top of page

Illo Foto: Analize e thellë e tranzicionit demokratik



       ( Persiatje, per romanin prestigjioz “Vrasja e  Ikones  “ te romancierit , Turtulli )     

         Romancieri I mirenjohur , Kristaq Turtulli , del perpara lexusit  me  nje roman te ri , qe trajton  holllesisht  te tere problematiken  e tranzicionit dhe  domosdoshmerine e  ndertimit te   shoqerise  demokratike , ku  shteti ligjor   te  thote fjalen ne te gjitha fazat e konsolidimit te  demokracise funksionale . Romani  eshte ndertuar  me narrative intensive te  personazheve , qe autori I ka skalitur me  mjeshteri  dhe brenda kuadrit real historik . Eshte me vend te sqaroj se romani nuk eshte historik , por artistik .Romanin; artistic e realizojne diologjet e personazhave  te vizatuar nga  autori . Pa qene romancier kushdo e ndien sa e veshtire eshte  kthimi ne  art I realitetit historik te c’do ngjyre .

       Romani historik , ka vecorine , qe ngjariet  nuk na I rendit  kronollogjikisht  dhe sipas  specifikes , por   ato  I hedh  brenda shoqesisre , te perefaqesuar nga personazhet , ku  verifikohet   efekti  real I ngjarjeve , simbas reagimit   shoqeror . Secili roman , edhe pa qene historic ,  ka misionin e vet historik. Vertetesine  e qendrimit te  autorit , na I   zbulon  realiteti I jetuar  nga personazhet , me veprimmtarine e tyre praktike .  Te tere romanet , lipset te   kene ngjyre politike  , qe nenkupton edhe  botkuptimin e  autorve , per te tashmen dhe te  arthmnen e shoqerise , ku zhvillohet narativa .

     Une kam lexuar  shume romane  shqiptare  , sepse me eshte dashur te  verifikoj  vertetesine e materjaleve , qe trajtojne shkrimet e mija  problemore , kryesisht me karakter ekonomik , Romani , qe kam ne analize  nga  ana historike dhe letrare  eshte nje risi , sepse del nga korniza e  imagjinates  dhe autori behet  nje me personazhet , qe provojne  realitein e produktit politik te kohes .

         Autori fillimisht na jep nje tabllo te  zhvillimeve shoqerore  ne diktaturen komuniste . Aty jane rritur  , arsimuar dhe kane  lene gjurme  personazhet , qe kane  marre pjese dhe  kane gatuar  lenden e re te zhvillimit demokratik , ne  Shqiperine , ku sistemi komunist  ishte  me ekstremisti ne planet . Lufta e klasave  zhvillohej  ne te ter e piramides komuniste . Fillonte ne bankat e shkolles  dhe perfundonte ne pushkjatimet e ish borgjezeve  dhe  gjeneraleve  te  pergatitur nga vete ish  regjimi totalitar . Kete  lufte e zhvillonte mesuse Keti  Gjylameti me nxenesit e gjimnazit . Disa mesus te  diktatures  ishin militante te Partise dhe u kerkonin  nxenesve te tyre te lidhnin teorine  staliniste , me realitin  klasor , qe percmonte te kaluaren , vlerat   humane te saj .

      Nje nga keta  mesus  ishte  Keti  Gjylameti qe nxenesin Fatbardh  e  detyronte te   lidhte mesimin me prejardhjen e tij  borgjeze . Presioni ishte I atij formati , qe  Fatbardhi u detyrua te  leri shkollen  dhe te gjeje  mundesi  alterrnativa  , per t’u arsimuar .  Mesusit e lloit  Keti ishin militante te ish sigurimit te shtetit . Me metoda policore  mbanin vendin e punes dhe merrnin roge te majme , krahasuar me  masivin e popullsise .

