top of page

Illo Foto: Kapitalizmi – rendi shoqëror vital 

  • Jan 13, 2025
  • 14 min read

2.-  Kapitalizmi – rendi shoqeror vital  i  mbeshtetur                                         ne ligjet ekonomike te pa tjetersushme .

 ( Vijon arsyetimi mbi filozofine e  papa Franceskut )   

     Kapitalizmi eshte   sistemi i fundit , qe njef zhvillimi  shoqeror.       Detyra  e shkences  ,  eshte ta  perfeksionoje ate  , ne harmoni me stadin e ri te arritur nga shoqeria  njerezore .Pse eshte i fundit? 

        Sepse shkenca  , teknika dhe teknollogjia jane kulmet  e tyre , qe mund te rroki  mendja njerezore . Kjo situate u  vertetua  , nga provat , per intelegjencen natyrale dhe udhetimet  nderplanetare . Jemi ne   proven e   vetures fluturuse . Jo shume larg , trafiku  tokesor , do te cvendoset ne  atmosfere . Inteligjenca artificiale ka hyre ne vetveprim praktik , por pa u bere sunduse .Gjithnje do te jeyte ne varesi te inteligjences trunore .   Ky stad  zhvillimi u  arrit ne kapitalizem . Nuk mbetet gje tjeter , per te ndryshuar boten .  

       Komunizmi  ka qene dhe mbetet rend  utopik i pershkruar nga  Marxi , me synimin , per te  eliminuar  cfrytezimin . Me pak  fjale  Komunizmi  konsiderohet nje kapitalizem i integruar , pa prone dhe pa interes materjal , pa cfrytezim . Kjo filozofi  ekziston e shkruar , por eshte deshire utopike . Shembujt  e deshtimit  jane te shumnte , por  le te kujtojme vetem Cuben . Ne ishullin  me klime dhe toke  shume te favorshme , prej 70 vjetesh , situata  ekonomike , karakterizohet nga  e njejta prapambetje .  Nuk arrin asnje standart te jetes  ekonomike  qytetare .Varferia ne Cube shtrihet ne cdo cep te ishullit .    

    Proletaret  , Markxi  do t’i kishte ndihmuar  me  shume , po qe se nuk do te kishte  ofruar teorine  e tij  utopike dhe revolucionare . Sot Marksi , vetem  per teorine ekonomike  vleresohet . Eshte teoricjen i skualifikuar . E ka cvleresuar koha . Duhet theksuar se nxenesit e Marksit ( Lenin – Stalin ) e tejkaluan utopine marksiste . 

     Po paraqes nje opinión  te nje  lexusi te  shtypit  shqiptar . Personi me pseudonimin  “demo “ , shkruan poshte  nje   shkrimi , qe   paraqeste   gazeta , per  Marxizmin ( Shkeputur nga  shtypi  shqiptar , ashtu sic e ka shkruar  opinionisti )  : 

                     Bobo ,paska akome ne qarkullim kafshe prehistorike! Marxi rezultoi nje deshtim historik,lindi si nje utopizem social dhe ishte nje sharlatanizem filozofik.Pse? Sepse nuk njihte tullen e nderteses se tij utopike–njeriun.Llogarite dhidhaskalike ekonomike te Marxit,si numurimi me gishta i xha Beqos(3 marka vlen lekura,dy marka sholla,dy marka shperblimi,punetori del me kepuce te kuqe,fiton pronari, etj),tregojne nivelin e ulet intelektual.Mungesen e kapacitetit per te ndertuar sistem me te mire ekonomik,shoqeror,se ai qe kishte ndertuar vete shoqeria njerezore ne rrjedhe te shekujve.Ky deshtak parazit ju imponua punetoreve te paarsimuar dhe ju fsheh intelektualeve,filozofeve,.I nxiti shtresat e prapambetyura te shoqerise te perdorin dhunen dhe krijoi nje sistem kriminal qe quhet Real-Socializem,mbyti boten ne viktima,sa asnje lufte boterore nuk e arrin shifren e viktimave te Marxizmit.Cfare arriti me keto viktima?Nje Deshtim.Kete Deshtim e tregon Qarte Parrulla e shkruar ne Murin e Berlinit ne 1990:   PROLETARE TE TE GJITHE BOTES,,NA FALNI!Duan te justifikojne deshtimin e Marxit me prapambetjen e vendeve ku u experimentua Marxizmi.Marxizmi ishte nje uje i qelbur qe ne burim,sepse vete Marxi ishte nje parazit qe nuk punoi kurre,jetoi si parazit ne kurriz te pasurise se gruas dhe kunatit dhe nga nje parazit,nuk mund te presesh Teori per Punen.

