IPAUDHI I PA UDHË


Irena Gjoni

Sonte Ipaudhi ngeli i pa udhë E këtu u lëkundën rrënjët mijëravjeçare të Olimpit. Vetëm hija e tij me sytë e mbyllur skalitur në frymëmarrje Nimfe, di nga i shkojnë e i vijnë…

E bartin në lutje shenjtorësh Si një statujë pa formë, Si një fjalë somnambul.

Po drita mungon të bëjë hije… E Ipaudhi sonte ngeli i pa udhë … Duke e rrëzuar Olimpin…

12 views

Shkrimet e fundit