në 1798. Bajroni kaloi vitet e tij të hershme në Aberdeen, dhe u arsimua në Harrow School dhe Cambridge University. Në 1809, ai u nis për një turne dy-vjeçar përgjatë vendeve të Mesdheut. Ai u kthye në Angli në 1811, dhe në 1812 botoi dy kantot e para të "Childe Harold's Pilgrimage". Bajroni u bë i famshëm brënda natës. Në 1814, gjysmë motra e Bajronit, Augusta lindi një vajzë, pothuajse me siguri e Bajronit. Një vit më pas Bajroni u martua me Annabella Milbanke, me të cilën ai kishte një vajzë, fëmija i vetëm legjitim i tij. Çifti u nda në 1816. Duke u përballur me presionin në rritje si rezultat i martesës së tij të dështuar, punët skandaloze dhe borxhe të mëdha, Bajroni u largua nga Anglia në prill 1816 për të mos u kthyer më. Ai kaloi verën e vitit 1816 në liqenin e Gjenevës me Percy Shelley Bysshe, gruan e tij Mery, dhe gjysëm motrën e saj, Claire Clairmont, me të cilën Bajroni pati një vajzë. Bajroni udhëtoi më pas për në Itali, ku ai do jetonte për më shumë se gjashtë vjet. Në 1819, duke qëndruar në Venecia, ai filloi një marrëdhënie me Teresa Guiccioli, gruaja e një fisnik italian. Kjo ishte periudha që Bajroni shkroi disa nga veprat e tij më të famshme, duke përfshirë "Don Juan '(1819-1824). Në korrik 1823, Bajroni u largua nga Italia për t'u bashkuar me kryengritësit grek të cilët ishin duke luftuar luftën e pavarësisë kundër Perandorisë Osmane. Më 19 prill 1824 ai vdiq nga ethet në Missolonghi, në Greqi e sotme moderne. Për vdekjen e tij u mbajt zi në të gjithë Britaninë. Trupi i tij u kthye në Angli për tu varrosur në shtëpinë e tij të familjes në Nottinghamshire.

    19 views

    Shkrimet e fundit