     Ky vleresim  nuk eshte   shkruar nga  nje njeri  i pa arsimuar . Madje  eshte i arsimuar   mjaftushem  . Duke u paraqitur me pseudonim , mua mu duk me vlere , per ta paraqitur  si opinión   te nje  shumice te  cilesuar njerzish .   Ndeshen me mijra te tilla opinione . Populli  e urren  Marksizmin . E provoi  se ishte mashtrim , utopi . Mund te kisha  shkeputur  ndonje  citat nga  studime  filozofike , politike , shkencore , por te tera   ckarkohen  te “demo “ – ja yne .  

    Pavaresisht  nga mendimet   kunder , Marksi ka  nje teori  te konsoliduar, qe perben programe universitare .  Pjesa e teorise marksiste qe     parashikon     nje sistemi te  barabarte   dhe pa prone private , kritika  ekonomike e ka cvleresuar . Nga  marksizmi  , ka mbetur   vetem studimi ekonomik i  kapitalizmit , me ligjet e tij te celnikta , te  zbuluara fillimisht nga  A. Smith dhe D. Rikardo  , prandaj  vepra e  Marxit  , tirullohet , “Kapitali “. 

     Vete  Markxi  ishte mosbesus , ndaj nje transformimi  kaq radikal te  botes . 

     Ne ate kohe , idhtaret e  Marxit  e ekzagjeruan  rekllamen  dhe  e krahasuan , me  zbulimin e rrotes .  Teorite e  dijetarevet e tjere te   asaj kohe , perbejne perpjekje te gjithanshme  shkencore , per ta  bere sistemin  socialist   ,  pa kriza  ekonomike , ose sa me pak te  dhimbshme . Shumica dermuse e   teorive ekonomiko-politike , i perkasin kesaj epoke . Ne keto kushte  Marxi ka  shkruar : “ Ne  se marksizmi  eshte ky  , qe rekllamoni , une  nuk jam marxist “ .

      Sot shkencat jane   zhvilluar   ne front  .  Shkencat politike  , nuk ka pse te mbeten pas , duhet te    zhvillohen  paralelisht  , ne sherbim te kerkesave ne rritje te njerezimit . Sistemi  politik  , eshte  i varur nga  ai ekonomik . Jene vendosur   piketat :  Vetem kapitalizmi  mund ta  coi  ekonomine   dhe  politiken perpara . Ka lindur  fenomeni  i  polarizimit  shoqeror .  Teorite  revolucionare dhe reformiste , kane gjeneruar , kur  ekzistonte , ne te tera dimensionet e saj   , kontradikta  midis punes dhe kapitalit . Kete kontradikte  , Marxi e ka konsideruar te pa zgjithshme paqesisht . Ka  shume dekada , qe   eshte  zgjidhur kontradikta midis punes  dhe kapitalit  , qe eshte konsideruar  nga  Marksi dhe me shume nga Lenini,   e pa zgjithsme paqesisht . 

      Kurrre nuk do ta besonte  Marxi dhe Lenini .  Kapitalizmi  social ka dekada , qe funksionon  ne  Europe  dhe ne vendet e  zhvilluara .      Mbreteron  paqia  klasore . Ka dhe ndonje shperthim , por me vlere sporadike . Kapitalizmi  social u jep mundesi  zhvillimi te tera klasave . Eshte  bere  e zakonshme , qe nga  klasat e  varfera te dalin shume  bizesmene te pasur . 

      Industria   ka qene dhe eshte e  organizuar   ne formen tradicionale , mbi baze fabrike, punishte  , biznesi te   c’do lloj .  Ceshtia   qendron  si  do te  organizohet   prodhimi fshatar , nqa ku fillon  te  zhvillohet prodhimi primar  dhe lendet e para  te industrise .  

      Lenini deformimin ideollogjik  e filloi nga fshati .  Ligjet e para  , qe miratoi ishte “Ligji mbi token “ dhe mbi pushtetin ,  me slloganin                “ Pushteti u takon  sovjeteve “ , ndersa “toka  atij, qe  e punon”  , duke   e  sjelle gradualisht te ndertimi i kolkozeve . 

