top of page

Internacionalizëm


Internacionalizëm

Astrit Lulushi


Njerëzimi pa dyshim duhet të ketë nxjerrë përfitime të mëdha nga dallimet e temperamentit dhe mënyrave të të menduarit, të paraqitura në vende a shoqëri të ndryshme; por mund të dyshohet nëse këto përfitime mund të balancoheshin për një moment me të këqiat që lindin nga keqkuptimet dhe mostoleranca.

Komunizmi i ka bërë dëme të pallogaritshme civilizimit - vetëm me anë të seleksionimit a luftës së klasave ka vonuar përparimin njerëzor në virtyt dhe dije në një masë që nuk mund të matet kurrë - nga vuajtjet, burgimet, gjakderdhjen që shkaktoi kur sundoi egërsisht për më shumë se 100 vjet sikur të mos kishte më të nesërme - dhe nuk është ekzagjerim të thuhet se kjo ka ardhur kryesisht për shkak se një njeri i vetëm donte vetëm një mënyrë qeverisëse vetëm nga partia e tij, kundër dëshirës së mirëkuptimit dhe vlerësimit të ndërsjelltë me parti të tjera. Nëse komunistët do të kishin qenë më pak të egër, miliona njerëz mund të kishin shpëtuar nga mjerimi i jashtëzakonshëm dhe do të ishin bërë hapa shumë më të shpejtë si në përparimin mendor ashtu edhe në atë material - njeriu do të dinte më shumë, do të kishte më shumë.

Tendenca e kohërave është kthimi prapa, tërheqja e të sotmes në vrimën e zezë të dikurshme që mund të kuptohet si shkatërrim. Dje shoqëri e shtypur e kompromentuar, sot është e përçarë. Sjelljet, zakonet dhe larmia e mënyrave të të menduarit po zbehen, dhe perspektiva mund të shihet vetëm në mungesë të ndonjë konvulsioni të madh. Ky është qëllimi i komunizmit, pavarësisht nga emri që ka adoptuar; u kërkon njerëzve të kenë një ton zëri, një stil idesh, një mënyrë jetese dhe imitim a ngjashmëri në gjithçka - me pak fjalë - realizimi i teorisë së madhe të internacionalizmit ose globalizmit proletar. Nëse ndonjëherë kjo do të realizohej, bota me siguri nuk do të ishte aq piktoreske dhe as udhëtimi aq argëtues sesa para kohës së masave kundër Covid-19.


9 views0 comments

Commenti


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page