       Ky fakt , I pershkruar  nga romancieri , ishte  metode pune e mesusve   te viteve  50 te  shekullit te kaluar . Keshtu  sillesh  mesusi  im I   marksizmit , ne ish gjimnazin e   Gjirokastres . Rrasti I mesuses  Keti nuk ishte  sporadik , por vije e sistemit arsimor  te Diktatures . Mesusit e tille , vetem edukatore  nuk mund te  jene  , por kyj ishte nje realitet  sado I hidhur , qe  tingellon  ne te tera kohrat . Ne librat e mi problemore , kam trajtuar arestrimin e tre nxenesve  , ne  jimnazin e  Gjirokastres ; Ilia Tereska , Thanas Dhespa , dhe Hysen  Zymreri . Te te re ishin nxe\nes te  klasave 2dhe  3. U  burgosen me  akuzen  agjitacion e propogande  dhe kryen nga  10 vjet burg , ne se nuk gaboj . Kete linje  ndjek mesusja  Keti , ne romanin , qe  analizojme . Autori romanit , nuk e ka ditur faktin e  grupit te Ilia Tereskes . E ka cuar ne  Gjirokaster  llogjika e talentit  artistik. E ka cuar  njohja e luftes se klasave , qe e ka vuajtur ne kurriz vete  autori . Ne luften klasore te atij sistemi , perfshihej c’’do qenie e gjalle , qe ne kohe infinit mund te pergojonte regjinin  enveriet Personazhi  Fatbardh , emigron  , ne vitet  pas rrezimit te diktatures  , duke u bere  pjese e diaspores  te viteve te tranzicionit , qe perben nje  grupim shoqeror specific  te  Shqiperise  post komuniste . Diaspora shqiptare  e ketyre viteve eshte me vizion tjeter , sepse  vjen nga nje diktature e pa shembellt , qe e ben me te pjekur dhe me te  vetedijshme  , per nryshimin radikal te  emancipimit shoqeror , duke synuar  nje  Atdhe te lire  me shtet demokratik . Atdheu yne eshte  shquar , per emigracion atdhetar , qe nis me  arbereshet , vijon me  , krijimin e  “Vatres “ . me    intelektualet e   shekullit  19 .  Me levizjen e lire , qe  mbyllet  me  emigracionin masiv te viteve  90 te shekulli te kaluar . Liria dhe mirqenia  na ka ardhur nga Perendimi , qe ka qene dhe mbetet  garanci dhe shprese . C’do dite  , qe kalon , verteton  atdhedashurine e  Diaspores tone , te  shperfndare  ne  shume pika te Globit .

        Qeverrite e   tranzicionit , pak e kane vlereauar  ndihmen  materjale dhe morale te  Diaspores . U desh te kalonin 30 e me shume vite , qe te mundesohej   votimi I  Diaspores , per pushtetin qendror . Diaspora jone ka pasur dhe ka  nevoje te shtuar , per lidhjen me  Atdheun . Perfaqesusi I Diaspores ne  roman eshte  Fatbardh  Lumnezi , larguar nga  Korca prej  15 vjet , njeri i paisur me kulture dhe edukate  pune perendimore . Ka mall   edhe per guret e udhes te  vendlindjes. Rrjedh nga nje famnmilje me emer korcare .  E luan  mire rolin e tribunit , ne te tera ballafaqimet me  bashkeqytetaret , gjat kohes  qe eshte midis tyre . Perben figuren  e   mergimtarit  ku duhet te synojne bashkeqytetaret , duke persosur shtetin e se drejtes  , ne demokracine  liberale .  Gezim Sula ,  personazhi taksixhi  , qe   perfaqeson  njeriun e thjshte  ne te dy sistemet  . I dale nga  varferia  qytetare e ish  Diktatures , ka gjetur menyren  e ndershme te jetesese me zanatin  e dores , c’ka        do te thote   , se ne  demokracine ; qe po ndertohet ka  hapesira jetese , per pune te ndereshme . Kudo ne roman gjejme te tille personazhe , qe kacavirren  ne murin , qe u krijon klasa e pasur , qe lind e deformuar nepermjet lakmise , per  te pervetesuar pasuri  te pa ligjeshme , kryesisht  nga  ish pasuria e shtetit diktatorial . Ai shtet  administroi  shume pasuri civile  dhe ushtarake , ne kurriz te mireqenies te popullit fukara  qe jetonte me triska  . 