     Edhe  sikur te  gjitha   problemet ekonomike te  ishin  ne rregull dhe ne harmoni zhvillimi  , Rusia  nuk mund te merrej  si  model i  nje sistemi te ri .  Ishte shtet  feudal , me  siperfaqe te medha toke  dhe me prapambetje  te  theksuar  ne tekniken e kohes .  Kudo , qe te  cfaqej leninizmi , do te  deshtonte , si  sistem , qe erdhi nga dhuna . Leninizmin koha e ktheu ne relike . Feudalizmi u be pengese e zhvillimit kapitalist . Kapitalizmi eshte ne fushen e vet , pa konkurente .  

       Me poshte    te  analizojme  karakteristikat ekonomike te nocionit  shume dimensional , me emrin  , “Toke “ .   

3.-    Toka – Ky mefistofel i tregut te mallrave 

     Toka eshte  objekti i pare  , qe  ndeshim  , kur lindim .  Makthi per  token  na ndjek  gjithe jeten dhe per ironi te  fatit , ne fund ,  rrisim volumin e tokes me  masen  tone  trupore . 

   Toka  eshte  objekt i teresise praktike   te  shtetit . Toka eshte   objekti  fillestar i  prodhimit te  te  mirave materjale,  dhe shpirterore. Ne toke  jane lendet  e para te  te gjithe industrive, perfshire  dhe industrine kiberrentike . Proverbi  i mirenjohur  :    “Kulla me  e larte -  fillon nga toka “ ,  ka kuptim metaforik ,  sa  dhe te drejtperdrejte . Biolloget e  quajne token , trup i  gjalle , tregetaret e krthyen ne  monedha . A. Z. Cajupi i ka dhene shije, duke e  quajtur , “ balta , me te embel se mialta”. 

      Vlera  monetare  e  tokes u percaketua   von nga njerzit . Jo thjesht  toka  si bazament  jetesor , por pasurite  nentokesore , mbitokesore dhe valet elktro- manjetike , jane kushti baze   i vijushmerise  se jetes se gjalle  . Kriteri baze , qe  percaketon  identitetin   dhe potencen e  shteteve, eshte  harta fizike  e  c’do shteti  me pasurite  mbi e nentokesore dhe ato detare .  Kufijte  jane mbrojtur dhe mbrohen  me gjak .Artistikisht quhet toka meme .  

     Natyrshem vleresimi i  tokes , ndodhi me lindjen e shteteve . Nuk ka  shtet , pa nje  harte  tokesore   dhe ujore . Luftrat  me te pergjakeshme , jane bere , per token .  Shtete   sa me te  fuqishem , aq me shume toke , kane ne dispozicion, duke pasur  pak perjashtime  .Mund te permendim Luksenburgun , Liseshtjenin , Hong Kongun  e ndonje  tjeter . Duhet te kemi parasysh  se ne keto shtete  mineralet   jane ne kariere . Nuk ka nevoje te hapen galeri .Toka e tyre  barazohet me flori .  Tingujt metalike e kthejne sipoerfaqen  ne nocion dytesor . 

     Nga objekt i vijishmerise se jetes , toka mori kuptimin e prones . U kthye ne monedhe  shkembimi .  Mbreterit  dhe perandoret  u bene pronare te    tokave , ku shtrihej kufiri i  shtetit  te tyre . Luftrat  kane pasur orgjine  zgjerimin e  kufirit  tokesor  dhe ujor  te nje shteti te caketuar . Nuk behen  llogari te vraret  dhe   objektet e   shkaterruarra  nga luftrat , per token. Mbi kete baze ka lindur   aforizmi : Toka na mba , toka na ha . 

       Jane te medha   thesaret  mbi dhe nen tokesore  , si dhe ato ujore  .  Mbi keto resurse eshte ndertuar  dhe  vijon te rritet mireqenia    njerezore . Krrimbat e  tokes( mikroorganizmat ) , qe ne pamjen e pare , quhen pa vlere , ne fakt  , jane  nje  thesar i  pazevendesushem  ekollogjik .  Pa  zhvillimin  intensiv te   krimbave , toka do te ndihej e vdekur, pa vlere  bujqesore  . Biodiversiteti  e ben token trup te gjalle . 

