“Diaspora irlandeze ‘mund të na ndihmojë shumë që të mund të riimagjinojmë Irlandën’ dhe ‘rigjejmë besimin tonë, veçanërisht në kuptimin ekonomik’”.
Në mes të viteve 1990, Mary Robinson, presidentja e Irlandës në atë kohë, iu adresua parlamentit irlandez dhe hapi tematikën delikate mbi diasporën e madhe të vendit të tyre. Ajo trajtoi çështjen që, në fakt, komuniteti i emigrantëve mund të ishte me rëndësi të madhe përfituese për Irlandën. Robinson rikujton: “[Mesazhi] ra si bombë… unë u largova plotësisht e stresuar, por më pas filluan të vinin mesazhe nga e gjithëbota,”… emigrantët e mbanin mend atë më së shumti për fjalimin”.
Por duke e riimagjinuar diasporën irlandeze të përbërë nga individë energjikë, aktivë dhe të udhëhequr nga forca e vullnetit, në historinë e Irlandës u hap një kapitull i ri. Sot, Irlanda është vendi i Google-it dhe i Microsoft-it, ku mijëra qytetarë të saj punojnë në frontet e teknologjisë. Ajo tërheq talentin nga e gjithë bota. Sipas Bankës Botërore, Irlanda është një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në BE dhe e ka ruajtur këtë pozicion në vitet e fundit, fal një game të tërë politikash.
Ashtu si edhe në Ballkanin Perëndimor sot, edhe në Irlandë emigracioni ishte një tematikë e vështirë dhe shumë e ndjeshme në diskursin publik. Ashtu si në Ballkanin Perëndimor, largimi i qytetarëve irlandezë me arsim të lartë ishte një tendencë e theksuar. Vetëm në vitin 1988, nga Irlanda u larguan 70,600 qytetarë, shumica e të cilëve kishin diploma. Debati në Irlandë rreth emigracionit e trajtonte atë vetëm si një nevojë të pashmangshme më shumë sesa një mundësi. Por, në vitet 1990, fjalimet e tilla si fjalimi i Robinsonit dhe masa e organizuar e qeverisë filluan ta ndryshojnë këtë gjë.
Qeveria irlandeze ndërmori një sërë masash për të kuptuar diasporën irlandeze anembanë në botë dhe rrjetet që ajo krijonte. Organizatat e shoqërisë civile e mbështetën këtë përpjekje, duke vepruar sipas një kuadri gjithëpërfshirës, i krijuar nga qeveria. Këto iniciativa përpiqeshin të identifikonin përfitimet që shkonin për Irlandën nga potenciali i diasporës. Qeveria financoi kërkime të reja, i mbështeti masat e saj në të dhëna të besuara, dhe shfrytëzoi teknologjinë në zhvillim për të fuqizuar lidhjet me diasporën.
Një përpjekje e tillë, u ndërmor në vitin 1996, nga Forbairt (kohët e fundit, Enterprise Ireland), duke shënjestruar “komunitetet e emigrantëve irlandezë jashtë vendit”, për t’i inkurajuar ata të ngrinin biznese në vendlindjen e tyre. Në vitin 1999, Raporti Harvey shqyrtoi politikat dhe shërbimet e ofruara nga qeveria, duke arritur në konkluzionin se kishte nevojë për një garanci më të madhe nga qeveria, veçanërisht për sa kishte të bënte me financimin dhe infrastrukturën. Raporti parashikonte se këto përpjekje do të mbështeteshin në të ardhmen nga një Task Force, nën koordinimin e Departamentit të Punëve me Jashtë dhe Tregtisë, dhe do të përfshinin departamente qeveritare, agjenci shtetërore dhe organizata jo qeveritare.
Në raportin e saj të vitit 2002, task forca sugjeronte ngritjen e një njësie të re për të mbështetur shtetasit irlandezë jashtë vendit si edhe për të mbledhur shumë fonde. Në mbështetje të rekomandimeve, Departamenti i Punëve me Jashtë çeli Njësinë për Mbështetjen e Emigrantëve, duke përfshirë iniciativa të reja, të tilla si: Forumi Global Qytetar Irlandez, Fondacioni për Sfidat e Alumnit, Fondin e Angazhimit të Diasporës Lokale, Një Qendër Globale Irlandeze si edhe Fondi Global i Medias Irlandeze (i cili synonte të ofronte mbështetje në trajtimin e diasporës irlandeze). Që prej vitit 2004, qeveria irlandeze ka dhënë fonde për 34 shtete në mbështetje të komunitetit irlandez në rang global.
Në fillim të viteve 2000, u duk se emigrimi masiv irlandez mund të ishte diçka që i përkiste të shkuarës. Por ky nuk ishte një trend që vazhdoi: në vitin 2008, në mes të krizës ekonomike globale, 240000 irlandezë u larguan nga vendi i tyre. Irlandës iu deshën disa vite të rimëkëmbej, të përmirësonte ekonominë e saj dhe të tërhiqte përsëri njerëz të rinj dhe të talentuar. Qeveria përshpejtoi shkëmbimet me emigrantët dhe dekadat e izolimit fizik për shumë persona jashtë vendit, duke arritur kulmin në vitin 2013, me “Kthimin në Atdhe. Njerëzit me rrënjë irlandeze, të cilët jetonin gjithandej, nga Mbretëria e Bashkuar në Gjermani dhe deri në Australi, u rikthyen në Irlandë. Në vitet në vijim, angazhimi i pandërprerë i qeverisë rezultoi në një sërë arritjesh të mëdha, duke përfshirë projekte të reja universitare për të trajtuar emigracionin bashkëkohor irlandez. Nivele të ndryshme brenda qeverisë irlandeze janë përfshirë në angazhimin për diasporën. Për shembull, Këshilli i Kontesë së Donegalit përgatiti një aplikacion të quajtur Diaspora Global Skills Locator (Matësi i Aftësive Globale të Diasporës), një risi dhe një mënyrë inovatore për të lidhur Me fat si irlandezët - Si mund të jetë emigrimi një e mirë për Ballkan aftësitë e njerëzve me mundësitë në Irlandë, duke përdorur teknologjinë GIS, të ndërtuar në një hartë interaktive. Në vitin 2015, qeveria publikoi “Irlandezi Global: Politika e Diasporës së Irlandës” dhe krijoi Komisionin Ndërministror për Irlandezët Jashtë Vendit, i kryesuar nga ministri për diasporën. Secili departament vepronte me autonomi si edhe mbështetur në strategjinë e tij. Ky ishte një hap i rëndësishëm, sepse të gjithë nivelet e qeverisë
do të duhej t’i referoheshin planeve nëse dëshironin të kishin sukses. Dhe, në vitin 2016, qeveria irlandeze përgatiti një raport të pavarur për ekonominë, ku trajtoheshin problematikat, të cilat në të kundërt të përpjekjeve, nuk i bindnin qytetarët irlandezë të ktheheshin në vendlindje, duke hapur në këtë mënyrë një rrugë të qartë për të nisur heqjen e këtyre barrierave. Një organizatë e shoqërisë civile ndihmoi në përgatitjen e raportit, duke ofruar njohuri të dorës së parë mbi problematikat dhe duke identifikuar barrierat e tilla si mosnjohja e kualifikimeve. Paralelisht, ata hartuan dy katalogë, të cilët ndihmonin në lokalizimin e anëtarëve të diasporës irlandeze në të gjithë botën.
Comments