top of page

Iliriana Sulkuqi: “KUSH  S'KA KOHË  PËR DASHURI, NUK KA KOHË PËR TË JETUAR"


“KUSH  S'KA KOHË  PËR DASHURI, NUK KA KOHË PËR TË JETUAR" ( i. s)

 

1. DASHURIA ime...e PADUKSHME

Dashuria ime,

Formë e padukshme-

me buzë që nuk puthin.

Me duar që s'prekin.

Me krahë llastiku

që zgjaten e zgjaten

përtej natës së "Shën"-it...

 

Dashuria ime,

lodhur nga ëndrrat,

sy shqyer prej nate,

somnambul prej dite...

Stalaktikë lotësh -

  Fytyrë lashtësie...

 

Dashuria ime-

ëndërrim prej ËNDRRE...-

Sa vdekje e bukur!

 

2. PËRSE DASHURITË NGRIJNË NË ÇDO STINË…?

…A thua Dashuritë 

u lindën për të ngrirë,

për t’u bërë statuja të bardha, pa shpirt…?

 

A thua,

për t’u bërë ikona piktorësh,

nga shekujt

kur digjej kurmi

në altarin e dhimbjes

dhe ngjyrat

na zhvendosin në iluzion

të pa kohë optik… ?

 

A thua, për t’u bërë  vargje për poetët,

dhe vetë drithërima e tyre e vlimtë…?

A thua që aktorët të përzjarrin skenën,

të rishkrijnë dashuri perëndishë..?

 

 

Përse ngrijnë ende Dashuritë,

pa stinë e për çdo çast,

me kaq tinguj funebre

që as Dhimbja më nuk i mban…?

 

Përse ngrijnë DASHURITË… ?

 

3. PRITJE, MOS MË  PRIT...

( mono- dialog)

...

Unë: - Pritje, më prit

sa të dal nga ëndrra,

zbathur do të të vij...

Jam ajo që të prita një shekull,

Sonmnambula pa mbërritje askund...

Pritja: - Eeeh, kam shekuj që quhem "PRITJA",

por askush s'më erdhi në kohë...

Unë:- Ja, Po vij unë, ADN-ja e shekujve ,

amanet nga dashuritë...,

të të përulem,

të të puth këmbë e duar

vetëm të më presësh TI...

Pritja:- ...

Unë:- Pritje, mos më prit!

Do endem ëndrrave të mia

pa më pritur Ti.

Herë do të fshij gjethet e rëna

nga vjeshta e trishtë,

herë ,

do laj lotin

me shiun

që zbret nga Zoti im.

Pritje, mos më prit!

Nuk kam më dimër, pas teje.

Mos më  prit!

As vetja, s'më paska kohë

të më presë

të " pikturohem"

si fytyrë e dytë...

 

Iliriana- Pa takim me Pritjen

Brooklyn, NY, 2018

 

4. Në vend të: "Mirëmëngjes"-   

        

Lermë të pi në buzët e tua

Harresën shekullore të Puthjes!

Të mbështillem me këmishën tënde

prej avujsh reje

e të fshihem në qiellin e yjeve.

Lermë, nën lëkurën tënde të strukem!

Nga mushti i shpirtit të dehem!

Nga zgjimet, Bota nuk shembet, 

as ti – mos u tremb nga puthjet!

18 views0 comments

Komentarze


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page