    Duke njohur keto   energji  , qe te jep toka , mbreterit   filluan te jepnin  pjese te saj   si shperblim , per   gjeneralet dhe luftetaret  , qe fitonin  beteja . Toka   u  be mall  tregetie , shitej e blihej , jepej per prike , jepej  me  qera, per shperblim, per peng  . Kjo eshte koha, kur  lindi prona toke  e konvertuar ne vlere monetare  .

      Jane disa disiplina  shkencore  , qe kane  objkt  token .  Tregu i tokes , per pake kohe  u be  teorikisht i  komplikuar  dhe u krijuan  institucione administrative , qe   nuk e  paten  sektore te  tjere te  tregut  global .Duke qene objekt shitblerje , u sofistikuan metodat  e  pronesimit  dhe te  prishjes se sinoreve . lindi Mafia   e  tokes , qe eshte  nga format me   agresive te mafieve . 

       Nje nder percaketimet   komerciale  , me  te rendesishme  te  tokes , u be toka truall.Mbi truall ndertohet , qe nga kasollet varfanjake , deri te bazat e  roketave  . Vete trualli  e konkuron token  meme , nga e ka origjinen fillestare .Tregu i  tokes  eshte    zgjeruar  kaq shume , sa nuk mund te  kuptohet klasa e milionerve   pa  qene njeherezi pronare tokash  dhe  truajsh . Tabella e  Mendelejevit  sot eshte   e konkretizuar , plus metalet e rralla , qe nuk ishin  zbuluar  atbote, por  Mendelejevi i parashikoi  dhe i  emeroi , pa lindur  . Me mire njihet toka  dhe thesaret  e saj , se sa trupi i  njeriut .Perberia e trupave te tjere qiellore , perbehen nga e njejta  substance   e ngjashe me shkembin amnor  . 

        Ne shume   vende te  caketuara  , vlerat e  truallit afrohet ose barazohet  me  vlerat   e  objekteve  , qe ndertohen mbi to , qofshin  dhe qiellgerrvishese . Trualli   eshte kthyer  pellembe e flori . Ndoshta me  shume  se flori  . Shifrat  e vleresimit   komercial te truallit , kane kohe , qe kane dale nga kontrolli i  llogjikes tregetare ,  sepse tregu  komandohet  nga veprimtaria  spontane . Trualli , ne   metropolet  e te  gjithe vendeve ka  shenuar   shifra  marramendshe, me diferenca te ndjeshme  edhe nga lagjia ne lagje . Trualli ne metropolet  , barazohet me  thesaret e prallave .  

      Me token ,  ne monizem  pervec  profileve bujqesore  dhe inxhinjerike , jane  marre   ekonomistet  , administratoret e rangjeve te ndryshme dhe   drejtusit   e  ekonomive , deri ne  Krytaret e komitetve . Askush , ne ate kohe  nuk   e ka care koken , per pronesine  e tokes bujqesore . Ajo konsiderohej prone  e te  gjithve . I ishte  dhene, per cfrytezim  fshataresise kooperativiste . Kishte  nje vendim te rrepte  qeverritar    ( ndoshta ligj )  , per  “vijat e  verdha “ . Ishte vija , qe kufizonte  trojet   e banimit. Ajo  vije    nuk mund te    shkelej  . Do te ndertohej  vetem brenda saj .      

      Kaq dinim , per  token  bujqesore  dhe trojet , ne monizem .  Sistemet politike ,  jane   emertuar , sipas perkatesise se pronesise te  tokes .  Ne komunitetin primitiv, nuk njihej prona  e tokes .   Feudalizmi , quhej keshtu  sepse toka e punushme , quhej “feud “ etj. 

       Me nderrimin e   sistemeve , pas  1990 , toka  bujqesore  u privatizua e tere , duke perfshire  dhe  token  shteterore . U miratua “Ligji 7501” , qe  e ndante token   , per fryme te   familjeve fshatare . Ligji ishte  ne konflikt interesi  me pronaret  . Ligji per  token  krijoi  shume peshtjellime    sociale   dhe  ende  mbi  3 dekadash , ka pronare qe   nuk kane marre  dokumentin e pronesise( tapine )   . U krijua  konflikt serioz , midis pronareve  legjitime  dhe  ata , qe u  quajten pronare , pa pasur kurre prone tokesore. Nuk njifet ndonje rrast  analog ne bote  , i ndaries se tokes  , sipas frymeve . Nga  ana ligjore , njifet tapija , problemet e tjera jane politike . 

