INTERVISTË ME FUSHËN E MYZEQESË


    Shkretire fushore, akuarel mga helidon H.

    FASLLI HALITI



    PROLOG

    Myzeqe moj fushë

    Myzeqe

    Moj fushë

    Ti ishe hambari ynë

    Hambari ynë me miser të bardhë sermë

    Ti ishe hambari ynë me grurë flori,

    Me misër të verdhë …!

    ***

    1.

    Fushë

    Fusha ime

    Motra ime fushë

    Bari yt a është i blertë më,

    Apo është zverdhur, apo u tha ?

    Po

    Gruri?

    Shushurin,

    Valëzon fushave,

    Siç valëzonte dikur;

    A i nxijnë musteqet si dje ?

    Apo do kemi zi buke përsëri,

    A do të kemi prapë

    Karesti ?

    2.

    Po

    Misri ?

    A hedh shtat

    Apo kërruset i fishkur në shi e në vapë?

    Si, si,

    Si ?,

    Misri yt

    Sapo mbin

    I thahen, i fishken gjethet,

    S’ arrin dot ai të çojë kallinë?

    Po kjo është karesti biblike, moj motraime fushë,

    Fusha myzeqare që dikur harbonte në drithra!

    Ky është trishtim biblik moj fushë

    Të mos arrijë të çojë misri yt qoftë një kalli,

    Qoftë një copë bukë?

    Të mos sigurojë bukë të verdhë, të bardhë

    Ky është trishtim më tej se trihtim…!

    Kjo është karesti mbi çdo karesti,

    Karesti e zezë

    Biblike,

    Si kështu,

    Moj fushë,

    Të mbjellësh,

    E të mos bluash

    Qoftë edhe një dorë miser për një kile bukë!

    3.

    Po

    Pambuku?

    Bën vezë boçesh

    Boçet e bardha a çelin zogj?

    Si,

    Si?

    Edhe pambuku

    Nuk çon boçe bufka,

    Boçet nuk

    Çelin fije të bardha,

    Qoftë edhe një boçe fushave nuk zbardh

    Sa për t’i mbyllur buzën të vdekurve,

    Kur e nisim me rite për në Had?

    4.

    Po

    Po shalqiri

    Bostani,

    Pjepri,

    Shinjet, piqet i shëndetshëm, shpejt,

    E shisni, bëni biznes me të, apo e hani vetë?

    Si, si, si?

    Edhe

    Pjepri,

    Dhe shalqiri

    Me t’u shinjur,

    Me t’u pjekur pak,

    Me t’u zverdhur pak ,

    Kërkojnë shoping, treg special

    Nëpër

    Evropë,

    Me t’u vjelur, me t’u këputur,

    Kërkojnë emigracion ekonomik, nëpër botë

    Por

    Ajme!

    S'i pranojnë

    Sikur pjepri,

    Shalqiri,

    Pjeshka, qershija,

    Fragula, rrushi, portokalli

    Të jenë bomba artizanale, sigurisht,

    Sikur të mos jenë me fara, bërthama,

    Por me tritol, me dinamit, terroristë, kamikazistë?!

    5.

    Po konvertimi yt në shretëtirë moj fushë,

    Konvertimi yt nga një lëndinë,

    Në një shkretëtirë

    Pa asnjë lule,

    Pa një pa një fije trendelinë?

    Ka vite

    Që jam bërë Saharë ;

    Saharë, Saharë, Saharë…,

    S’të sheh syri një fije blerim

    S’të sheh syri asnjë tufë me bar?!

    ***

    Ç’konvertim hata!

    Sahara u onvertua

    Në lëndinë

    Sahara

    U konvertua

    Nga saharë në blerim,

    S’të zë syri një copë shkretirë,

    S’të zë syri një kokrrizë rëre, për kujtim…

    6.

    Po

    Bimët industriale,

    Në vitet pesëdhjetë:

    Pambuku,

    Lulja e dielli,t

    Kërpi,

    Recina,

    Suzami,

    Ku janë pra,

    S’ preferohen

    Nuk mbillen më?

    Si kështu, si në vitet ’50,ato nuk tërbohen?

    Evropa, Amerika

    Na i sjellin,

    S’ka

    Pse

    T’i mbjellim...!

    S’ka pse t’i kultivojmë sot, si dje.

    7.

    Në male, lugina

    Hashashi,

    Kanabis i,

    Po harbonë kudo sot,

    Shohim të rriten, të blerojnë,

    Po kush i mbjell, kush i rrit nuk’e shohim dot?

    Kanabisi

    Hashashshi,

    Nga intensivë,

    Po bëhen ekstensivë

    S’përmbahen më,

    Të dy tërbojnë, krekosen, harbojnë

    Si dy pushtues të blertë,

    Fushat

    Kodrat, luginat, sundojnë…!

    EPILOG

    Propozimi im:

    Të shtohen policët

    Të shtohen rojat civile,

    Sepse jo vetëm demat, mëzatët,

    Mëshqerrat,

    Deshët,

    Delet, dhitë,

    Do të dehen,

    Po do tërbohen

    Edhe politikanët,

    Pushtetarët do të drogohen

    Me kanabis dhe me një pseudopolitikë

    Vendi do të mbulohet me dema, horra narkotikë …!

    Korrik, 2017

    #FASLLI #HALITI

    4 views

    Shkrimet e fundit