        Njerzit e kesaj shtrese , te ngjashem me taksixhiun ,   jane zanatcite  , qe  perfaqesojne njeriun e punes , qe ne  gjujhen  komerciale ,  quhet shtresa e mesme . Kjo shtrese korigjon  konkurencen  dhe u jep mundesi te pa kufizuar njerzve , per te qene konkurent ne tregun e punes . Shtresa e mesme eshte  mbeshtetje  e borgjezise elitare , qe po lind dhe po rritet  brenda ekonomiused se tregut. Ne kete rrast   taxixhiu  kacavirret   pas  shtreses , qe  mendohet se   do te  kapitalizohet , ne se rrit  kapitalet e fituara me djerse . Ne rrast te kundert , tregu e nxjerr  nga orbita dhe  puntori   rifillon nga  e para te kerkoi vendin  e deshiruar . Ne   shumuicen deremuse te rrasteve , kete objektiv e arrin dhe kandidati arrin te behet taksaopagus I   rregullt  . Kjo eshte shtresa , qe lipset t’I japi tonin   jetes se vendit . Ne rrastin e tranzicionit shqiptar , kjo shtrese ka mbetur rakitike

       Tasi Kotorri , eshte personazhi , qe  ze vend te  gjere ne roman . Eshte  figure    enigmatike  , me veprimtari te gjere  tregetare   dhe me shoqeri po kaq te gjere  miqsh  te natyrave dhe   tedencave  te ndryshme , qe perzihen me veprimtari kriminale  te gjere, deri ne sofistikim  .  TasI  mund te  quhet  strofkulla  kryesore e  krimit dhe  e  antiligjit , ne Korcen  e  atyre kohrave .Shumica e  ngjarjeve tronditese , antiligjit dhe krimit te organizuar  kane vulen e tij . Lidhja miqesore me deputetin Jonuz , eshte kulmi I lidhjeve  te krimit me  pushtetin  . Disa nga veprimtarite e tij kriminale , autori I ka pershkruar  gjeresisht  duke I lene te kuptoi lexusit  se  deformimi I   ligjor I shtetit te se drejtes  , nuk eshte spontan ,  por buron nga  lart . Shtresat e ulta , nuk kane energji , per te   penguar ligjin dhe perparimin shoqeror  . Keto shtresa rropaten ne pune te ndershme , per te  begatuar veten  dhe shtetin e tyre , qe eshte  demokracia liberale . Kete begati e  rrisin edhe milioneret e ndershem , qe krahas  pasurimit te  vete , pasurojne edhe shtetin . Milioneret e ndershem  jane pasuri kombetare ,

       Stela , gruaja  legjitime e Tasi Kotorrit , eshte jo vetem nje  bashkeshorte e rreme , por dhe ndihmese e   Tasit , ne  kontravajtjet per pronat  dhe inkurajuse , per punet   kriminale te  burrit  bashjkkjejetus  per te rritur pasurite  me c’do mjet ilegjitim . Ne shumicen e aksioneve ilegjitime , Stela merr supermacine   e munguar .  Burri aktual I Steles  eshte nje kusheri I larget  i kurbetlliut , qe  po viziton venlindjen . E gjen rrastin , dhe I kerkon  kurbetlliut kusheri nje favor , t’I  sistemoi vajzen , Danjele , diku  , per te  vijuar studimet  ne  ndonje shkolle  amerikane . Edhe  Tasi e mbeshteti   propozimin e Steles , duke shtuar  te njejten kerkese   per djalin e tyre . Stela nuk u prononcua , per kerkesen e dyte  , duke ruajtur delikatesen  ndaj mikut  familjar  dhe jo vetem kaq  . Lidhja gjinore e Tasit me Fatbardhin , ka rendesi te vecante kompozicionale te romanit .

      Fatbardhi e cvendosi  rezidencen nga  Hoteli I ish mesuses  Keti , qe ishte  bere pronare  e hotelit , te privatizuar  alla ,Tasi _ Keti ,keta borgjeze te  sforcuar te tranzicionit  shqiptar . Komoditeti I jeteses ne  familjen borgjeze Kotorri , e kenaqte vetem  fizikisht  Fatbardhin , qe  krijoi dyshime reale , per kete pasuri   prallore te  ciftit Tasi- Stela . E  lodhte mendimi , si arriten  , ky cift , nga varfanjak , ne multimilionere . Kapitalizmi , qe njifte  Fatmiri , qofte ne familen  e vet , qofte  ne Amerike ka per baze punen  intensive , propocionale  me fitimet e limituara , por gjithsesi nuk mund te  mos  dyshoi , per  korupsion , ndaj ketij shteti , qe po lindte rakitik , por dhe ambicioz .

