Sa dhimbje e mllef
që mbante nëna ime,
gjithë botën helmonte,
po ta shkarkonte.
Shtrëngoi fort gurin
e ktheu në rërë.
Shtrëngoi fort drurin
e ktheu në hi.
Gjarpërin e shkeli,
helmin ia injoroi.
Me ujkun u përlesh,
e zboji.
Mykun e çmyku,
dritën përqafoi.
E mbajti në pëllëbë dheun,
i dha jetë e lulëzim.
I mbajti në gji fëmijtë,
u fali sy, u dha bekim.
Desha t'u bëj portretin.
E vështirë,
si me këmbë të kalosh detin.
Po t'i kishit njohur
t'u kishit fiksuar fyryrat,
me dhimbje do thonit:
"Pa jetë janë ngjyrat!"
Approve
Decline
Send
Comments