     Pronesine  e tokes shqiptare ,  e  ka  spjeguar  ,  sakte  , historiani i  famshem Kristo Frasheri . Pronesia mbi token , ne Shqiperi ka    ndodhur  , si kudo ne bote . Sulltani ishte  pronar i  gjithe Perandorise  , qe qeverriste , perfshire  dhe  4 sanxhaqet  shqiptare . Luftetare te  shquar  , i shperblente  vete   Sulltani , duke  i emeruar sanxhakbej , ne  gubernat e  fituara ne lufte.Keta   quheshin  spahij  dhe beheshin pronare  te   tokes  (timar ) , qe administronin  , ne anallogji me   Sulltanin , qe ishte pronar i   tokes perandorake .

     Kjo   histori duhet ditur , per  faktin e  thjeshte, se prona mbi token  eshte  siguruar me  gjak  dhe sakrifica te te pareve  te  c’do fisi . Ketu fillon  koha , qe   toka u be objekt  i zakonshem   i tregut .   Prona  eshte  e  shenjte , por nuk  u trajtua keshtu nga shteti i tranzicionit , duke  e ndare  token , per fryme dhe duke anashkaluar pronaret   legjitime , qe i njifte  dhe vete Sulltani  . Tapite i pat gdhendur  ne flete bakri .  Pas kolektivizimit te tokes bujqesore , ligji “Mbi token 7501” , mbetet  problem  social  . 

       Prona   ka ende probleme , per  te  vajtur te pronari i   ligjshem . Ne menyre shume  abuzive ka ndodhur   shit-bleria e trojeve . Ende   nuk   eshte  ne  hulline  e  duhur , pas  30   vjet, qe tregu i  tokes funksionon  , me  calime  dhe me  pa saktesi . Toka  eshte   objekt  i zakonshem i tregut te mallrave , por  dhe  objekti me i rendesishem i pasurimit  te  manjateve  te medhej te pasurive te pa tunshme . Tregu i  tokes , ka  eklipsuar po thuaj te gjitha  tregjet  e tjera , sepse ne brendi te  tokes , gjendet nafta , gazi  ,  uraniumi  dhe   metalet e rralla , qe vene ne levizje  industrite e tjera fitimprurese  sa dhe vete toka, si  ekuivalence  monetare .    

    Tashti , qe  sqaruam  problemet e mallit  toke , per shitje , lind  nje pyetje, qe une   nuk  i kam dhene pergjigje . Ju mund te jeni me afer  pergjigjes   se sakte : A  eshte  Toka  pasuri natyrore ,   sikurse ajri  , ujrat , pyjet ,valet elektronike  ?

     Objkteve te ndertimit , po t’u heqesh , ose t’u reduktosh vleren e tokes , kthehen ne “kartona “ . 

     Jetojme ne nje kohe , kur problemet  nuk duhet t’ua shtrojme , per zgjidhje ideollogjive . Ideollogjite  jane bere te dala mode . Nuk ka ideollogji   . Ka vetem interesa .

      Bujku i lidhur me token , nuk e shef ate  si monedhe  shkembimi . Ai gdhihet   dhe ngryset  me fanatzi  , si  mund te rrisi pjellorine  e tokes .  Ngazellehet  kur  ugari derdhet si bresher ne veshet e plugut, ne token e ardhur per pune natyralisht  . Keto  momente gezimi  , por dhe disfata e  shoqerojne   gjat  gjithe ciklit bimor , ketij produkti me te  cilin  lidhet jeta  familjare  e  bujkut dhe krejt  jeta  e gjalle , mbi toke . Natyrshem njof shume  bujq  dhe ish kulake .   Eshte  diametralisht i kundert vleresimi   bujqesor i  tokes . 

       Eshte priviligj apo padrejtesi ,qe i behet objektit “toke” dhe pjelles   se saj , truallit ?