    Ne tranzicionin  enigmatik u zhvilluan dy katrahurat me te medha   , qe ka ndodhur ne  Shqiperine  -shtet , firmat piramidale dhe katrahura e   97 . Shqiptaret e varferuar , u varferuan dhe me shume , nga firmat piramidale , qe  u krijuan edhe me perkrahjen e shtetit  tranzitiv . Behet fjale , per rreth  nje milliard  $ . Brenda jane dhe parete , qe  derguan emiograntet ne  familjet . Firmat rentjere , ishin korrupsin  ledgal , qe e bene  tranzicionin jo vetem traumatik , por thellesisht kriminal .    Qetesia relative e  tranzicionit , u  shndrua  ne katrahure  te pergjitheshme , ku fjalen e moren armet . Shkaku  I kedtij destabiliteti  ishin , firmat rentere , qe  I mashttruan shqiptaret  me interesa te larta te depozitave . Shqiptareve u  rrembyen  parate , qe u dergonin femijte nga emigracioni . Jo pak  shqiptare shiten shtepite , per t;u bere kliente te  firmave   mashtruse . Kaosi dhe  pasiguria  u ben perditshmeri ne te kater anet e vendit . Fjalen e moren armet e zjarrit . U bastisen prona  jo vetem te  popullit , por dhe  te institucioneve fetare dhe ushtarake  . Kjo gjendje kaotike u imponte njerzve  te zgjidhnin  midis diktatures dhe  demokracise te brishte , qe ishte  ende larg .

  Njerzit e revoltuar kapen armet dhe jo cfardo armesh , por gjithe arsenalin ushtarak , qe kishte  depozituar  Diktatura . Katrahura e   97 , ishte kaq  e organizuar , sa kane kaluar  afer 30 vjet dhe askush nuk eshte denuar , nga e ashtuquajtura , drejtesi e reformuar . Ligjin ne rruge e  benin  bandat e armatosura , me te tera   llojet e armeve . Tanket baresnin rrugeve     te qyteteve , sit e ishin lojna  femijsh . Nje nga  bandat  , pershkruhet me hollesi ne  roman. Brenda ne kishe zbraste arme , madje edhe kunder ikonave . Ikonat e  copetuara  veshen dyshemene e kishes , midis kembeve te besimtarve . Autori , ketu e ka gjetur edhe titullin e romait te tij . Ate dite  lidhte kurore ne kishe ,  qytetar I Raqi Zhguni dhe dashnoria  e tij  Luljeta .

      Banda e ekcituar  jo vetem shtiu me arme , por  dhunuan  priftin dhe perdhunuan  Luljeten . Midis rrenojave te  ikonave  humbi dhe unaza e  ciftit , qe eshte  gjithnje  symbol I marteses . Gjat  kesaj gjullurdie  ne kishe , disa  banditeve u rane maskat  dhe u njohen ne publik se cilet ishin . Nje prej maskave te   njohura ishte pseudoborgjezi Tasi Kotorrri . Gjullurdia ne kishe I vuri vulen tranzicionit si  perpjekje e deshtuar me permbajtje  kriminale,ne c,do qelize  shoqerore dhe pushtetore .

     Me te tera keto zhvillime , nuk mund te  pritej , qe te  edukohej nje  brez I ri  me edukate  qytetare  ndaj shoqerise dhe ndaj punes se ndershme .  Rinia , qe shef  cperdorimet e pasurise dhe tge pushtetit , I dorezohet aventures   dhe droges . Ne nje  orgji  te tille u perfshi dhe  vajza e  Tasit dhe Steles . Te droguar  u perplasen me nje makine dhe  gjeti vdekjen  Danjela , vajza e vetme e ciftit ne pasurim  .

    Perfaqesusi I klases se ndereshme  te tranzicionit eshte pershkruar Raqi Shoguni . Njeri , qe rrjedh nga klasat e varfer e shoqerise  njerezore . Eshte njeriu , qe i eshte betuar  ndergjegjes , per te jetuar me djerse  dhe ndershmeri . Me te drejte  autori I   perkushton  shume faqe libri , ketij personi , qe esht epjese e embrionit te shendoshe , te klases progressive , qe po lind , Brenda mjedisit toxik , qe  krijojne  grabitesit e pasurive , qe shpiken temin “ish pronare “, term , qe nuk ishte degjuar ne te tera kohrat , perfshire dhe diktaturen .

