top of page

Ildije Xhemali: MISS i LIRISË



Në Botë

zhvillohen

plot konkurse

për Miss-e,

ku sytë njerëzorë

mrekullohen

me bukurinë

femërore.

Toka ime,

toka arbërore

një tjetër konkurs,

ardhur nga lashtësia,

ripërsërit

mbuluar nga madhështia!

MISS në flijim:

për Jetën,

për Gjuhën,

për Vazhdimësinë,

për Ardhmërinë

dhe mbi të gjitha

PËR LIRINË!

Dhe nuk është NJË,

nuk janë DY,

si lule mbijnë

për të risjellë pranverën

në Kombin tonë,

kur dimri e rrezikon!

Dhe MISS-et

kanë emra!

T'i thërras, më lejoni

me t'bukurin emër

ANTIGONA!

Është dardane,

është

dhe e JONA!

14 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page