Irena Beqiraj: Brand-i ndërkombëtar pranon dështimin në politikën e jashtme edhe lë amanete!
- Jan 18
- 2 min read

Pasioni i Ramës për politikën e jashtme ka qënë gjithmonë sa argetues po aq edhe një humbje kohe për politikbërjen e përgjegjshme .
Në fjalimin e djeshëm e konsideroi politikën e jashtme një dështim edhe të pa reformuar , edhe ua "la amanet" deputetëve bashkë me Televizionin Shqiptar .
Rama shtoi se "gradat janë marrë peng.... edhe sa herë shkoj në atë ministri, i duket sikur atje është vetëm ministri, sekretarja dhe roja."
Por nëse e pranon dështimin e vërteta duhet thënë deri në fund. Nëse ka përjetuar ndonjëherë ndonjë shkalafitje e mungësë meritokracie shërbimi diplomatik ka qënë nën drejtimin e Edi Ramës si Kryeministër edhe si Ministër i Jashtëm .
Ndoshta Rama e ka harruar kur vendosi të drejtojë politikën e jashtme me zëvendësin e tij "gjeniun e panjohur e pa eksperiencë të librave" , apo sesi këto vite shërbimin diplomatik e përdori "si kashunin e pëllumbave të tij " ku përfshiu e shpërbleu gazetarë , drejtorë doganash , ish deputetë, pa asnjë standart meritokracie , apo më keq pa asnjë lidhje me diplomacinë .
Politika e jashtme që pas drejtimit Bushatit, u shëndrua domain -i ekskluziv i kryeministrit ndaj njërëz pa asnjë valencë politike e peshë publike ( brenda e jashtë vendit) e drejtuan edhe drejtojnë atë ministri.

Teksa kuptoi se ishte e vështirë të reformonte arsimin, shëndetësinë, mjedisin , administratën publike , buqësinë edhe atë pak prodhim , Rama edhe vetë u strehua tek politika e jashtme .
Ka një paradigmë historike të vërtetuar tanimë . Zabrahnisja nëpër botë fillon kur je në pushtet i ezauruar nga çdo dëshirë për të kontribuar në zhvillimin e brendshëm .Proaktiviteti në çështjet e jashtme shërben si një lloj emigrimi nga monotonia , edhe mungesa e interesit për hallet e brendshme . Një mashtrim i embël që Rama ja ofroi vetes e pastaj popullit, në një tentativë për të mbuluar rezaurimin e tij me iluzionin e krijimit "të brand-it ndërkombëtar"
Rama dje pranoi se " brand -i ynë ndërkombëtar ka dështuar , edhe pse askush edhe në atë sallë nuk mendonte ndryshe .
Amaneti i tij duhet të shoqërohet me mësimin se : edhe në politikën e jashtme ajo që udhëheqësit zgjedhin të bëjnë në vend ka më shumë rëndësi sesa ajo që ata zgjedhin të bëjnë jashtë vendit.









Comments