           Raqi  eshte perfaqesus I denje I shtresaes , qe lufton me mish e shpirt , per  shtetin  e demokracise liberale . Ne rrugen e tij , per liri dhe prosperitet  gjen murin e kapitalisteve te rreme  , shpesh here edhe muin e pa thyshem te shtetit . Raqi  shquhet per shpirtin human  dhe drejtene legjitime . U gjend  ne kohen e duhur ,  ne ndihme te te rinjve , qe pesuan aksident fatal , pas  nje orgjie droge , ku  gjeti vdekjen  Daniela , vajza e vetme e Tasi Kotorrit  dhe e Steles . Sa here   ndeshim  emrin e  Danjeles , vendosin dhe  cilesorin “e vetme “ , kur  cifti Kotorri paten dhe djale .  Kete realitet  e pergenjeshtron vete  Stela , e cila , pas ceremonies mortore te  Danjeles , hipen ne makinmen e mikut te Tasit , Kaloshit . I lithte lufta , per  pasurim te shpejte dhe kriminal .  Stela  pohoi se  djeli i rritur nga cifti                  Tasi – Stela , I perket  ciftit real  Kaloshi-Stela , produkt I nje udhetimi turistikm, disa ditor , me  nje jaht lluksuz , jasht vendit   . Degjenerimi moral eshte karakteristike e njerzve te korruptuar , te deformuar  moralisht  , pengese serioze  ne luften e shoqerise , per  te ndedrtuar  demokracine  liberale , pa deformime .

         Perpara se te largohej ne Amerike , Fatbardhi  u njoh me kontravajtjet ligjore  , qe  qe  paten  realizuar pseudo borgjezet e rinj korcare dhe jo vetem . U largua  nga komoditeti fallco , qe I pat ofruar cifti  I kusheririt te tij .  Ditet e fundit te pushimit, perpara fluturiimit , per ne  Amnerike ,  I kaloi ne  hotel .  Pushimet ne Atdheun e origjines , I krijuan iluzione dhe  ne shume rraste bindje , se tranzicioni shqiptar kishte lindur premature . Disa  opinioniuste 

shprehen se  tranzicioni pati deshtuar . Ai  ndjek  ecurine e Atdheut , nepermjet medjave , ne pritje te vizites se arthme , ne  Atdheun e origjines .

   Une nuk  di ndonje rrast tjeter , ne shqip ,  qe  ka shkruar nje roman  artistik , per nje realitet kaq kompleks , pas diktatures  se eger  50 vjecare , qe ju imponua popullit tone  me histori  te lashte dhe kulture qeverrisese , qe  u ka  vlejtur  edhe shkencetareve  te jurispodences boterore , sic jane kanunet e shumta , qe kane rregulluar  shoqerine shqiptare ne Mesjete .

    Kam  pak  vrejtje , qe autori edhe mund te mos I marri parasysh dhe keto konsiderata mbeten te pa ndryshuara .

   Vrejtjen e pare  e kam , per titullin . Duhet shkruar ne shumes , “ Pushkatimi I ikonave “ , sepse keshtu ndodhi ne kishe . Ikonat u kthyen ne pluhur .

   Vrejtja e dyte  eshte se ne  roman eshte perdorur  3 here fjala  “mut “ . Ne nje   veper serioze , duhet gjetur nje cilesor tjeter alterrnativ . Shqipja ka  mijra cilesore  , qe karakterizojne  c’do   veprim regresiv .

    Mbyllja e   romanit , duket se eshte realizuar me nota pesimiste , duhet  mbyllur me fryme optimiste .  Populli yne I ka injoruar disfatat .   Te gjitha  partite , kane ne objektiv hyrjen ne Europe dhe miqesine strategjiike me  Ameriken.  Sado e rende  kriza eshte  me rrugedalje .

    Illo Foto – Studjus ne NY .  8 Mars 2025

Romani I K. Turtullit , qe komentuam shkurtimisht eshte  punim I  plote  artiskisht , I  thelle ideollogjikisht dhe I pa anshem politikisht  . Si I tille , lipset te  lexohet , pervetesohet , per te korigjuar strukturat e nderetuara  subjektivisht , duke pasur si   pike orientimni , shtetin demokrat- ligjor.

 
 
 

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page