        Ne mesgushti 2019 , shtypi  boteror dhe ai shqiptar komentuan gjeresisht vetvarien e  milaiarderit amerikan Epstain , ne burgun e NY. Ky miliardier , pati blere  ishullin “Orgy Island “ , ne Paqesor , per 56  milion $  . Pronari , vec ishullit , kishte avione private dhe te gjithe infrastrukturen , qe zoteron nje shtet    zyrtar .Vetem nepermjet blerjes  te tokave , oligarku  , merr pushtet , me te pa kufishem se pushteti i dhene  me vote . 

        Ne 2005  , e ne vazhdim  organet e sigurise , zbuluan se ne Ishull, jane cfrytezuar ne menyre abusive , mbi 56 vajza minorene .  Ne menyre  okulte, ky bizesman , u burgos ne NY , per te  fshehur  te verteten  , qe zhvillohej ne ishullin misterjoz  . Pak dite , pas burgosies , bizesmeni milioner u gjet I mbytur ne  qeline  e burgut, ne NY  .

      Nje lajm i ngjashem u botua , per mundesine e shitbleries se ishullit te Groenlandes , me madhesine e nje kontinenti , por  i ngrire. Ky ishull , vijon te jete koloni  daneze , por ka  cfaqur  ambicje , per ta  blere  Amerika, simbas dekllarates te  Presidentit   .Ky rrast ndryshon nga “orgy Island “ , qe u ble nga privat, por eshte blerie me permasa te medha  . Kolonizatoret i kane lene pa cfrytezuar pasurite nentokesore . Presidenti  amerikan me cfrytezimin e ishullit riparon indiferencen e kolonizatorve .

   Nuk  jane vetem keta ishuj te blere , ose ne treg . Ne ishuj te tille , mund te organizohet gjithcka , qe nuk I shkon nder mend njeriut , perfshire dhe veprimtarite e terrorizmi . Nuk mund te parfytyrohet  c’ mund te ndodhi ne teritoret e  blera  .  Oligarket , nepermjet tokes, behen zoter te jetes private te njerzve.  Nuk  besohet  te  kete oligark, pa qene pronar I fuqishem  tokash . Mua  vijon te me ngacmojne  dy pyetje :  Pse nuk jane privatizuar , liqenet , detet? Pse nuk jane privatizuar valet elektromagjetike ? Ka vetem nje   pergjigje : pasurite natyrore , nuk  privatizohen . Ne menyre analoge  duhet te  arsyetojme dhe per token  dhe per truallin . Nuk ka pse te  kemi kete ndryshim thelbesor ne titujt ekonomike te ketyre  subjekteve te njejta ne prejardhje  dhe ne permbajtje .      

        Ngjaria  , me bizesmenin amerikan Epstain , na nxit te besojme  , se  shtetezimi  I tokes  eshte nevoje urgjente sa   ekonomike , aq dhe politike dhe  e sigurise , jo vetem te  nje vendi , por te sigurise boterore  . Ne bote ka  shume ishuj te blere  , ne menyre private. Kalimi i territoreve  nga nje shtet ne tjetrin , kryhet  simbas ligjeve nderkombetare . Shitbleria e  ishujve , mbart  konflikte te pa parashikuara dhe shume me te rrezikeshme , se ajo , qe u  vertetua ne “Orgy Island “ , te Paqesorit .  Gjermanet kekuan te blenin Korfuzin , ne ekuivalence te borxhit  qeverritar grek . 

     Hap pas hapi do te sqarojme problem te tjera , qe lidhen me token si objekt  tregu , ose pasuri  publike . Kjo eshte  enigma e kohes  ! Vetem Alaska  eshte  blere nga shteti Amerikan , prej  Rusise feudale . Gjithcka  duket , ne drite te diellit . Alaska  eshte bere shtet i  banuar dhe perparon , si  gjithe kontinteti .Simbas shtyit , ketu jetojne  dhe  familje  shqiptare  nga Kosova .  Kjo blerie i pershtatet  teorise , toka si pasuri natyrore . Mbi kete origjine  zhvillohet toka si objekt tregu .   Stalini dhe  shtetet satelite te  Eropes , perfshire dhe Shqiperine , e  shtetezuan token ne menyren me brutale. Tokes  ja hoqen statusin e mallit duke   e konsideruar prone te askujt . Ky eshte ndryshimi i shtetezimit stalinist me  funksionimin kapitalist te tokes  si vlere monetare , qe shitet , blihet , jepet me qera . 

( Shkeputur nga  liber ne doreshkrim ……)

Illo Foto , Studjus ne NY.  

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page